Vlorë, gjykata lë në burg ish-futbollistin e Flamurtarit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

VLORE - Gjykata e Vlorës vendosi dje masën e sigurisë “Burg pa afat” për ish-futbollistin e Flamurtarit, Agim Bubeqi. Ai akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Gjatë seancës së djeshme, 46-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në një nga lokalet në afërsi të fabrikës së orizit në Vlorë. Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga akuza, trupi gjykues mori parasysh kërkesën e prokurorisë për të lënë në burg të dyshuarin për vrasjen e 28 - vjeçarit, Edmond Guci si dhe plagosjen e Juljan Islamajt, 27 vjeç, Enjard Nuraj, 21 vjeç, Gëzim Bardhaj, 40 vjeç dhe Isa Brahimaj, 28 vjeç. Sipas burimeve të prokurorisë, ish - futbollisti i klubit të Flamurtarit nuk ka folur në seancën e masës së sigurisë, por gjatë marrjes në pyetje më parë nga grupi i hetimit ai është shprehur se e kishte kryer krimin, për shkak se viktimat e kishin ngacmuar kur ai ka kaluar afër tyre. “Nuk kam dashur t’i vras. Nuk mbaj mend se çfarë kam bërë, di vetëm që më kanë ngacmuar personat që ishin te lokali. Ata më ngacmuan edhe kur kalova afër tyre, por edhe kur rrija në ballkon”, është shprehur 46–vjeçari. Ende nuk është përcaktuar se si do të procedohet me të arrestuarin për shkak të shëndetit të tij mendor. Pas arrestimit ai u shpreh se ishte penduar për krimin të cilin e kishte kryer vetëm se pse viktimat po qeshnin. Por më pas, sipas burimeve, 46-vjeçari ka ndryshuar dëshminë e tij, duke i akuzuar viktimat se e kishin sharë atë kur ai iu kishte kaluar afër. Ndërkohë tre nga katër të plagosurit kanë dalë nga spitali i Vlorës. Mësohet se ata kanë mohuar që të kenë ngacmuar agresorin e tyre. Në të njëjtën linjë deponimi me viktimat janë edhe dëshmitarët e ngjarjes. Dje në Gjykatën e Vlorës nuk ishte asnjë i afërm i të akuzuarit për të ndjekur seancën. Bubeqi jetonte vetëm me nënën e tij, pasi ai nuk ishte i martuar. Sipas burimeve, gjatë seancës së djeshme mbrojtja nuk ka nxjerrë pretendime në lidhje me shëndetin mendor të 46–vjeçarit. Por pritet që kjo të argumentohet më vonë, pasi të hetohet gjendja dhe kushtet e tij. Bubeqi vrau me thikë rreth orës 23:00 të së enjtes Edmond Gucin, ndërsa plagosi katër shokët e këtij të fundit, ndërsa ata po pinin së bashku në një lokal, rreth 30 metra larg banesës së tij. Policia e arrestoi atë në banesë, ndërsa në dorë mbante ende armën e ftohtë.
PANORAMA
 
Back
Top