Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0920121938229_m.jpg


Një femër 28-vjeçe nga Kosova, e cila kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies së saj me të dashurin, është kapur për fyti nga ky i fundit deri sa i ka humbur ndjenjat, e më pas i ka vendosur një qese plastike në kokë, është mbështjellë me një batanije të lagur me benzinë, ku më pas i është vënë flaka.
Kështu është thënë në një gjykatë në Vjenë. E reja, e cila kishte punuar si kameriere në zonën Rudolfsheim-Funfhaus të Vjenës, sipas të dhënave fillestare, është mbytur nga i dashuri i saj 45-vjeç i cili nuk pranoi vendimin e saj për të mos qenë më së bashku, raporton “Vienna Times”, transmeton “Zëri”.

Gjykata erdhi në përfundimin se ai kishte një xhelozi, e cila arriti në kufijtë e sëmundjes dhe se nuk mundi të pranonte se ajo nuk dëshironte më të ishte me të.

Pas autopsisë, është zbuluar se femra 28-vjeçe nga Kosova kishte qenë e gjallë dhe e vetëdijshme kur i është vënë flaka, pasi në mushkëritë e saj janë gjetur gjurmë tymi.

Prokuroria theksoi se vdekja e saj ka qenë e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e dhimbshme.

28-vjeçarja nga Kosova ka lënë prapa dy fëmijë, të cilët mezi i ka mbajtur me punën e saj si kameriere.

Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai një ditë pas ngjarjes. /Telegrafi/
 
Titulli: Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

...është kapur për fyti nga ky i fundit deri sa i ka humbur ndjenjat, e më pas i ka vendosur një qese plastike në kokë, është mbështjellë me një batanije të lagur me benzinë, ku më pas i është vënë flaka.

Pas autopsisë, është zbuluar se femra 28-vjeçe nga Kosova kishte qenë e gjallë dhe e vetëdijshme kur i është vënë flaka, pasi në mushkëritë e saj janë gjetur gjurmë tymi.

Prokuroria theksoi se vdekja e saj ka qenë e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e dhimbshme.

28-vjeçarja nga Kosova ka lënë prapa dy fëmijë,

E shkreta c'paska hequr!
Ky kriminali nuk meriton te shohi me driten!!! Si mund te vrasesh nje nene? Do ja risi ai femijet tani?!
I rrofte xhelozia!!

Ngushullime familjes, e gjynah per ate qe iku se vertet ka pare tmer:(
 
Titulli: Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

uaa ca lajmi :(
 
Titulli: Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

Psikopat,i semure nga xhelozia!!

Gjynah...e paska perjetu tmerrin e vdekjes.:(
 
Titulli: Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

U mbyt nga i dashuri i saj ! E ku e ka pas burrin more kjo ?!

Vrasjen e gruas e denoj dhe meriton ky i dashuri saj te denohet deri ne maximum .

Jame shume kritikues i menyres se jetes te cilen e bejen njerzit apo te rinjet e shoqerive tona .
 
Titulli: Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

Xhelozia E Teper Ne Keto Perfundime Te Sjell...Keta Njerez Jan Te Semur Dhe Mjaft Te Rrezikshem...Ky Meriton Denim Me Vdekje,Gjynaf Ngelen Femijet Rrugeve
 
Titulli: Vjenë, digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

Ncncncnc sa te semur jan disa njerez..:S
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top