Vler e Faljes se Namazit dhe Rreziku i Mosfaljes se tij

muhamed-psh

Antar Aktiv
VLERA E FALJES Sث NAMAZIT DHE RREZIKU I MOSFALJES Sث TIJ


Ai që i falë namazet do të fisnikërohet nga All-llahu me pesë cilësi:
1) Do t'i lehtësohen brengat e jetës.
2) Do të shpëtoj nga dënimi i varrit.
3) Do t'i jap All-llahu atij librin në dorën e djathtë.
4) Do ta kaloj uren e siratit sikurse vetëtima.
5) Do të hyjë në Xhennet pa kurrëfar llogarie.

Ndërsa ai që nuk i falë namazet dhe i përfill ato, do të dënohet nga All-llahu me pesëmbedhjetë (15) dënime: pesë dënime do t'i ketë në këtë botë, tri në momentin e vdekjes, tri në varrin e tij dhe tri gjatë daljes nga varri i tij në Ditën e Gjykimit.

Pesë dënimet e tij në këtë botë janë:
1) Nuk do të ketë bereqet (begati) jeta e tij.
2) Do t'i fshihen shenjat e njerëzve të mirë nga fytyra e tij.
3) Qfarëdo vepre qe ai vepron nuk do ta shpërblej All-llahu për të.
4) Lutja e tij nuk ngritet në qiell (para Zotit).
5) Ai nuk ka kurrfarë fati dhe pjese në lutjen e të devotshmëve.

Tri dënimet e tija në momentin e vdekjes janë:
1) Ai vdes i poshtëruar.
2) Vdes i uritur.
3) Vdes i etur edhe sikur ta pinte të gjithë ujin e botës nuk do t'i kaloj etja.

Tri dënimet e tija në varr janë:
1) I ngushtohet atij varri, saqë i përzihen eshtërat.
2) Varri i tij ndizet me zjarr dhe ai rrotullohet nëpër gaca ditë e natë.
3) I hudhet përmbi atij një gjarpër me emrin Esh-shuxha El-Akre' (është emër i një gjarpëri
shumë helmues), sytë e tij janë nga zjarri dhe thonjët i ka të hekurit, çdo thua i tij është i gjatë sa udhëtimi një ditë, ky gjarpër i bie të vdekurit dhe i thot: "Më ka urdheruar Zoti im që të godas deri në lindjen e diellit sepse nuk e ka falur namazin e Sabahut, më ka urdhëruar të godas prej drekës deri në ikindi, sepse nuk e ka falur namazin e Drekes, më ka urdhëruar të godas nga ikindija deri në aksham, sepse nuk e ke falur Ikindin, më ka urdhëruar të godas deri në jaci sepse nuk e ke falur Akshamin, dhe me ka urdhëruar të godas deri në agim për jacinë që nuk e ke falur". Sa herë që ky gjarpër i bie atij e fundos në tokë shtatëdhjetë krahë dhe ai njeri dënohet kështu deri në Diten e Gjykimit.

Tri dënimet e tija gjatë daljes nga varri i tij dhe në Ditën e Kijametit janë:
1) Llogaria e ashpër,
2) Hidhërimi i Zotit ndaj tij.
3) Hyrja në Xhehnem".
Në një transmetimi tjetër thuhet: "Ai në Diten e Kijametit del me tre rreshta të shkruar në fytyrë:
1) O humbes i hakkut të All-llahut,
2) O i veçant me hidhërimin e All-llahut,
3) Ashtu sikurse e humba hakkun e All-llahut në dunja, sot humbe edhe ti shpresën nga mëshira-rahmeti i All-llahut"!!!

Marrur nga libri "Qortuesit nga veprimi i mëkateve të mëdha" i Ibn Haxher El-Hejthemi, f. 264.
 
Sikurse ana fizike e njeriut qe ka nevoje per ushqim, poashtu edhe shpirti ka nevoje per ushqim. E ushqimi i shpirtit te muslimanit eshte "NAMAZI".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top