Vlorë, bllokohet skafi me 300 kg lëndë narkotike..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
61681.jpg

VLORث- Policia e Vlorës bllokoi një mjet lundrues, të braktisur në ujërat detare, në bordin e të cilit ndodheshin 300 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur të mërkurën se mjeti lundrues, skaf, u bllokua në ujërat detare, në afërsi të fshatit Dhërmi, 50 km në jug të Vlorës, teksa lëvizte nga ujërat territoriale greke, në drejtim të bregdetit shqiptar.

"Ditën e djeshme rreth orëve të paradites nga Stacioni i Policisë Himarë është konstatur një mjet lundrues tip skaf i cili po lëvizte nga ujërat territoriale Greke (Ishujt e Fanit ) me drejtim për në ujërat territotiale shqiptare (Dhërmi). Mjeti është mbikëqyrrur për disa orë me radhë nga shërbimet e policisë derisa rrymat e forta ujore, pasi lëvizshmëria e detit ishte 8 ballë, e kanë futur në territorin Shqiptar. Më pas Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë dhe Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë arritur që ta nxjerrin në breg ku kanë konstatuar se ishte një Skaf me mbishkrime dhe matrikullime Italiane", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu brenda këtij mjeti shërbimet e policisë kanë gjetur edhe disa canta të mbushura me lëndë narkotike te llojit “cannabis sativa” e cila pas peshimit rezultoi të ishte rreth 300 kg.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Skafi ka ardhur nga territori Italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit) dhe për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.

Drejtoria Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë dhe Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë ashtu si edhe në të gjitha rastet e tjera po bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese për hetimin e rastit dhe identifikimin e arrestimin e autorëve.

Sipas Policisë, skafi mendohet të ketë si pikënisje bregdetin e Italisë, me drejtim ishujt grekë të Fanit, por, për shkak të detit të trazuar me dallgë, deri në 8 ballë dhe rrymave të forta detare, të jetë braktisur nga trafikantët.
(m.a/BalkanWeb)
 
Titulli: Vlorë, bllokohet skafi me 300 kg lëndë narkotike..

hahahaha,,300 kg,,nje fjal goje..LOL..;p
Pertej shakas,,keta duhet te kalben ne burg,sepse neser pasneser ja servirin femijve tan aty tek oborri shkolles miellin e bardh..duhet me shume pune ne kete drejtim.
kokat e verteta te ketij rrjeti gjithon pshtojn pa u lagur,rrjeti i dobet e keta doralecet bijen ne pranga te policis.
Keta siper vetem malli,,se vete do u'a kete bere me dore policia nga larg,,hidhi se erdhem..ahhahahahahahah e kan ike..;p
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vlorë, bllokohet skafi me 300 kg lëndë narkotike..

Do plasin prap skafet si po vin gjerat drejt asaj rruge po shkon ...
 
Titulli: Vlorë, bllokohet skafi me 300 kg lëndë narkotike..

300??
Teishin 150 hajt po 300 sdo kishte ndodh ndryshe pervec se ta bllokonin.
 
Back
Top