Save
Share
2
Paraditen e sotme, drejtori i policisë, Ardi Veliu, nxorri një video për të justifikuar dhūnën e ushtruar nga policia ndaj një djali të mitur, në zonën e Liqenit Artificial.
Në video shfaqej nëna e djalit të dhūnuar nga policia, Zaida Çobo, me një pistōletë në dorë. Veliu deklaroi “Shikoni çfarë familje”, duke bërë një lidhje të pakuptueshme mes videos së nënës dhe ngjarjes që kishte ndodhur.
Deklarata e zotit Veliu, i cili gjykon veprimet e qytetarëve, bazuar në sjelljen e të gjithë familjes apo fisit dhe jo sjelljen individuale në momentin e ngjarjes është një dëshmi e nivelit të ulët intelektual, dhe mentalitetit provincial, në nivele drejtuese dhe më të larta në Policinë e Shtetit.
Por, skandali i Ardi Veliut, thellohet edhe më tej, pasi nëna e djalit shprehet se ajo ka qenë aktore në një film dhe sekuenca e shfaqur nga drejtori i policisë, është nga prapaskenat e filmit.
“
Unë e përgënjeshtroj këtë që ka nxjerrë Ardi Veliu, pasi është vjedhur nga FB im dhe është pjesë e marrë nga prapaskenat e një filmi, “Dashuria s’mjafton”, e regjisorit Drilon Hoxha, ku unë jam protagoniste. Krerët tanë nuk marrin vesh nga arti.
Ardi Veliu të mësojë të ndajë gjinitë, duke folur për fëmijën tim, thoshte “ajo”, unë kam një djalë dy metra. Vjen nga një nënë që e kam rritur me mund e me djersë”, deklaroi nëna e djalit në një intervistë për Abc News.
/TPZ.al/
Video skandaloze e Ardi Veliut:
Edhe pse deklarata e tij ishte fare e qartë dhe nuk linte asnjë vend për interpretim, Veliu, siç ndodh rëndom me zyrtarët që kapen në skandal, ka deklaruar se fjalët e tij u nxorrën nga konteksti dhe se nuk do të largohet nga posti që mban.
Reagim i Ardi Veliut:
Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.
Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.
Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.
Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.
Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.
Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.
Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.
Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krīm” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.
Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.
Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!
Close
Italia fiton festivalin e këngës Eurovizion, me grupin e rrokut”Maneskin” Grupi italian i rrokut, "Maneskin", ka fituar festivalin e Eurovizion, të mbajtur në Hollandë, me… Padia kundër DASH/ Flet avokati i Berishës në gjyqin kundër Blinken: Nderi duhet mbrojtur edhe kur përballë ke më të...
www.tpz.al