Vjollca Terolli, gruaja që u bë piktore pas zgjimit nga koma

eGo0sTyle

System Engineer
piktorja-vjellca-terolli-300x220.jpg



Sa u shtri të flinte, pa e kuptuar nëse ishte apo jo në gjumë, sheh një dritë, një dritë të fortë që duket sikur e fton për në parajsë. Pa vetëdijen e saj, ndjente që trupi i ngjitej lart, e sa më lart ngjitej aq me e lehtë ndihej… ku po shkonte vallë?

Ky është vetëm një fragment i shkurtër nga jeta e Vjollca Terrollit. Kjo grua 56 vjeçare që deri para 5 vitesh ishte një shitëse perdesh, tani është një piktore e famshme, dhe shkaku është ajo “drita”. Deri në moshën 51 vjeç vazhdonte jetën e saj në një familje normale. Nëna e dy fëmijëve 5 vite më parë kaloi një moment të vështirë në jetë.

Koma

“Unë pashë parajsën dhe e pashë prej vërteti. Pas një ditë normale, si çdo darkë jam shtrirë në krevat për të fjetur gjumë. Nuk është se kisha qenë sëmurë më parë. Në momentin që rashë për të fjetur mu duk sikur u shkëputa nga toka. Shoh një dritë dhe trupi fillon e ngjitet sipër me një shpejtësi marramendëse…. Në të njëjtën kohë dëgjoja bashkëshortin tim që më thërriste”. Në këto sekonda të gjeta Vjollca ishte pa ndjenja, trupi i kishte ngrirë dhe familjarët i kishte kapur paniku. Në fakt ndiheshin të shokuar se ajo kishte qenë shumë mirë para pak minutash. Nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte. Por Vjollca nga ana tjetër po futej në një tjetër botë. Ajo vazhdon të na tregojë eksperiencën e koma-s. “ Mendoja se atje më prisnin njerëz që nuk i kam më në tokë. Por, befas mu kujtua qeni im që e kam dashur shumë, e nisa të mendoja që po më priste “Kamela” dhe mrekullohesha duke imagjinuar atë duke tundur bishtin dhe duke më pritur mua, atje sipër. Bashkëshorti dhe djali më thërrisnin. I dëgjoja por nuk ishin bindës. Vetëm kur m’u kujtua vajza, më është mbyllur drita menjëherë, aty jam zgjuar dhe i kam thënë burrit: “po vdes”. Ndërkohë ishte lajmëruar Ambulanca, e mjekët kishin mbërritur”. Pas kësaj gjendje 56 vjeçarja na tregon se për dy ditë i ka qenë nënshtruar analizave dhe ka qenë e vëzhguar nga mjekët, por asgjë nuk e ka shpjeguar gjendjen e saj. E deri këtu, çdo kush do të mendonte se i gjithë ky rrëfim është një “lajthitje” e kësaj gruaje, por do të gabonte sepse nuk përfundon me kaq.

Piktura

Pas këtyre dy ditëve, Vjollca del nga shtëpia për të marrë pak ajër se bashku me bashkëshortin e saj. Sa po bën pak metra në këmbë ndalon në një studio pikture ku përveç pikturave ishte dhe piktori. Vjollcën e shtynë këmbët brenda. “Ai donte të më shërbente dhe unë i thashë, jo, vetëm dua të shoh. E pashë, dhe gjëja e parë që bëra më pas ishte të drejtohesha te dyqani i bojërave e mjeteve të pikturës në rrugën “Myslym Shyri”. Pikturën e parë fare e kam bërë me vaj ulliri se nuk e dija që ekzistonte për piktorët vaji i linit. Madje më kujtohet që e kam tharë më tharëse flokësh, sepse nuk thahej. Brenda pak minutash Vjollca, ishte piktore. Ajo nuk kishte kapur më parë një penel me dorë dhe nuk kishte hedhur kurrë një qoftë edhe një vijë në telajo. Sot ajo numëron mbi 700 piktura të bëra nga dora e saj dhjetëra çmime në Itali dhe po ashtu dhjetëra ftesa në panaire në të gjithë botën. Më i fundit është çmimi ‘Galileo Galilei” të cilin piktorja jonë pret ta marrë në janar të vitit që vjen.

Po si kanë reaguar njerëzit, që befas mikja dhe e afërmja e tyre u bë piktore?

Të gjithë habiten, të gjithë.

Kur merr tablonë për të pikturuar nga se frymëzohesh?

Si më vjen në ato momente. Ndodh ndonjëherë që shoh fotografi të vjetra dhe dua ti hedh në pikturë.

Je informuar në Interent për pikturën?

Jo, jo. ثshtë më mirë që unë të mos shoh pasi dua të qëndroj në stilin tim.

Po portrete bën?

I bëj, por sipas stilit tim, nuk ka lidhje shumë me portretin real.

Ka ndryshuar jeta jote gjatë këtyre kohëve?

Po sigurisht që ka ndryshuar, bashkëshorti im thotë kështu: “kam fituar një piktore por kam humbur gruan”. Nga ajo që kalova, mësova se askush nga ne nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, vdekja është shumë e bukur, trupi bëhet shumë i lehtë, i vetmi siklet është tek frymëmarrja… por kjo kalon sa më lart të ngrihesh.





“Po kam dëgjuar që njeriu nuk e ka të gjithë trurin funksional dhe unë tani mendojë që duhet të kem pasur një goditje, mund të jetë diçka që ka qëndruar brenda meje. Tani kam shumë energji, dhe mënyra se si punojë të prek. Kur nuk pikturojë bëhem shumë keq, çlirojë energji. Pa pikturën nuk jam më asgjë.



Jeta ime


Emri:Vjollca

Mbiemri: Terrolli

Mosha: 56

Profesioni: Piktore



“Nuk kam pikturuar asnjëherë, madje kam qenë dobët në vizatime. Jam diplomuar për inxhinieri elektronike. Unë kam vajzën në Itali që studion për “Kritike arti”. Kur vajza ka qenë në vitit të dytë, unë kam nisur pikturën. I merr pikturat në cd, në formë fotosh dhe ia dërgon një pedagogu të vet. Pedagogu mahnitet: “mami yt ka piktura që mund ti bëjë një fëmijë, por ka dhe piktura që nuk i bën dot asnjë piktor! Provoje një herë, ta çosh në një konkurs” që sa po hapej ato ditë në Itali. Kam humbur edhe shumë shanse të tjera nga padija.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top