Arfenilla
Themelues i Forumit
Kompania gjermane Volkswagen ka zbuluar planet për dërgimin e modelit Touareg X në Shtetet e Bashkuara. I dizajnuar për të festuar 10-vjetorin e prodhimit të këtij modeli, Touareg X është i bazuar në Touareg TDI Clean Diesel Lux, dhe posedon eksterier Moonlight Blue Pearl dhe fellne 19 inç të Moab.
Në kabinë kjo veturë është pajisur mjaft mirë, duke filluar nga sistemi i navigacionit GPS, karriget e lëkurës Vienna, monitori i ndjeshëm në prekje dhe sistemi i aklimatizimit dy zonësh.
Kjo veturë është mjaft e fuqishme, pasi posedon motor me 3.0 litra turbodiesel V6 që prodhon 240 KF. Dhe falë transmisionit automatik me tetë shpejtësi, kjo veturë bën tërheqjen me katër rrota me sistemin 4Motion.
Besohet se prodhimi serik do të jetë i kufizuar në vetëm 1000 njësi, dhe do të jenë të disponueshëm në Amerikan me çmimin fillestar prej 56 mijë dollarëve.koha ditore