Vlera dhe rëndësia e qumështit të gjirit në Islam

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Vlera dhe rëndësia e qumështit të gjirit në Islam


Ndër mirësitë dhe ligjet juridike me të cilat Islami veçohet nga fetë e tjera është edhe ligji që ka të bëjë me dhënien gji. Mirësitë e Allahut janë të shumta dhe të panumërueshme. Islami i ka garantuar njeriut siguri, harmoni dhe përkujdesje të veçantë që nga momenti i fekondimit në mitër të femrës e deri në frymëmarrjen e fundit të tij në jetën e kësaj bote.
Ndër mirësitë me të cilat kurorëzohet periudha e parë e jetës së njeriut është edhe të ushqyerit me gji, çka aludon për një përkujdesje të veçantë nga Allahu xh.sh. për njeriun, i Cili i siguron kësaj foshnje shumë të dobët e të ndjeshme këtë ushqim shumë të përshtatshëm dhe të pazëvendësueshëm për moshën e tij. Allahu xh.sh. është më i mëshirshëm ndaj krijesave të Tij sesa vetë nëna për fëmijën e saj. Ai e ka detyruar nënën ta ushqejë fëmijën me qumësht gjiri sepse natyra e fëmijës e kërkon një gjë të tillë. Kjo nuk është çudi për ne, ngase Allahu xh.sh. ka porositur që të përkujdesemi për fëmijët tanë për çdo çështje në jetën e tyre, siç thotë në Kuran: “Allahu ju urdhëron ju për sa i përket (trashëgimisë së) fëmijëve tuaj.” (En-Nisa’ë, 11)
Studimet shkencore botërore në dekadat e fundit pohojnë se qumështi i gjirit të nënës është i pazëvendësueshëm për fëmijën dhe u bëjnë thirrje nënave që doemos t’i ushqejnë fëmijët e tyre me këtë lloj qumështi dhe t’i shmangen çdo lloj ushqimi tjetër, kur është e mundshme. Kështu deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i gjatë vendimeve të tyre të përbashkëta në vitin 1989. Revista amerikane “Pediatric Clinic of North”, mars 2001, ndër të tjera porosit që “të ushqyerit me qumësht gjiri të jetë detyrimisht dy vite”.
Zëri i organizatave dhe i shoqatave të ndryshme shëndetësore për të drejtat e njeriut nuk rresht së thirruri që femrat t’i ushqejnë me qumësht gjiri fëmijët e tyre për vetë faktin se fëmijët që nga momenti i lindjes janë të rrezikuar nëse nuk ushqehen me qumësht gjiri, por rrezikut nuk i shmangen as femrat gjatë periudhës së lehonisë dhe jetës në vazhdimësi. Kjo iniciativë ka filluar shekullin e fundit, kurse feja islame prej 14 shekujsh bën thirrje që nënat në mënyrë të detyrueshme t’i ushqejnë fëmijët me gji që nga lindja deri në moshën dyvjeçare, madje edhe më tepër nëse e kërkon nevoja. Thotë Allahu në Kuran: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota.” (El Bekare, 233)
Citati sqaron se gjidhënia deri në periudhën dyvjeçare nuk është e detyrueshme, por mund të ndërpritet edhe para kësaj periudhe nëse bëhet me konsultën e të dy prindërve, siç thotë Allahu: “E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta.” (El Bekare, 233)
Ky ligj juridik ka ardhur si lehtësim i kësaj çështjeje krahasuar me të kaluarën e hershme. Lidhur me këtë na njofton Katade duke thënë: “Gjidhënia ka qenë e detyrueshme dy vite të plota dhe ka qenë e ndaluar rreptësisht ndërprerja e gjidhënies para kohe, e më pas erdhën lehtësimet dhe u lejua gjidhënia edhe më pak se për dy vite të plota, në bazë të citatit kuranor: “Nëse ata (prindërit) shfaqin pëlqimin për ndërprerjen e gjirit...” (El Bekare, 233)
Feja islame jo vetëm që e favorizon gjidhënien, por madje e inkurajon prindin që të paguajë ndonjë mëndeshë për t’i dhënë gji fëmijës në rast të pamundësisë së nënës për ta ushqyer fëmijën e saj, në mungesë të qumështit të gjirit apo për shkak të ndonjë sëmundjeje eventuale. Thotë Allahu xh.sh. në Kuran: “Nëse (ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi mëndeshë (gjidhënëse) tjetër, nuk është ndonjë mëkat.” (El Bekare, 233)
Kjo është një garanci nga ana e Allahut xh.sh., që i siguron fëmijës ushqimin e tij që nga lindja. Në të kundërtën, çdokush që ia cenon këtë të drejtë fëmijës do të japë llogari.
Sadat Rrustemi​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top