Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Viti 2010 e gjen veriun e Kosovës të paintegruar

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Pajaziti: Qeveria e Kosovës do të jetë e kujdesshme dhe e matur në veprimet e saj karshi veriut dhe strukturave paralele në vend.

Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk janë të gatshme që me ndonjë ndërhyrje policore të shuajnë funksionimin e strukturave paralele në Kosovë, apo të mundësojnë shtrirjen autoritetit të tyre edhe në veri të vendit.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, edhe gjatë vitit 2010 Qeveria e Kosovës do të jetë e kujdesshme dhe e matur në veprimet e saj karshi veriut dhe strukturave paralele në vend. Qëndrim të ndryshëm nga ministri Pajaziti, të shtunën, kanë pasur zyrtarë të Presidencës së Kosovës. Ata kanë thënë për "Kohën Ditore" se ndërhyrja e policisë, nuk duhet mohuar si mundësi për shuarjen e strukturave paralele.

Vjosa Osmani, këshilltare e lartë ligjore e presidentit Fatmir Sejdiu, e ka vlerësuar funksionimin e strukturave paralele si shkelje e Kushtetutës së Kosovës, andaj, sipas saj, për shuarjen e këtyre strukturave, nuk duhet përjashtuar ndërhyrja e policisë.

Mirëpo, sipas ministrit Pajaziti ndërhyrja e policisë në shuarjen e strukturave paralele apo edhe në stabilizimin e situatës në veri të vendit, nuk është rruga që do të ndjekë Qeveria e Kosovës.

"Dëshiroj të them se rruga e zgjidhjes së telasheve atje do të jetë e kujdesshme. Ju e dini se ne kemi pasur një presion të publikut për mbylljen e zyrave të strukturave paralele edhe në pjesët e tjera të vendit. Ne kemi pasur disa herë plane të veçanta për mbylljen e atyre zyrave, dhe i kemi pasur edhe kapacitetet, por përherë kemi zgjedhur rrugë të tjera. Nuk kemi dashur asnjëherë që të ketë skena të dhunës. Nuk kemi dashur që dikush duke i shfrytëzuar pamjet e mundshme nga intervenimet tona të konstatoj se pohimet për Kosovën si vend i destabilizuar janë të vërteta", ka thënë për "Kohën Dritore" ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, sipas të cilit, për veprime të tilla institucionet e Kosovës preferojnë ta kenë edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë./koha/
 
Titulli: Viti 2010 e gjen veriun e Kosovës të paintegruar

me këtë gjeneratë politikanësh të korrupruar dhe të cilët si qëllim vetes ja kanë caktuar vetëm pasurimin me pasurinë e popullit, Integrimi i veriut të Kosovës nuk do të ndodhë as në 2050!
 
Titulli: Viti 2010 e gjen veriun e Kosovës të paintegruar

ndoshta per ju meti do ishte e mirseardhur qe te mos behet zgjedhje per mitrovicen deri ne 2050 .....................
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back