PRISHTINE - Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Fernando Gentilini përshëndeti progresin e bërë gjatë kësaj jave në axhendën Kosovë – BE dhe theksoi se dialogu për vizat do të fillojë së shpejti.
“Konkluzionet e Këshillit të aprovuara me 5 dhjetor dhe të cilat u miratuan plotësisht nga shefat e shteteve anëtare të BE-së më 9 dhjetor, paraqesin një hap të rëndësishëm përpara. Tani më është e qartë se dialogu për vizat do të fillojë dhe se Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave kur të plotësohen të gjitha kushtet. Përpos kësaj, Këshilli, po ashtu, ka vendosur të shqyrtojë një marrëveshje tregtare me Kosovën dhe të hapë programet e BE-së për Kosovën. BE-ja, po ashtu, pranon se anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës”, - thuhet në deklaratën e Gentilinit.
Përfaqësuesi special i BE-së thekson se është e rëndësishme që Kosova t’i dyfishojë përpjekjet e saj, të përqendrohet në adresimin e sfidave dhe shtyjë përpara proceset e reformave.
“ثshtë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të jetë konstruktive në dialog me Serbinë dhe në zbatimin e marrëveshjeve përkatëse”, - nënvizon Gentilini.
(er.nu/BalkanWeb)