Vlerat dhe antivlerat e njerëzve kush janë për ju dhe si i perceptoni në këndështrimin tuaj?! Jepni një shembull...

Vlerat e njeriut nisin nga miresia dhe nga deshira per mos i bere keq askujt.
Ndodh qe njerezit i rremben zemerimi, apo deshira per te ju larguar nje dhimbje, ku nga egoismi dhe injoranca, ose padija nga mungesa e eksperiencave e kane therrmuar ate mardhenie ne te gjitha menyrat.
Por, besoj se gjithkush e njeh fort mire veten dhe vlereson ate cka ai shikon tek vetja dhe jo tjeret te ai person.
Dhe kjo eshte arsyeja pse disa njerez behen te neveritshem gjer ne palce. Pikerisht atehere kur u njeh te zezen e shpirtit dhe boshesinë e mendjes pa vlere e pa virtyte dhe pa etikë...
 
Vlera nuk eshte gje tjeter vecse virtyti.
Virtyti dihet qe eshte nje fryme e cila e vesh njeriun per te menduar, ndjere dhe vepruar mire. E mira dhe e bukura ne shpirt e ne sjellje.

Sa i perket pastaj vleres qe shoh tek tjetri jam shprehur shume here. Nuk ndjej as neveri, as urrjetje per asnje karakter njerezor. Keq ardhje po. Me vjen keq qe kur ke potencialin te jesh i mire pse duhet t'i shkaktosh dem tjetrit, por, gjths cdo njeri ben nje zgjedhje individuale si te konfrontohet me mjedisin dhe boten qe e rrethon. Dhe per kete mer reston e tij. Do te duhet ose do te urrehet.

E mira eshte te mos jemi nga ata qe e demtojne tjetrin, qe kane zili, qe genjejne, qe flasin keq, qe te ruhen te tjeret nga e keqja jone, por njekohesisht dhe Zoti te na ruaje nga njerezit qe duan te n'a bejne keq apo qe mund te n'a demtojne.

Pra, nuk e fus veten ne ate kategori ku them: "Me mjafton te di si jam une. Te tjeret te bejne cte duan, apo Ju shtofte inati". Jo jo!
Kur me behet padrejtesi patjeter qe e perjetoj dhe merzitem. Ndaj, nese do kisha mundesi do doja t'a evitoja sa te mundesha.
 
Ne cdo qenie njerzore ka dy pole.
Pizitive, negative.
Kjo se si na shikon bota ne.
Shpesh dicka negative per x njeri, eshte pozitive per y njeri.
Pra vlera dhe antivlera jane binar te te njentit burim. Njeriu!
Gjithesesi njeriu duhet te mundohet te pakten me vetdije te mos bej keq, dhe te mundohet te jetoj jeten me pozitivitet.
 
Top