Vjedhja e trotuarëve

Love

βeℓℓe â๓e
Trotuaret%20e%20Tiranes%20%283%29.jpg


Nga: Maks Velo
Okupimi i hapësirave publike është një nga format më të rënda të përvetësimit të pronës së përbashkët. اdo marrëdhënie në komunitet përcaktohet nga kjo, se sa ne respektojmë pronën publike. Lehtësia me të cilën shkelen këto parime që janë baza e demokracisë, tregon se ne nuk jemi akoma të përgatitur për një demokraci funksionale. Dhe në këtë rast nuk kanë vlerë as votimet as, as vendimet qeveritare , sepse ç'do gjë çvlerësohet nga ky akt.


Europa e ka të shenjtë hapësirën komunitare. Kjo është një edukatë e rrënjosur me mijëra vjeçare. As nuk mund t'i shkojë nëpër mend një europiani pushtimi dhe uzurpimi i territorit publik. Duke parë nëpër Tiranë , dhe në qytete të tjera, raste pa fund të pushtimit provizor ose permanent të hapësirës publike, kam përshtypjen se jemi shumë larg të drejtës për t'u futur në BE. Jemi akoma në fazën e një primitiviteti urban.


Po sjell disa raste të zaptimit të trotuareve. Në rrugën e Elbasanit në Tiranë një sallë lojrash APEX ka rrethuar me parapet trotuarin, bile ka marrë edhe 50 cm. nga rruga. Megjithëse trotuari nuk është veçse 1 metër që të kalosh duhet të zbresësh në rrugën e makinave dhe të rrezikosh jetën në pikën më të ngarkuar të qarkullimit rrugor në Tiranë.


Në rrugën "Martin Camaj" trotuari është bllokuar plotësisht dhe një familje e ka trasformuar në sallon pritjeje. Një vetratë xhami rrethon këtë territor publik, që fare lehtësisht dhe pa ndëshkim e kanë kthyer në truall fshataro-familjar. ا'do njeri bën si ia do qejfi. Dhe bisedojmë pastaj për prioritete zgjedhore dhe premtime elektorale.


E si të mos grabisin kështu territorin njerëzit e pandërgjegjshëm kur vetë KRTT e Tiranës aprovon pushtimin e trotuarit në rrugën Hoxha Tasin nga Pallati i Verdhë me 130 cm.?


Para zgjedhjeve gjithmonë shoh një agresion të papërmbajtshëm brenda në qytet dhe sidomos në Parkun e Madh. Tani po sjell dy shembuj nga Korça: në një rrugicë të fisme ku korçarët e vjetër respektonin gjithë rregullat dhe nuk dilnin asnjë centimetër nga vija e kuqe, një familje ka futur brenda ballkonit shtyllën e elektrikut. Dhe ai që e ka bërë është profesor në Universitetin e Korçës.

Kurse në dy raste të tjera, pronari i banesës në lartësinë një metër ka nxjerë vëllimin e dhomës sbalco mbi trotuarin, dhe ti që të mund të ndjekesh trotuarin duhet të kalosh i shtrirë barkas. Dhe asnjë institucion apo organ i Bashkisë së Qytetit nuk reagon dhe nuk i ndëshkon. Kjo gjë nuk ngjet në asnjë fshat të Europës dhe bile në asnjë majë mali. Kjo është kultura demokratike që mësuam këto 20 vjet. Dhe kërkojmë zgjedhje të pavjedhura, kur ne vjedhim çdo gjë...
 
Pe: Vjedhja e trotuarëve

Me vjen shume keq per keto gjera qe ndodhin ne Shqiperi sepse sic shkruhet me siper Europa ''e ka te shenjte hapsiren komunitare''.Por ne Shqiperi per aq kohe sa do te egzistoje pushteti i parase edhe i te fortit,nuk duhet te presim ndonje ndryshim te madh.
 
Pe: Vjedhja e trotuarëve

Une pervete e kam huazuar nja 20 m2 me te drejte kthimi :):)

eshte per te ardh keq vertet , personalisht kam qene pjese e asaj strukture qe perpiqej te ndalonte ose te minimizonte okupimin e hapesires se perbashket.
por me keqardhje dua te them se "ket koke kemi e kete feste do te mbajme"
sic thoshte gjyshi im "peshku eshte qelbur nga koka"

Kjo me siper nuk eshte gje perpara kesaj qe do tju tregoj, shkoni ne QSUT(qendra spitalore tirane Nene Tereza) aty jane dhene ambjentet per aktivitete private me qira per 99 vjete,skandal.........
gjelberimi dhe hapesira e nevojshme ne spital eshte zevendesuar me tavolina e karige, qebaptore e sufflaqtore e kudi une cfare.
[P.S po ne njefare menyre edhe qebaptoret duhen brenda spitalit se skane ku pijne e ku helmohen pacientet :):) ]
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vjedhja e trotuarëve

boooooooooh nuk behemi njerez ne joooo
 
Back
Top