Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një person ende i pa identifikuar e ka djegur një gjyqtare duke i hedhur acid në fytyrë dhe kraharor.

Dyshohet se veprimi ndaj gjykatëses lidhet me detyrën që ajo kryen në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar.

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i rëndë.

/Shekullli Online/ E.L/
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

A ushtron kjo akoma detyren e Gjyqtares apo realisht eshte e shkarkuar qe nga 2008.
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Megjithate, pa dashur me paragjyku rastet, sulmi ndaj gjyqtareve nuk eshte zgjidhje dhe nuk reflekton mire per zhvillimet e nje vendi. :gjyshja:
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Ska te beje Boombastik. nese eshte ne pune apo jo..
Urrejtja e nje personi sduhet te ike aq shume sa te beje nje xhest te tille
Pastaj flasim per Arabine ne
Ia Arabia asgje nuk ndryshon!
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Mire ja ka bo , gjykatesat jan te gjith b.. q...... se po pate lek bo cdo gje dhe nese je i korruptum , dhe nese je i pafajshem dhe ske lek te kalbin ne burg . Shum mire i lumt dora atij qeka bo kte xhest , se dhe njeri kot ste ngacmon , kushedi ci ka bo kjo rruspia ktij personi .
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Mire ja ka bo , gjykatesat jan te gjith b.. q...... se po pate lek bo cdo gje dhe nese je i korruptum , dhe nese je i pafajshem dhe ske lek te kalbin ne burg . Shum mire i lumt dora atij qeka bo kte xhest , se dhe njeri kot ste ngacmon , kushedi ci ka bo kjo rruspia ktij personi .

I lumte dora, me ca cmimi? Sepse nje veper e tille konsiderohet si demtim teper i rende, dhe ndeshkohet me vite burgu ( kush i di ligjet mund te na thote edhe se sa i bie).
Nuk behet "drejtesia" ne kete menyre. Nuk eshte normale te inkurajojme kete gje, sepse nqs nisin revolta te ketij tipi, Shqiperia do rikthehet ne '97 ku secili bente cfare te donte, pa mare parasysh asnje regull.
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Normale nuk esht zina qe drejtesia te behet ne kte menyre, por ai qe ka kryer kte veper ndoshta ka mar 20 vjet denim kot , ndoshta ju ka mohuar nje prone qe i takon me te drejte , kur dikush vuan buken e gojes , dhe i takon 1 pjese toke , dhe gjygjtarja sja jep atij qe i takon , por ja jep 1 pasaniku qe hedh lek , ateher gjygjtarja nuk ka ber drejtesine ne menyren e ligjit , dhe nese personi e djeg i lumte dora i them un se ska asgje per te humbur pa buk ishte te pakten dhe nese shko ne burg i cap buk qyl e han , por atij personi qe i shkatarroj endren pa te drejt , i shkatarroj ftyren dhe i jap te drejt , madje te jem gjygjtar e lej te lir, kshu cdo gjygjtar te japi vendim te drejt , se boll dhan vendime te pa drejta ne kembim te lekeve .
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Mqs shteti nuk eshte i zoti te largoje korrupsionin njerzit do hakmerren me cte mundin.
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Te veprosh ne menyre kanibale nuk do te thote se ke bere zgjedhjen e duhur. Te flasesh per punet te gjyqesorit duhet te njofesh mire punen e gjyqesorit.

Per ta kuptuar me mire kete gje, duhet ta kuptojme, se gjyqesori ne tere boten (lexoni ne tere boten) eshte i atakuar nga arsyeja sepse ne dyert e tij gjithmon paraqiten njerez te pakenaqur. Edhe humbesi kurre nuk pajtohet me denimin e marre ngase gjithmon pretendon se i eshte dhene shume nderkohe qe edhe i demtuari kurre nuk pajtohet ngase pretendon se eshte zhdemtuar pak. Si rrjedhoje rasti ne fjale eshte rast idiotest pamarre parasysh rrethanat sepse ne te njejten menyre do veprojne edhe kriminelet per te frikesuar gjyqesorin e nje shteti.

Shqiptaret njehere e perfundimisht duhet ta kuptojne se instancat gjyqesore nuk perfundojne vetem me gjykatat ne Shqiperi. Pra te drejten e ankeses, nese ke pretendime, se nje lende te eshte ebre e padrejte munde ti drejtohesh Gjykates Europiane dhe ajo atje do te zgjidhet ne menyren e duhur dhe jo te njeanshme madje, kush merr vesh nga gjyqesori, shteti mes kesaj gjykate do te detyrohet ti paguaj te demtuarit shuma marramendese.

Por, mos ta harrojme, ne shpesh here mendojme se kemi te drejte edhe pse nuk kemi. Ka shume shume raste kur njerezit tek ne mendojne se gjykata duhet te gjykoje vetem ne baze te fjaleve qe japin ata. Kuptojeni njehere e pergjithmon: ne gjykate fakte relevante jane letrat dhe provat. Nese nuk i ke keto kot flet tere diten.
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Sulmi me acid gjyqtares, i arrestuari, “Më ka dënuar më rëndë se meritoja”

timthumb.php


VLORث- Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin e autorit, që një javë më parë sulmoi gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni duke i hedhur acid në fytyrë. Policia e ka vendosur nën pranga të dyshuarin, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake dyshohet se autori ishtë i dënuar më parë nga gjyqtarja Mishgjoni dhe ishte i pakënaqur nga vendimi.

Ndërkohë që më shumë detaje pritet të jepen nga policia nëpërmjet një konference për median që do të mbahet në orën 10:00.

I arrestuari Nertil Zotaj. Gjyqtareja e kishte dënuar më rëndë sa i takonte

Polica njofton se arrestimi është bërë dje nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë. I arrestuari është Nertil Janaq Zotaj, vjeç 24, banues në Vlorë. Sipas policisë ky shtetas ka qenë i arrestuar më parë së bashku me vëllanë e tij shtetasin, Pauli Zotaj, për “Vjedhje” dhe është gjykuar e dënuar nga Gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150.000 lekë gjobë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk ishte liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit./Shekulli
 
Titulli: Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Sulmi me acid gjyqtares, i arrestuari, “Më ka dënuar më rëndë se meritoja”

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk ishte liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit./Shekulli

E kam perseritur se gjyqesori asnjehere nuk duhet paragjykuar ngase gjithnje eshte nen thumbin e te dy pakenaqesive. Me denove shume apo nuk me denove shume.

tash une spo e kuptoje kete cunin se cfare ka te beje Gjyqtarja nese ai eshte liruar me kohe apo pas kohe gjate vuajtjes se denimit???? :kohe: Cfare ka te beje gjyqtarja ketu?????
 
Back
Top