Vlerësohet shefi shqiptar i guzhinës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Altin_cover_vogue.jpg




Shefi shqiptar i guzhinës, Altin Prenga, është në katërshen e ekselencave gastronomike të revistës së famshme “Vogue Italia”.

Ai është përkrah suedezit Magnus Nilsson, brazilianit Beto Pimentel dhe algjerianit Sid Ali Lahlou.

Ata i bashkon një kujdes i jashtëzakonshëm për cilësinë e përbërësve, respektimi i produkteve stinore dhe i traditës së secilit vend.

Altin Prenga, i cili aktivitetin e tij e ka në Fishtë të Lezhës, përmendet për recetat e tij të bazuara në një tradite të trashëguar nga të parët, por edhe fryt i një përpunimi krijues e plot fantazi.

Shefi shqiptar i kuzhinës ka jetuar dhe punuar për shumë vite në Itali dhe është ai, që solli për herë të parë gatimet shqiptare në një prej aktiviteteve më të rëndësishme botërore në sektorin e gastronomisë.

Falë tij, Shqipëria ishte e pranishme, në tetor të vitit të kaluar, në edicionin e fundit të Sallonit të Shijes në Torino, i vizituar nga rreth 220 mijë persona./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top