Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

Një grua afgane është arrestuar pasi ka ndihmuar djalin e saj për të mbytur të shoqen. Shkak është bërë fakti se gruaja kishte lindur tre herë rresht femra. Vjehrra Wali Hazrata i lidhi këmbët gruas 22 vjeçare, Stori, ndërsa i shoqi, një pjesëtar i milicisë lokale, e mbyti.

Bebja dy muajshe nuk është lënduar. I shoqi është arratisur pasi ka bërë krimin, kurse nëna e tij është në qeli.


Vjehrra-Wali-Hazrata.jpg

G.tema
 
Pe: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

WTF...............................Do ket ndo nje her fund kjo lloj cemdnurie..........................
 
Titulli: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

Eh pike e zeze. Po injoranca s'ka brire jo. Ndjese paste e shkreta dhe ktyre ju befte mishi copa copa jarebi.
 
Afganistan: Burri vret gruan se nuk lindi djale..

KUNDUZ - Një grua në Afganistan është vrarë nga i shoqi pasi solli në jetë vajzën e tretë dhe jo djalin e shumëdëshiruar. Ngjarja ka ndodhur në provincën qendrore Kunduz.
Viktima, 28 vjeç, me emrin Storai është shtrënguar në qafë derisa ka dhënë shpirt nga i shoqi, i ndihmuar edhe nga e ëma. Policia bën të ditur për Reuters se ka arrestuar nënën e viktimës pasi dyshon se ka lidhje të dretpërdrejtë më ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e gruas pasi nuk mundi ta arrestojë në kohë. Madje ka dyshime se vetë milicia afgane e strehon dhe mbron atë.
"Këto gjëra me efektivët e policisë afgane ndodhin rëndom dhe ne kemi vështirësi në arrestimin e autorëve të krimeve”, tha shefi i policisë së Kunduz, Sufi Habib.
Nadera Geya, drejtuesja e shoqatës për të drejtat e gruas në rajonin e Kunduz, e quajti vrasjen si në prej shembujve më të keq që kishte hasur tek dhuna mbi gratë. Dhuna ndaj grave është e zakonshme në Afganistan. Në fund të nëntorit në të njëjtën krahinë, një familje afgane që nuk pranoi të japë vajzën e tyre në martesë me një njeri që konsiderohej i papërgjegjshëm u sulmua në shtëpi nga persona që derdhën acid mbi prindërit dhe 3 fëmijët e tyre.
Polica arrestoi më pas kërkuesin e dorës dhe 3 vëllezërit e tij për aktin e dhunshëm.
Burimi: ballkani.net
 
Titulli: Afganistan: Burri vret gruan se nuk lindi djale..

Pffff po nese kerkonte djale me doemos pse nuk shkon dhe e adopton 1 tani len 3 jetim me ket xhest .
 
Pe: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

Po ska pasur faj nusja po i biri..se gjinin femija e merr nga i ati e jo e ema.. LOL LOL LOL
Kromozomet e nenes jane XX kshu qe X e ke te garantuar nga nena.
Babai ka XY, nqs i jep X..behet XX (femer) nqs i jep Y atehere XY (mashkull)
Injoranca ska fund...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

Po ska pasur faj nusja po i biri..se gjinin femija e merr nga i ati e jo e ema.. LOL LOL LOL
Kromozomet e nenes jane XX kshu qe X e ke te garantuar nga nena.
Babai ka XY, nqs i jep X..behet XX (femer) nqs i jep Y atehere XY (mashkull)
Injoranca ska fund...

kete po mendoja kur po lexoja temen...
pse nuk vrau veten i cmenduri...
c'nuk degjon nga kjo bote...
 
Titulli: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

Nuk eshte per te qeshur Flow, disa njerez nuk arrine te gjykojne me qarte realitetin kur jane te udhehequr nga disa ide fikse, sic eshte dhe kjo e trashegimtuesit mashkull.
Eshte e pabesueshme qe ka akoma raste te tilla, qe nje pjes e botes "lulezon" nga civilizimi dhe edukata, nderkohe qe tjetra "fundoset" cdo dite e me shume ne injorance.
 
Pe: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

Nena qe shkatarroje jeten e nje nene tjeter; si ka mundesi qe ndodh dicka e till?
Plot vjehrra hapin probleme te tilla, mbase nuk vrasin nuset por ja nxijne jeten per motive te ndrryshme sic mund te jet nje femije i padeshiruar ose mos mundesia e nje nuse te bej femije, ose thjesht mos pelqimi i nuses pa motiv.... Harrojne qe dikur kan qen dhe to nuse, me kushte te tjera vertet por e kan provuar cfare do te thot te behesh nene.
 
Titulli: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

:D kur pashe titullin mendova mos ka ndodhur ne Shqiperi :D
 
Pe: Titulli: Vjehrra dhe djali i saj mbysin gruan pse bëri vajzë

:D kur pashe titullin mendova mos ka ndodhur ne Shqiperi :D

te njejten gje un... ke ne shqiperi sa te duash
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top