Kresha
A pretty face can never trick me
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë një letër nga presidenti i Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni, ku thuhet se vendi i tij e njeh pavarësinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili në një konferencë për media e kumtoi lajmin dhe solli më vete edhe letrën verbale të këtij shteti. Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, meqë ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet.
Në letrën e tij, Museveni flet rreth takimit që ka pasur me Pacollin, gjatë të cilit ky i fundit e kishte informuar rreth fakteve të reja dhe situatës në Kosovë, që pas shpalljes së pavarësisë, ka filluar procesin e ndërtimit të një shteti modern, demokratik dhe me perspektivë evropiane.
“Gjatë bisedës sonë e kuptova se Kosova kujdeset për pakicat dhe i respekton të drejtat e njeriut. Ju po ashtu më keni njoftuar se deklarata është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç edhe është konfirmuar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Qeveria jonë e kupton në tërësi vullnetin e popullit tuaj për liri dhe pavarësi; ne qëndrojmë prapa kombeve tjera që e kanë njohur Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit të Ugandës, i cili shton se qeveria e tij planifikon të krijojë marrëdhënie diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Kosovën. //mesazhi