Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vjen iPhone 4

Vazhdimi i ngjarjeve nga WWDC përfshinë edhe paraqitjen e iPhone OS 4, i cili tani është riemëruar në vetëm iOS 4. Mbështetja për multi-tasking është bërë e ditur qysh më herët, sikur edhe kutia (inbox) e unifikuar për e-mail e cila mundëson shfletim dhe menaxhim më të lehtë nga më shumë adresa në vendin e njëjtë.

Më shumë aplikacione tani mund të organizohen në direktori, e iBook Store është në dispozicion si për iPhone ashtu edhe për iPod Touch. Si makina standarde kërkimi, pos Google, përdoruesit mund të shfrytëzojnë edhe Bing e Yahoo. Me këtë rast Apple ka paraqitur edhe zyrtarisht iAds, platformën e re të reklamimit për pajisjet e veta mobile. Bashkëpunimi tanimë është lidhur me dhjetëra kompani të ndryshme, e iAds platforma është integruar direkt në iOS 4. Programuesve të aplikacioneve pa pagesë u shkojnë 60 për qind të fitimit nga paraqitja e reklamave derisa ky shërbim fillon punën qysh me fillimin e muajit të ardhshëm.

Përfundimi legjendar i ngjarjeve “edhe një gjë ...” ka vërtetuar thashethemet e dikurshme për video chat - iPhone 4 ka edhe kamerë të përparme për këtë qëllim, e aplikacioni quhet FaceTime. Sistemi funksionon vetëm në pajisjet iPhone 4 me anë të rrjetit WiFi, pa konfigurim të veçantë. Kjo e fundit ka të bëj me këtë vit, gjersa Apple tanimë është duke negociuar me operatorët telefonik për zbatimin e kësaj mundësie edhe nëpërmjet rrjetit 3G.

Në fund edhe çmimet - iPhone 4 vjen me dy ngjyra (bardh e zi) si dhe kapacitete prej 16 e 32 GB me 199 e 299 dollarë. Shitja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillon më 24 të këtij muaji, e çmimi i pajisjes aktuale 3GS (8 GB) bie në 99 dollarë. Deri në shtator, pajisja do të duhej të gjendej edhe në shumicën e tregjeve ndërkombëtare dhe në 88 shtete.

Përditësimin në iOS 4 pronarët e iPhone 3G e 3GS do të mund ta bëjnë deri më 21 qershor, derisa ata të cilët posedojnë iPod Touch do të duhet të paguajnë për përditësimin e sistemit të tyre operativ.
 
Titulli: Vjen iPhone 4

iPhone i bukur dhe multifunksional.Edhe cmimet qenkan te voliteshme.Nese dhe ne shqiperi vjen me 1 cmim 99$ do ta blej nje.Nje video e ketij iPhone.
 
Titulli: Vjen iPhone 4

Goxha i bukur dhe funksional , por personalisht spara i perdor telefonat me touch :p Jo se sjam i afte por jam me mire me tradicional alo :P
 
Titulli: Vjen iPhone 4

Në fund edhe çmimet - iPhone 4 vjen me dy ngjyra (bardh e zi) si dhe kapacitete prej 16 e 32 GB me 199 e 299 dollarë.

LOL rrini drejt se pa 800 euro nuk e merni jo 3gs qe ka 1 vit qe ka dal kushton 720 euro LOL kshu qe cmimet e dhena jan fallco ;).
 
Titulli: Vjen iPhone 4

i preferuari im

109702_apple-iphone-4g4.jpg
 
Titulli: Vjen iPhone 4

@ Angel cmimet nuk jan fallco sepse jan per Usa, ku mund te maresh Iphone me abone ( At&T), dhe prap i nxjer leket prodhuesi....
Kur te vij ne Europe do jet sh me sh se 200 $
iphone-4g.jpg
 
Titulli: Vjen iPhone 4

telefon cupelinash ky ,sben une e kam me kabell celularin :P:P
 
Pe: Vjen iPhone 4

O te keqen e 1100 qe e kam tull
 
Titulli: Vjen iPhone 4

a ka ndonje qe mund te me ndihmoje me kte iphone se un se mar vesh ? :(
 
Titulli: Vjen iPhone 4

ا'ke nevoje te dish, yll?
 
Titulli: Vjen iPhone 4

shume gjera

1. si ta nderroj gjuhen? se kalendari dhe vendndodhja me dalin ne shqip akoma

2. si te instaloj ios ?

3. po itunes qe si marr vesh fare :(

mos me shani se kam kaluar nga nokia c1 (qe mka marr malli)
 
Titulli: Vjen iPhone 4

Tandi del iphone5s keta merren me 4rshin akoma
 
Titulli: Vjen iPhone 4

shume gjera

1. si ta nderroj gjuhen? se kalendari dhe vendndodhja me dalin ne shqip akoma

2. si te instaloj ios ?

3. po itunes qe si marr vesh fare :(

mos me shani se kam kaluar nga nokia c1 (qe mka marr malli)

ketu ke manualin
 
Titulli: Vjen iPhone 4

une e kam 4S, dhe eshte me i mire se Iphone5-S, vetem se bateria ta shpif ne pergjithesi ....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back