eGo0sTyle
System Engineer
Autorët janë larguar në këmbë. Policia në kërkim të tre hajdutëve
Grabitet me armë dhe maska filiali i një banke private në qytetin e Vlorës. Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tre autorëve, ndërkohë që ende nuk është deklaruar zyrtarisht sa është shuma e parave të grabitura nga personat e paidentifikuar. Paraprakisht mendohet se grabitësit kanë mundur të rrëmbejnë nga banka 700 mijë lekë, por ende nuk ka një variant zyrtar të shumës.
Ngjarja
Mesditën e së martës, rreth orës 14.00, tre persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në ambientet e filialit të bankës “ProCredit” në qytetin e Vlorës. Banka është e pozicionuar pranë zonës së njohur si tregu i orizit. Sipas dëshmive të punonjësve të bankës, tre keqbërësit, të armatosur dhe të maskuar, kanë hyrë papritur në bankë dhe u kanë kërkuar punonjësve të mos kryenin asnjë veprim. Më pas janë afruar pranë arkës dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësen e bankës t’u japë të gjitha paratë që ndodheshin në kasafortë dhe në sportel në atë kohë.
Më pas ata janë larguar me shpejtësi, duke mundur të marrin një shumë të konsiderueshme të hollash. Për momentin nuk është deklaruar shuma e të hollave që është grabitur mesditën e djeshme në filialin e bankës private.
Policia
Pas largimit të tre grabitësve, punonjësit e bankës kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje. Uniformat blu kanë rrethuar zonën, por pa rezultat. Ekspertët e grupit hetimor kanë punuar për mbledhjen e provave materiale dhe shenjave të gishtërinjve. Ndërkohë janë sekuestruar kasetat e kamerave të sigurisë së bankës. Shqyrtimi i pamjeve filmike pritet që të ndihmojë në zbardhjen e skemës së grabitjes dhe autorëve të ngjarjes.
Ndërkaq, sipas të dhënave paraprake të policisë së qytetit bregdetar, nuk dihet ende sasia e parave që janë vjedhur në bankë, ndërsa ende s’ka asnjë të identifikuar si autorë të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve okularë, autorët kanë detyruar të gjithë personat dhe punonjësit që ndodheshin në bankë të ktheheshin nga ana e murit, në mënyrë që askush të mos shikonte veprimet e tyre. Pasi kanë marrë paratë që ndodheshin në sportelet e kësaj banke, grabitësit janë larguar në këmbë mes pallateve.
Policia vijon intensivisht hetimet, ndërsa po merren në pyetje personeli i bankës, klientët e bankës që u bënë dëshmitarë të grabitjes, si edhe dhjetëra persona që jetojnë dhe punojnë në këtë zonë të qytetit.
Kohët e fundit ka pasur disa raste të grabitjes së filialeve të bankave private që veprojnë në qytetin bregdetar. Kujtojmë që rasti më i fundit ka ndodhur në shkurt të këtij viti, ku dy të rinj mund të grabisin 2.6 milionë lekë. Dy javë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi dy autorët, Saverus Nurçe, 26 vjeç, dhe Samir Bubeqi, 28 vjeç. Dy të rinjtë kanë hyrë në bankë si klientë dhe kanë nxjerrë pistoletën duke i kërkuar arkëtares që të dorëzojë paratë nga sporteli. Ata janë larguar duke marrë me vete 260 mijë lekë dhe më pas janë larguar me një automjet mallrash. Ky i fundit ka ndihmuar policinë në zbardhjen e autorësisë së grabitjes.