"Vizita e Bush dhe historia jonë që s'ka lidhje me religjionet"

Bilderberg

Anëtar i ri
"Vizita e Bush dhe historia jonë që s'ka lidhje me religjionet"

Vizita e Mr. Bush ne vendin tone, tregon fare qarte aleancen e forte mes shqiptareve dhe amerikanve.
Link: "Vizita e Bush dhe historia jonë që s'ka lidhje me religjionet"



Arber Thesproti
Diel, 03 Qershor 2007 09:35:00





Vizita e Mr. Bush ne vendin tone, tregon fare qarte aleancen e forte mes shqiptareve dhe amerikanve. Amerika eshte nje nga shtetet me mike per ne dhe si e tille, Presidenti Bush duhet pritur sipas zakonit dhe tradites fisnike shqiptare. Bota e tere duhet ta shohe fare qarte kete ndjenje miqesie. Veç shqiptareve asnje s'di t'i nderoje kaq madherishem miqte e tij. Mire se vjen ne vendin tim Mr.Bush, je i mirepritur dhe bekuar qofsh ti dhe populli amerikan!

Tani dhe nja dy fjale, per ata qe s'lene raste pa i sherbyer propagandes se tyre mesjetare dhe që janë mërzitur se Bush na paska përcaktuar në intervistën e tij, si "popull mysliman që jeton në paqe". Shqiperia eshte nje shtet laik, ku tri fete, Muslimane, Ortodokse dhe Katolike "jetojne ne paqe e mirekuptim". Ata qe s'arrijne ta kuptojne dot kete, jane veçse disa dallkauke te fandaksur qe era e temjanit dhe shija e ashures ja u ka trullosur arsyen. Historia e shqiptareve nuk fillon me lindjen e Jezusit dhe as mbaron me kthimin e tij ne Toke. Pra, per hir te se vertetes: ne shqiptaret nuk kemi asnje lidhje gjaku e tradite, as me Meken dhe as me varrin e اifutit. Prandaj, ndalini ato thirrjet "kemi qene te krishtere" apo "kemi qenë myslimanë". Feja jone, e te pareve tane, eshte vetem paganizmi. Vetem rivleresimi i traditave tona te lashta do t'i bashkoje shqiptaret, kurse dogmat religjioze do na perçajnë me shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top