Vizioni 16-vjeçar i Elon Musk rikthen astronautët Amerikanë në hapësirë pas 9 vitesh

Teknologjia që ofron Musk do ti japë fund mbështetjes së NASA në raketat dhe kapsulat Ruse për të dërguar njerëzit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)-11ea-8055-0ae12e466049_image_hires_143406-730x410.jpg
Kompania private e themeluar prej Elon Musk SpaceX dërgoi për herë të parë dy astronautë të NASA në orbitë pas 9 vitesh.

Doug Hurley dhe Bob Behnken jo vetëm që testuan sistemin e ri të kapsulës hapësinore por gjithashtu janë pikënisje e një modeli të ri biznesi për NASA.
Agjencia nuk do të prodhojë më vetë makineri hapësinore por do të blejë shërbimin e ofruar prej SpaceX. Me këtë pritet që kompani të tjera përveç asaj të miliarderit Elon Musk të zgjerojnë tregun duke privatizuar kështu industrinë hapësinore.

Gjiganti i hapësirës ajrore Boeing gjithashtu ka një kontratë me NASA për misionet e agjencisë. Musk tha se u mbulua nga emocione teksa shikonte pajisjet dhe teknologjinë e tij të dërgonte njerëz në hapësirë.
“Mendoj se kjo është diçka që duhet tu zgjojë zemrën njerëzve dhe kujtdo që ka shpirtin e eksplorimit. Dhe Shtetet e Bashkuara janë distilimi i shpirtit të eksplorimit,” u tha ai reporterëve.
112567628_061705150_getty.jpg
Teknologjia që ofron Musk do ti japë fund mbështetjes së NASA në raketat dhe kapsulat Ruse për të dërguar njerëzit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Një gjë e tillë u theksua edhe nga vetë Presidenti Amerikan Donald Trump i cili shkoi në Florida për të parë lançimin. Liderët e kaluar e vendosën SHBA nën mëshirën e vendeve të huaja për të dërguar astronautët tanë në orbitë. Kjo nuk do të ndodhë më,” tha Ai. “Sot edhe njëherë jemi krenar për dërgimin e Amerikanëve në hapësirë me teknologjinë Amerikane.”
Meteorologët kishin parashikuar kushte të favorshme të motit 50:50 rreth Qendrës Hapësinore Kenedi në Florida por qendra e kontrollit rrëmbeu fatin duke lëshuar raketën në hapësirë nga porta e famshme 39A drejt në Atlantikun Verilindor.

112567761_061702703.jpg
Pas dy minutash e gjysmë në ajër pjesa fundor e raketës u rikthye në një anije ndërsa pas 6 minutash ekipi ishte në orbitë.
Hurley dhe Behnken do të mbërrijnë në hapësirë gjatë ditës së sotme. Ata do të testojnë disa pajisje dhe procedura në kapsulën e tyre madje duke bërë disa fluturime manuale.
Edhe pse kapsula Dragon mund të fluturojë e kontrolluar automatikisht drejt në Stacionin Hapësinor, ekipi i saj do të përgatitet për të gjitha skenaret madje edhe duke e drejtuar atë manualisht.
Dragon nuk ka një levë kontrolli dhe të gjitha komandat duhet të bëhen në një ekran me prekje. Një prej detyrave kryesore të ekipit ishte të emërtonin anijen në orbitë, një traditë e ndjekur nga astronautët Amerikanë që nga programi Merkur. Ata ja vunë emrin Endeavour.
112567629_061705189_afp.jpg
Doug Hurley tha se kishin zgjedhur ta quanin Endeavour (përpjekje në gjuhën Shqipe) për disa arsye dhe një prej tyre ishte se ky moment erdhi pas një përpjekje të jashtëzakonshme që NASA, SpaceX dhe SHBA kanë bërë për të rikthyer astronautët në hapësirë që prej mbylljes së programit në 2011.
Endeavour u quajt edhe anija e eksploruesit Britanik James Cook në udhëtimin e tij drejt Australisë në fund të shekullit 18.
ace_x_dragon_mission_profile_inf640-2x-nc-643x1024.png
Sesa kohë Hurley dhe Behnken do të qëndrojnë në Stacionin Hapësinor nuk dihet por mund të jetë mes 1 deri në 4 muaj. Partneriteti i NASA dhe SpaceX do të zgjerohet. Kompania ka një kontratë 2.6 miliardë dollarëshe për të dërguar në hapësirë 6 astronautë.
Shumë shpejtë 4 astronautë të tjerë do të fluturojnë në bordin e Dragon drejt hapësirës. Për SpaceX dita e Shtune shënoi një tjetër moment historik sepse është themeluar 18 vite më parë.

Krahas revolucionarizimit të objekteve hapësinore të cilat mund të përdoren disa herë, kompania synon të adoptojë një qasje tregu për fluturimet e njerëzve në hapësirë.
24554_space_x_dragon_capsule_inf640-2x-nc-496x1024.png
Vizioni i Elon Musk
Në 2004 Elon Musk u shpreh në një intervistë sesi do të mund të ndihmonte NASA duke shpalosur vizionin e tij.
“Ajo që kemi nisur ne të bëjmë do të jetë kritike për NASA,” mësohet të ketë thënë Musk gjatë një interviste në 2004.
U deshën 16 vite por Musk mbajti premtimin e tij.
Çfarë ne mund të bëjmë për NASA është të ulim koston e aksesit në hapësirë dhe të shfrytëzohet buxheti për të bërë gjëra më të mëdha.”
Duam të shkojmë në Hënë? Duam të shkojmë në Mars? Me buxhetin që NASA ka dhe koston do të ishte e pamundur. Prandaj mendoj se kompani si SpaceX janë jetike për NASA që të arrijë objektivin e saj.”
Gjatë intervistës në 2004 Musk tha se pjesë e vizionit të tij ishte jo vetëm dërgimi i satelitëve dhe kargos në hapësirë por edhe një biznes i ri. “Turizmi hapësinor dhe ky mendoj se ka për të qenë një prej motorëve kryesor të zgjerimit të misioneve hapësinore” sipas Musk.
Mendoj se jemi përpara një epoke të re eksplorimi e cila mbështetjen më të madhe do ta ketë tek kompanitë komerciale dhe jo qeveritë,” kishte thënë Musk në 2004.

PCWorld Albanian
 

Attachments

  • -11ea-8055-0ae12e466049_image_hires_143406-730x410.jpg
    -11ea-8055-0ae12e466049_image_hires_143406-730x410.jpg
    19.2 KB · Shikime: 0
  • 112567628_061705150_getty.jpg
    112567628_061705150_getty.jpg
    32.8 KB · Shikime: 0
  • 112567761_061702703.jpg
    112567761_061702703.jpg
    91.3 KB · Shikime: 0
  • 112567629_061705189_afp.jpg
    112567629_061705189_afp.jpg
    56.4 KB · Shikime: 0
  • ace_x_dragon_mission_profile_inf640-2x-nc-643x1024.png
    ace_x_dragon_mission_profile_inf640-2x-nc-643x1024.png
    375.5 KB · Shikime: 0
  • 24554_space_x_dragon_capsule_inf640-2x-nc-496x1024.png
    24554_space_x_dragon_capsule_inf640-2x-nc-496x1024.png
    399.3 KB · Shikime: 0
  • -11ea-8055-0ae12e466049_image_hires_143406-730x410.jpg
    -11ea-8055-0ae12e466049_image_hires_143406-730x410.jpg
    19.2 KB · Shikime: 0
  • 112567628_061705150_getty.jpg
    112567628_061705150_getty.jpg
    32.8 KB · Shikime: 0
  • 112567761_061702703.jpg
    112567761_061702703.jpg
    91.3 KB · Shikime: 0
  • 112567629_061705189_afp.jpg
    112567629_061705189_afp.jpg
    56.4 KB · Shikime: 0
  • ace_x_dragon_mission_profile_inf640-2x-nc-643x1024.png
    ace_x_dragon_mission_profile_inf640-2x-nc-643x1024.png
    375.5 KB · Shikime: 0
  • 24554_space_x_dragon_capsule_inf640-2x-nc-496x1024.png
    24554_space_x_dragon_capsule_inf640-2x-nc-496x1024.png
    399.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top