Vokshi: Dilni me Bashën në kamera, se ju gjen punë Rama!

Vokshi: Dilni me Bashën në kamera, se ju gjen punë Rama!

vokshi-1.jpg


Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë në lidhje me politikat e punësimit reagoi edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Sipas kryetares demokrate të komisionit të Shëndetësisë dhe Punës, Rama ka arritur kulmin e propagandës duke u gjetur punë njerëzve të cilët një ditë më parë dalin në kamera duke iu ankuar Lulzim Bashës.

“Më në fund, ka një mundësi punësimi për shqiptarët e papunë: të dalin para kamerave me Lulzim Bashën dhe të nesërmen Edi Rama ju gjen punë, me qëllim që të bëjë propagandë.

ثshtë kulmi i cinizmit të një kryeminstri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e gënjyer me propagandën e tij arrogante.

Pas kësaj propagande janë milionat që Rama ju jep klientëve të tij të koncesioneve të shëndetësisë, incineratorëve dhe rrugëve të cilët i paguan pa puanur, ndërkohë që shqiptarët duan të punojnë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk gjejnë dot punë”, shkruan Vokshi.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top