Vjehrra ime shtrigë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Mamaja e tij po vë në rrezik martesën? Specialistët tregojnë rregullat e mbijetesës. Dhe japin shpresë. Sepse “ajo” mund të bëhet një aleate.

Ka nga ato që kontrollojnë mbeturinat për të parë se mos ke hedhur perimet që sapo kanë nisur të zbuten, por ka edhe nga ato hipokondriket, që të gjenden në shtëpi në mes të natës, të bindura se po pësojnë një infarkt. Disa tregohen të gatshme për të mbajtur fëmijët, por kur ti ke vërtet nevojë, kanë disa punë urgjente për të zgjidhur; të tjerat fëmijët i mbajnë, por pastaj pretendojnë edhe të ndërhyjnë në çdo çështje të edukimit të tyre, sepse “në kohën e tyre gjërat ishin ndryshe”.


Klisheja është gjithmonë e njëjta: 1) gruaja e nxehur me mamanë e bashkëshortit; 2) burri që nuk i thotë asgjë mamasë; 3) gruaja e nxehur me bashkëshortin.

Dhe konflikti i vjetër ecën me kohën. Grupe nusesh “desperates” nuk ngurrojnë të shkruajnë disa deklarata dashurie edhe nëpër faqe interneti të llojit: “gjermanët i thonë vjehrrës “schwiegermutter”, një fjalë që të kujton “schwiegermonster”, pra shkurt “ankth”’.


Sekretet për të bashkëjetuar në harmoni

Po përse marrëdhënia me mamanë e tij është shpesh konfliktuale? Dhe cili është sekreti për një bashkëjetesë të qetë? Janë pyetur për këtë seksologë dhe psikoterapeutë në mbarë botën. “Kemi pasur në terapi vjehrra që e kishin shumë të vështirë të vazhdonin lidhjen me djemtë e tyre pas martesës së këtyre të fundit, për shkak se nuset nuk donin të shkonin për t’i takuar, i ndalonin të kujdeseshin për nipërit dhe refuzonin çdo lloj ndihme për pazarin apo pastrimin e shtëpisë. Ndonjëherë ato janë gra të thjeshta, që duan vetëm të ndihmojnë; në raste të tjera, është e kundërta: bëhet fjalë për gra “të forta”, që duan të vendosin rregullat. Vjehrrat më të vështira janë mamatë e djemve, sepse vajzat i pranojnë në jetën e tyre më me lehtësi mamatë e veta, duke përjashtuar ato të partnerëve”.

Në rast se nusja nuk grindet me vjehrrën hapur, delegon bashkëshortin si zëdhënës. Pastaj zihet me të. Kontradiktat lindin nga frika e nënave që i biri do martohet, përveçse me gruan, dhe me vlerat, mënyrat e të menduarit dhe sjelljet e familjes së saj. Shembull: ai mund të admirojë hapur mamanë e asaj që punon dhe, ndoshta, pa dashur, ta bëjë mamanë e tij të ndihet një shtëpiake të pavlerë. “Dhe ndërmjet vjehrrit dhe dhëndrit mund të lindin fërkime, sidomos kur është një baba xheloz për të bijën ose më i pasur dhe i pushtetshëm se i shoqi”, sqarojnë specialistët. “Por, në përgjithësi, dëshira për të pasur marrëdhënie familjare të ngushta i përket pak botës mashkullore”.


Lojë rolesh


Kur të mos marrit vesh vë në rrezik martesën? Përgjigjen psikoterapeutët: “Kur partneri nuk shfaq kurrë solidaritet me të shoqen kur kjo kritikohet dhe i beson vetëm të ëmës për zgjedhjet e rëndësishme. Kur palët jetojnë shumë afër dhe vjehrra nuk i bie ziles, por përdor çelësat për të hyrë në shtëpi. Kur ajo “i fryn zjarrit” në çastin kur ka grindje, mbështet të birin në rast se ka tradhtuar të shoqen dhe e mbron duke mbuluar gënjeshtrat e tij”. Jo gjithmonë, ama, mënyra më e mirë për të mbrojtur hapësirën tënde është agresioni. Më mirë të tregohesh diplomate: për shembull, mund t’i thuhet vjehrrës të lajmërojë para se të kalojë për t’ju takuar, që të organizoheni për t’i kushtuar më shumë kohë.



Me gjithë të tëra këto, mamaja e tij mund të bëhet një mikeshë; është e mundur edhe që të ndërrojë një aleancë me nusen, pa dijeninë e të birit: “Nuk keni pse të keni frikë, sepse ju jeni gruaja dhe ajo është mamaja; mund të jetë një grua që ndërhyn, por edhe e gatshme për të ndihmuar. Vjehrra mund të ketë dëshirë t’ju dojë edhe ju”, përfundojnë specialistët. Ndoshta nuk është më aq e vërtetë ajo që mund të thonë disa gjyshe tërë temperament: “Vjehrrat janë të mira në shtëpi vetëm në pikturë”. Me siguri flisnin për vete: ishin mamatë e baballarëve tanë (jo shumë larg këtyre të sotmëve në fakt) dhe vjehrrat e mamave tona të mira.


Pesë rregulla të arta për një paqe të hekurt

1. Prezantohu me sinqeritet, shfaq një sjellje miqësore dhe përpiqu të kuptosh çfarë roli ka vjehrra jote në familje.

2. Mos ji skajshmërisht xheloze; shfaq edukatë, respekt dhe, nëse është e mundur, konfidencë. Mund të kritikosh familjen e origjinës vetëm nëse je anëtare e saj, por është shumë e vështirë të japësh gjykime të tilla po të jesh në rolin e nusesh.

3. Nëse vjehrra jote është e nervozuar, kërko armëpushim.

4. Bëj një marrëveshje me partnerin dhe pastaj lejoji të tijtë të kujdesen për fëmijët dhe për shtëpinë.

5. Kujtohuni që edhe ju do bëheni vjehërr ose mund të jesh tashmë! Në rast se partneri yt ka shumë përgjegjësi familjare, përpiqu ta mbështesësh dhe mos u bëj problemi i tij i tretë.


Si i keni raportet me vjehrrat,dhe nese nuk keni me mire nje marredhenie e ngushte,apo secila te shikoje punen e saj?

Cila eshte me shtrige,vjehrra apo nusja ????
 
Redaktimi i fundit:
lufte e perhershme ka qen kjo vjehrre-nuse
dhe se di pse ndodh ne fakt eshte pak e cuditshme
se nderkohe qe ti bie ne dashuri me nje djale
dhe arrin te martohesh
si ka mundesi mos te duash ate qe i ka dhene jeten
boh
kur ta provoj mbase nderroj mendim por per momentin me duket e cuditshme
 
ne fakt eshte e cuditshme....puna eshte se ka ndryshim mentalitetesh tani..dhe vetekuptohet disi..se ajo me te vjetren,nusja me te rene..dhe ZENKA..
po per kohet me perpara cik si e habitshme!!
 
Si i keni raportet me vjehrrat,dhe nese nuk keni me mire nje marredhenie e ngushte,apo secila te shikoje punen e saj?

:mah Me vjerren si i kam raportet :mah sme ka lindur ende vjerra mua LOL LOL :p

Tani une mendoj qe ti kem marredhenjet e ngushta sepse edhe une kam nen vet dhe vallaj nuk kam qef te shikoj vellezrit qe marrin nucet dhe mi lejne prinderit ne mes te rruges se nje dite do behen pleq dhe do ken nevoj per dike ti qendroj pran nuk kerkoj ti bej izmet nusja por fjalen e mir te pakten tja thot se sherbim i boj vet se sa me dhimbset mua si dhimbset asaj LOL LOL ket mendim kam une se fundja fundit nuk jan te gjitha VJERRAT SHTRIGA pastaj nese je kaq e zonja e fute dhe vjerren ne shishe e ben per vete si burrin dhe mbaroj filmi :)
 
lufte e perhershme ka qen kjo vjehrre-nuse
dhe se di pse ndodh ne fakt eshte pak e cuditshme
se nderkohe qe ti bie ne dashuri me nje djale
dhe arrin te martohesh
si ka mundesi mos te duash ate qe i ka dhene jeten
boh
kur ta provoj mbase nderroj mendim por per momentin me duket e cuditshme

Jam shume dakort me ty, nuk e di si nuk mund te perpiqesh te pakten te krijosh nje marredhenie te qete per te miren tende dhe te familjes.
Une nuk e di akoma por mendoj qe do kem marredhenie te mire se pika kyce eshte te jesh e qete dhe te bisedosh....
 
Redaktimi i fundit:
Me vjehrren i kam raportet te shkelqyera fare.I kemi thene njera tjetres se kush eshte vendi qe ka gjithesecila dhe nuk kemi asnjelloj konflikti..Respekt ne max..Ky do jete raporti qe do kem me vjehrren kur te martohem(nese do martohem ndonjehere) se per momentin nuk kam vjehrre.
Ka vjehrra qe ta bejne jeten sterr kete e di,ama mjafton çik superioritet dhe e zbut vjehrren e ben si qingj...
 
skom vjeherr tybe veq edhe me pas beh qysh po menon raport n'gusht??pak afer yesh amo ma mir secila punen e vet...vjehrrat nuk m'plq shum edhe pse kuptohet osht nona e burrit e normal me hup nuk munesh veq menoj qe ka ma shum pun me djalin e vet e jo me mu..
 
e kam te mrekullueshme
rob ZOTI :)
 
besoj se gjerat nuk funksionojne vetem ateher kur ka nje gjelozi mes vjehrres-nuses.
vjehrra thote me ka lene mbas dore djali qe kur eshte martuar.....etj
nusja thote ngeli gjith diten mbas mamas dhe nuk po me kushton shume vemendje.........etj

gjithmon jane gjera te tilla qe po ti shikosh jane me shume budalliqe nga ana e te dyja paleve.
 
Cila është më “shtrigë”, vjehrra apo nusja?

- Ndikimi i vjehrrave në prishjen e martesave -

Modeli i familjes së madhe në Kosovë ka qenë dhe është i përhapur më së shumti në Evropë, por dhe përgjithësi në Botë. Familjet kosovare kanë bërë këtë tip jetese, të zgjeruar, për arsye se kanë pasur më lehtë të jetuarit. Ato, përveç përparësive dhe të mirave materiale, që janë të pamohueshme, kanë pësuar disa rrjedha të jetës të cilat kanë ndikuar tek individët, së pari në kontekstin social, psikik, fizik, kulturor, dikur në atë ekonomik e ku ta dimë tjetër.

Në familje të tilla ka sunduar burri dhe zakonisht janë bërë diferenca dhe padrejtësi sociale sipas përkatësisë gjinore dhe moshës. Këto rrethana i kanë shkuar për shtati individëve “vendas", kurse i ka diskriminuar “të ardhurat” që kryesisht janë gratë.

Mungesa e një hapësire intimiteti mes bashkëshortëve është diçka që mungon në këto familje, burri dhe gruaja "takohen" vetëm në mbrëmje. Në të tilla familje, nëse gruaja ka ndonjë nevojë ose kërkesë, së pari është njoftuar vjehrra dhe varësisht ajo si e ka pa "seriozitetin" e çështjes, mandej e ka njoftuar apo jo burrin. Edhe vjehrrat dihet se kanë qen të ardhura por në raport me nuse e duke pasur parasysh vitet qe i kanë kaluar në atë shtëpi, ato “lëshojnë” rrënje dhe behën “vendase”.

Edhe pse në masë shumë të madhe kanë ndryshuar fenomenet edhe brenda familjes, fenomeni vjehërr-nuse, mbetet ai qe u reziston të gjitha kohërave. ثshtë e ditur se nusja dhe vjehrra janë në rivalitet të përjetshëm, dhe nuk është fenomen me të cilin ballafaqohet vetëm shoqëria jonë por, është problem të cilin e njohin gjithë shoqëritë e botës.

اrregullimi i raporteve ndërfamiljare është pasojë e ndryshimeve strukturore në institucionin e familjes kosovare, dhe është e natyrshme qe të riprodhojë raporte kundërthënëse midis vjehrrave dhe nuseve që vijnë në shtëpitë e tyre.

Konfliktet krijohen edhe si pasojë e stereotipeve te vjetra mbi martesën qe në shumë raste dinë të bëhen edhe shkak kryesor i divorceve midis dy të rinjve. Ne fakt, vjehrra ardhjen e nuses së re në shtëpi e sheh si pasiguri dhe nusen e projekton jo si anëtare të rregullt dhe të barabartë por si anëtare që ka pretendime monopoliste në familjen e saj. Pra , në mendjen e saj zakonisht paraqiten pengesa të cilat me kalimin e kohës mund të shndërrohen në pasione për ta margjinalizuar nusen e re. Tek nëna funksionon dhe agresiviteti mëmësor kur shikon se fëmija i saj orientohet, ose i jepet dikujt tjetër.

Natyrisht, kësaj situate konfliktuoze dhe tensionuese patjetër i kontribuon edhe nusja e re qe hyn në shtëpinë e vjehrrës, me shumë sjellje: siç janë psh: indiferenca, sjellja agresive, pastaj tendencat për ta kontrolluar të birin e sajë dhe të bëhet "First Lady" e shtëpisë.
Ne fakt, divorcet e sodit mund t'i adresohen edhe raporteve të keqësuara midis këtyre dy subkulturave sociale. Ndryshimi i sistemit të vlerave ka bërë që edhe raportet midis gjeneratave të ndryshojnë.

Bota perëndimore ka gjasa qe më “lehtë” ta përballoj këtë problem, për shkak të kushteve të mira ekonomike, sociale e kulturore. Prindërit në një moshë të caktuar i mundësojnë fëmijës të zgjedh vetë nëse do të jetojë me ta apo do të dalë në jetën e tij. Në këto raste fëmija (djali në rastin tonë) duke qenë i lirë bëhet i aftë të marrë përsipër përgjegjësi që nuk do ti merrte po të jetonte me prindërit, duke fituar pavarësinë ne shumë aspekte jetësore.

Këto janë ndoshta çështje tjera , për të cilat do të mundemi ti përmendim në tema tjera, mirëpo, ajo që ndërlidhet këtu është se në këto raste, nëna përkatësisht vjehrra, i përballon më lehtë martesës së djalit pasi që nuk e ka pasur nën kontroll jetën e tij.

Te shoqëria jonë ndodh e kundërta (për shumë arsye ekonomike e kulturore), jeta e individëve mbrenda të së njëjtës familje, është e lidhur shumë për njëri tjetrin.

Në luftën e përjetshme vjehërr-nuse, nuk i hidhet faji vetëm njërës apo tjetrës. Nga secila palë ka raste që i kontribuojnë paqes e po ashtu dinë të ndezin luftë. Edhe nuset jo rrallë, dinë ta prishin lumturinë e familjes, din të luajnë role të ndryshme për ti arritur qëllimet e tyre, shpeshherë edhe banale.

Sidoqoftë, kjo është një "luftë globale" , e që mos të pësojmë tronditje të mëdha, shoqërisë sonë i duhet të kontribuojë në aspektin ekonomik e kulturor. Ndërkohë, lufta do të vazhdon, sepse e para nuk do të humbasë territorin që ka patur, e dyta nuk do të humbasë territorin që ka fituar.
Mevlude Zejnullahu -gazetare e diplomuar
 
Si thua te shtojme dhe opcionin TE DYJA...
sepse behen shtriga te 2 duke u munduar te mbajne "pronen" mbi mashkullin e tyre( djali+ burri)
 
hahah jo jo burri=djali nga do qe te veje psp ska nga tia dali
po vjerren besoj se do kapin gocat ktu:)
 
Po skemi pse te gjeneralizojme...se ka ca vjerra te mira, qe eshte gjynaf ti shash...
 
dukesh qe do ia kalosh mire me tet vjerre aq sa do i japesh drute
hhhh
 
Te dyja aman gra mo ca pret nga femra aq mend kane le te zihen une do bej sehir :p



:pijanec::canna::droge::haha:
 
Sipas mendimit tim konfliki ka shm arsyje po njeri qe per mua esht kryesore eshte sepse nena perher e kerkon me shum nga femija i tij pra nje grua e cila per nenen duhet te jete sipas disa kushteve te cilat nusve i duken demode ose mendoj qe ci duhet kesaj me burrin tim etj etj . Pak a shum esht te vesh kohen e re me te vjetren te bashkjetojn perdit :p
Ka raste kur nuk ka kapicete intelekti mes dy personave te cilet shm shpejt mund te zihen ose te prishen per nje fjal goje etj etj :p
 
mendoj se te 2 ja njesoj po hyri xhelozia ose inati ne mes te 2ja shtriga te keqija behen mos na rafte per pjese se eshte situate e keqe
 
Teme qe prek shume shoqerine shqipatare. ne cdo familje shqipatare de gjesh zenka nuse vjeherr. eshet karakteristik e shqiptarve
hihihiihihihi
Une votova qe et dyja jane shtriga.

pse eshet vjehrra shtrig?
sepse vjehrra haron te bej rolin qe ka domethene vjehrren, pjesa me e madhe e vjehrrave fusin hundet ne punet e ciftiti, ne vendime qe u takon vetem atyre dhe si rrjedhoje nusja behet xhind. vjhrra duan qe nuset te punojne ti sherbejne, tua bejne kafen te gatuajne etj, po ne kohet e sotme ku dine te rejat me gatu e me bo pune?
hihiihihihihi e shume arsye te tjera qe vjehrra nderhyn aty ku si takon.

pse nusja shtrig?
ehset e re dhe per moshen qe ka nuk ujdiset me mentalitetin qe ka vjehrra, te pastroj shtepine nje her ne jave deh nusja do nje her ne vit dfaktikisht. nusja nuk e respekton ashtu si duhet vjehrren, ti bej kafen kur ajo ia kerkon e kjo i thot cohu vjehrr e boje vet
hiihihihihi
nusja do qe burri i saj te bej gjithmon si thot ajo deh jo si i thot nena etj etj
shume arsye et tjera

ne nje marrdhenie vjherr nuse faktikisht te dyja jane fajtore.
te dyja duhet te mbajne rolin qe u tako9n dhe jo te fusin hundet ne punet e njera tjetres. PUNET NE JETE JANE TE NDARA , SECILI KA ROLIN E VET.

VJEHRRA KA VENDIN E VET NUSJA TE SAJEN.
 
GJITHSESI PER KETE TEME ME MIRE SE ARTIOLA TOSKA NE KENGEN E SAJ VJEHRRA asnje se ka pershkruar marrdhenien vjeherr nuse. TERHIQE PENIN MOS E KPUT
HIIHIHIH

Mir me vjerren
Mir me burrin
Llafi mir zbut dhe gurin
Meri punet urt e but
Trriqe penin mos e kput (2x)

Fillimi eshet gjithmon shuem i mire........te duja shkojne mjalt........dhe ka llafe te mira per njera tjetren sic e shihni....

Me at sebep na thot vjerra
E kam nusen si pranvera
Nusen e kam yll-ja
Nuk ka goj e llafe ska
pastaj.........prit e shiko

Pastaj fillojne sherret hihiihihihiih

Pa kalu hala mir vapa
Dardha paska bishin mrapa
Se I paska jeta kto
Most e raft se ske ci bo

MIREPO NUSJA DUHET TE JETE POLITIKANE...........SEEEEEE

Mir me vjerren
Mir me burrin
Llafi mir zbut dhe gurin
Meri punet urt e but
Trriqe penin mos e kput (2x)

Avantazhet e vjehrres.........ja pse duhet vjehrra ne shtepi

Ska si vjerra ne shtepi
Te ben drek e t’rrit femi
Dhe kur nxhet per hic gjo
Boj dhe ti sikur s’nigjo

Keshillat e nenave tona e gjtysheve tona se jo per gje po ata e kan kalu vet dhe i dini ca gjera .........eh sa zenka kan pas ato dhe kan perfundu keq prandaj vajza degjoni keshllla
hihihihi

Amanet na e kan lon
Vjerren maje krejt si non
Merre punen qet e qet
Shkon me vjerren 100 vjet

FJALE ME TE BUKURA SE KTO PER TE PERSHKRUAR RAPORTIN VJEHRRE NUSE NUK EKZISTOJNE.........TE MIRAT DHE ET KQIJAT E VJERRES DHE NUSES
HIHIHIIH
 
Kur nuk ka respekt, tolerace dhe mirkuptim ne mardheniet e tyre mund te jene ''shtriga'' te dyja.
 
Varet nga te dyja... ka nuse qe e nxjerrin vjerren ne ballkon i kycin deren dhe e lene perjasht deri sa te vij burri. Ka vjerra qe e shajne nusen tek cuni i tyre per gjera pa lidhje e jo te verteta (se cuni i jep asaj vemendje) e me rradhe. Per mendimin tim ska mosmarrveshje nese te dyja mbajne vendin qe u takon dhe tolerojne. Une skam pas kurre probleme me vjerren, e dua si mamane e burrit tim (as me shume as me pak).
 
Akoma s'jam ber me vjerr qe te jap nje mendim konkret...duhet te bashkjetosh dmth ta provosh per te dhene nje gjykim ....por do thoja dhe ne kushtet aktuale qe jam me te dashurin (nena e tij ) me duket pak si shtrige :D (mendim provizor ky :D)se mund te dal dhe e mire(gjithmone nese ajo behet vjerra ime )
 
Varet nga te dyja... ka nuse qe e nxjerrin vjerren ne ballkon i kycin deren dhe e lene perjasht deri sa te vij burri. Ka vjerra qe e shajne nusen tek cuni i tyre per gjera pa lidhje e jo te verteta (se cuni i jep asaj vemendje) e me rradhe. Per mendimin tim ska mosmarrveshje nese te dyja mbajne vendin qe u takon dhe tolerojne. Une skam pas kurre probleme me vjerren, e dua si mamane e burrit tim (as me shume as me pak).


Sa mir e ke then.Ta mshtes mendimin :p

Nena ime thot-sa isha un nuse fajet i kishte vjerra...tani qe u bera vjerr fajet i ka nusja :D
 
mire thote kenga e artiola toskes por kam frike se mire me vjehren mire me burin kur vjen darka ha dhe drurin(per ndonje llaf qe mund ti kthesh vjehres)mendoj se xhelozia e nenes con ne prishjen e mardhenies vjehre-nuse dhe shajne njera-tjetren pastaj
 
Ska vjehrra te mira :D
 
Sa inat i kam keto krahasimet keshtu...
Pse duhet te jete vjehrra shtyrige apo nusja..e rendesishmja eshte te ruash distancat dhe te dish te sillesh,kjo vlen per te dyja...dhe kshu ska pse te beht shtrige as vjehrra as nusja....se nuk kane prona per te ndare dhe te dyja duhet te kuptojne nje gje:
Nusja---->>> duhet ta respektoje vjehrren sepse eshte e ema e burrit
Vjehrra---->>> duhet ta respektoje nusen,sepse do kaloje nje jete me te birin

Dhe te dyja po nuk respektuan njera tjeter, si fillim skane respekt per djalin!

ps: Temat u bashkuan.Flm!
 
Redaktimi i fundit:
Shune Intersantet per keto Keto Vargjet qe i pask shkruare Vjerrat Nënat tona Shqiptare.
Mua Po vjen shume mire qe paskin shkru keto vargjet te bukra ju Lutem...
Tung nga Qendrimi Bossi..
 
Pse duhet te fajesojne Vjehrrat?????? dhe pse nuset?????
tani se disa jane me tabu ... atyre hapu rrugen... gjej nje shtepi me vete dhe ske lidhje me te...
Nese ke ti gabime per cdo gje duhet te mesohesh se je ne nje shtepi tjeter dhe nuk je te mami dhe babi jot, pra duhet te ndryshosh ti.
Cdo gje ka nje zgjidhje dhe nuk eshte e nevojshem te thuhet vjehrra shtrige sepse eshe shum fjale e rende. mendojeni sikur te jete per prindin tuaj kjo fjale qe u drejtohet te tjerave.....
 
Nusen nuk e do njeri po dhe vjehrra nuk te behet mama kurre ,me mire secila ne punen e vet dhe jo vetem kaq me mire edhe secila ne shtepine e vet,vjehrra po te jete e keqe eshte dhe ne shtepine e vet pra vjen te nderhyn ,te bezdis edhe kur eshte ne shtepine e vet,pra sa te te mbaje nje qytet i tere neper goje me mire larg e me nder se afer per qeder pfffffff.Nuk kam mundur te krijoj kurre nje imazh te mire per vjehrret ,nuk i dua as pa i pasur jo me t'i kem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top