Vlore, rishfaqen maskat

redi-

Anëtar i Respektuar
Rishfaqen maskat ne Vlore. Dy persona te maskuar kane vjedhur nje 29-vjecar, nderkohe qe gjithcka ka ndodhur nen kercenimin e armeve.

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Bregu i Llanit, ne aksin rrugor Vlore-Selenice, nderkohe qe policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mesohet se viktima e agresionit eshte 29-vjecari Erjon Sheraj, te cilit i kane grabitur 10 mije leke dhe celularin. Me pas dy personat e maskuar kane qelluar me pistolete ne pjesen e pasme te makines dhe jane larguar me shpejtesi.

Sipas policise se Vlores, 29-vjecari Sheraj, nga Selenica, me banim ne Vlore, udhetonte me automjetin e tij “Benz 124”, me targa BD645CP, me ngjyre te bardhe, ne drejtim te Vlores. Dy personat e armatosur e te maskuar i kane dale perpara automjetit, i kane drejtuar armen drejtuesit dhe pasi e kane grabitur i kane bere shenje te kthehej serish ne drejtim te Selenices.

Ne kohen kur automjeti po kthehej, nga ana e maskave eshte qelluar me arme xhami i pasme, i cili eshte thyer dhe plumbi ka mbetur ne kornizen e deres se pasme. Nga ana e grupit operativ po punohet ne rruge operative per zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autoreve.
 

Attachments

  • vlora.jpg
    vlora.jpg
    15.8 KB · Shikime: 4
po pse maska jan kta ktyre i ka rene ne drore ndonje maske dhe kan thene po bejm ndo nje lek ne shqiperi ska siguri fare
 
Back
Top