Vlorë, akuza për ndotjen e detit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
26 persona banorë në Vlorë dhe në Orikum janë paditur në Prokurori se kane hedhur inerte në det apo ndërtuar mole përgjate bregut të detit.

Sipas policise nisur nga shqetësimet e vazhdueshme nga qytetarët, si dhe nga konstatimet e kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku në lidhje me hedhjen e materialeve të ngurta inerte përgjatë vijës bregedetare të bashkisë Orikum dhe Vlorë, nga subjekte të ndryshëm me qëllim krijimin e moleve dhe hapësirave të mëtejshme për në brendësi të detit, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bazë të një plani të posaçëm operacional ka bërë dokumentimin e plotë ligjor dhe referimin e materialeve për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për 26 raste.
vloreee.jpg

Ata akuzohen per Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ujërave”, Gjithashtu nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka filluar procedimi penal për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të Inspektorëve të Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe në ngarkim të Inspektorëve të Agjensisë Rajonale të Mjedisit Vlorë pasi inspektorët e këtyre institucioneve nuk kanë reaguar konform ligjit përballë këtyre veprave penale.
tch
 
Titulli: Vlorë, akuza për ndotjen e detit

Sa mire, detin e kemi te bukur gjynah te menaxhohet kaq keq duke e ndotur ate.
 
Titulli: Vlorë, akuza për ndotjen e detit

Ktu se ka fajin Shteti,se jemi ne popull "Barbar" sdim te mbajm ambjentin te paster,per te miren ton...
 
Back
Top