Volfgang Shojbl: Gjermania në përpjekje për ta njohur Islamin

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Volfgang Shojbl: Gjermania në përpjekje për ta njohur Islamin

Volfgang Shojbl, ministër i punëve të brendshme të Gjermanisë, e ka bërë të ditur se në një kohë më të gjatë po mundohet të realizojë njohjen zyrtare të Islamit në vend, ashtu që organizatat islame të kenë status ligjor, njëjtë siç kanë kisha katolike dhe ajo protestante.
Ai shprehu keqardhje sepse asnjë përfaqësues musliman nuk ishte ftuar të merr pjesë në kremtimin zyrtar, të mbajtur më 23 maj, me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Gjermanisë moderne dhe miratimit të Kushtetutës, duke theksuar se ky gabim nuk duhet të përsëritet.Schauble
Ai mendon se rënia e numrit të procedurave gjyqësore ndaj muslimanëve dhe rezistenca më e vogël e opinionit ndaj ndërtimit të xhamive në vitet e fundit, është tregues se nuk ekziston frikë nga Islami në shoqërinë gjermane.
Kjo është përputhur me patronatin e ministrisë së punëve të brendshme të Gjermanisë në seancën përfundimtare të seminarit vjetor “Islami si sistem sundimi”. Në seancë morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupacioneve muslimane, kurse qëllimi ishte që të formësohet “marrëveshja shtetërore” e cila do të rregullojë raportet e komunitetit musliman me shtetin.
Vonimin e njohjes së Islamit nga ana e vendit të tij, ministri ia përshkruan mosekzistimit të partnerit me të cilin do të bisedonte shteti, sikur me përfaqësues të pakicës muslimane, numri i të cilës vlerësohet mbi 3,5 milionë.
Ai është i mendimit se Këshilli turk për çështje fetare është bërë i aftë për zhvillimin e aktiviteteve të veta dhe marrjen e përgjegjësive për mbikëqyrjen e mësim-besimit islam për nxënësit muslimanë në shkollat shtetërore. Ai ka përmendur se DİTİB (Diyanet İşleri Türk İslam Birliği), që numërohet në organizatat më të mëdha muslimane dhe administron me më shumë se 800 xhami në Gjermani, ka filluar t’i këpusë lidhjet e fuqishme me qeverinë turke, duke ecë përpara drejt transformimit në organizatë të mëvetësishme në Gjermani.
 
A thua mbas shekujsh do i qujane dhe gjermanet muslimane si na quajne ne shqiptareve :p
 
Mos cfare skandali !!!!!
Turp te kene Gjermanet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top