Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani është emëruar zyrtarisht si presidentja e re e Kosovës! Lajmi, u bë i ditur përmes mediave, ndërsa vetë Osmani pritet t'i drejtohet qytetarëve ditën e sotme në orën 17:00.
Ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Kosovës, nëse presidenti i vendi largohet nga posti i tij para mandatit, atëherë posti i tij i kalon kryeparlamentares.
Njohësi i Kushtetutës, Kushtrim Palushi tha se ky vendim nuk mund të ketë asnjë kundërshtim nga partitë politike, për aq kohë sa kushtetuta e përcakton qartë. Osmani do të qëndrojë në rolin e presidentes të paktën për 6 muajt e ardhshëm. Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet të zgjidhet një president i ri, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës është cilësuar jo pak herë nga njerëzit si "gruaja që po guxon të sfidojë burrat e LDK-së", si shembull "humanizmi dhe krenarie" dhe si "zëri më i arsyeshëm në Parlamentin e Kosovës" pas fjalimeve të saj të fuqishme pak para votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Anabelmagazine.com