Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Kete temen e postova dhe ne faqen e Forumit ne facebook dhe pash goxha interes ne lidhje me denimin me vdekje ne Shqiperi
Rasti qe do ju sjell me posht eshte nje rast faktik i cili tregon se pse u aplikua denimi me vdekje ne Shqiperi.
Sa i rendesishem eshte opinioni i popullit i cili beri organizmat e shtetit te ndermernin kete vendim!
Por sot ky opinion nuk ka vlere fare.

Denimi me vdekje ne Shqiperi, per dy vllezerit nga Fieri ne vitin 1992.
69157_425049270889278_1588187158_n.jpg

Ky është dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, varje në në mes të qytetit. Kishte
8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshyar ende. Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh اuko nga
fshati Libofshë i Fierit dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt "Masakra e Libofshës".

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë kur dy vëllëzërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtepisë së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur. Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit. Varja u bë me 25 qershor 1992 (siç shihet në foto) në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t'u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

* * *

Si u vranë në mesnatë dy pleq, dy të rinj dhe një foshnjë

Sipas raportit të shënuar në policinë e Fierit mësohet se versioni i ngritur prej policisë së Fierit është i tillë: Pak pas mesnate, kur ora shënonte 00:45 minuta, në banesën e familjes Puto, autorët kanë hyrë nëpërmjet dhomës ku flinte vogëlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanë përthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanë hequr me mjeshtëri, me qëllim hyrjen në brendësi të banesës pa bërë zhurmë. Si fillim, pa kërkuar asnjë shpjegim, vrasësit kanë gjuajtur me një sëpatë mbi 30-vjeçarin Agim Puto, djali i vogël i familjes, që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar për afro 1 vit.

Më pas, vrasësit godasin po me sëpatë mbi bashkëshorten e Agimit, vetëm 25 vjeçe, e cila, sipas policisë, ka ndjerë zhurmat dhe ka dalë nga dhoma, por është qëlluar me sëpatë, duke vdekur me dorën mbi ballë, për t\‘u mbrojtur nga goditja.

Autorët, të pakënaqur me dy viktimat, lanë dhomën e çiftit të ri që vdiq dhe i drejtohen asaj të të moshuarve. Lidhin plakën Zenepen dhe përleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit për vdekjen e të moshuarit, ata i rikthehen sërish Zenepes.

Policia dyshon se vrasësit kanë ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qëllim që ajo të tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerë, që familja i kishte trashëguar, si dhe kursimet e të birit. Hezitimi i kësaj, si dhe lënia në dorë të vrasësve e valixhes së vetme me sende të shtrenjta, që babai i Zenepes kishte sjell përpara shumë vitesh nga Egjipti, ka bërë që vrasësit ta lënë në grahmat e fundit të jetës.

Qarja e foshnjës në mënyrë të vazhdueshme, bëri që autorët të shkojnë në dhomën ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikë në qafë i përdrodhën kokën.

Agimin e ditës pasardhëse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, që jetonte në shtëpinë ngjitur, hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e llahtarshme. Ai ka parë në fillim nënën, që ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirë në korridor, ndërsa në të gjithë banesën muret e tavanet ishin gjakosur. Zenepja vdes gjatë udhës për në spitalin e Fierit, rreth dy orë pas ngjarjes. Ndërsa vogëlushja tetëmuajshe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ekspertizat mjeko-ligjore të asaj kohe, të cilat janë dokumentuar të gjitha, kanë nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqën në vend pas goditjes. Ndërkohë, policia saktësoi se katër viktimat me moshë të madhe, përjashto vogëlushen tetëmuajshe, kishin shenjën e thellë të goditjes me sëpatë në mes të ballit. Kjo nuk u arrit kurrë të shpjegohej prej organeve policore.

Qetësimi që erdhi prej litarit

Varja në litar e dy vëllezërve nga Libofsha shënoi të fundit ekzekutim të dënimeve me vdekje në Shqipëri. Ky dënim u kundërshtua fort nga organizmat ndërkombëtarë, por gjeti mbështetje në opinionin vendas. Në atë kohë kur po ndryshonte rendi shoqëror, në të gjithë vendin u gjallëruan dhjetëra banda kriminale, që kryesisht merreshin me vjedhje, por që shpesh e më shpesh shkaktonin viktima. Masakra e Libofshës, me pamjet rrëqethëse të vendngjarjes, të transmetuara nga televizioni shtetëror, ishte pa dyshim më tronditësja që kishte parë ndonjëherë publiku shqiptar, i pamësuar me kronikat e zeza. Nëse për këtë ngjarje nuk do të kishte një reagim të shpejtë, kriminelët në të gjithë vendin do të merrnin hov. Për këtë arsye, autoritetet e kohës kërkuan nga organet e drejtësisë, që ishin ende të varura nga pushteti qendror, për të gjetur dhe dënuar sa më shpejt autorët e krimit. Ashtu u bë. Brenda 24 ditëve gjithçka mori fund. Njerëzit që u dënuan me varje në litar nuk patën kohë të ankoheshin. Por ekzekutimi me metodat e komunizmit, në mes të qytetit, pati efektin që prisnin drejtuesit e shtetit. Krimi në të gjithë vendin u tulat dhe iu desh kohë të rizgjohej.
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Për këtë arsye, autoritetet e kohës kërkuan nga organet e drejtësisë, që ishin ende të varura nga pushteti qendror, për të gjetur dhe dënuar sa më shpejt autorët e krimit. Ashtu u bë. Brenda 24 ditëve gjithçka mori fund. Njerëzit që u dënuan me varje në litar nuk patën kohë të ankoheshin. Por ekzekutimi me metodat e komunizmit, në mes të qytetit, pati efektin që prisnin drejtuesit e shtetit. Krimi në të gjithë vendin u tulat dhe iu desh kohë të rizgjohej.

Nuk dua te paragjykoje mbi krimin qe per mua eshte nje krim makaber. Nukdua te gjykoje as mbi vendimin sepse ne ate kohe kishte denim me vdekje edhe pse une jam kunder denimit me vdekje.

Koha e marrjes se vendimit le shume per te deshiruar edhe per vendet qe kan mjetet me moderne dhe me te sofistikuara te kriminalistikes dhe forenzikes. Pra, koha eshte shume e shkrurter ne radhe te pare dhe mosdhenja e drejtes ankimore eshte shume absurde. Te dy keto lejne gjera per te dyshuar se edhe munde te kene gabuar organet e drejtesise. Aq me shume lind dyshimi kur eshte ne pyetje viti 1992 dhe veq se institucionet ishin luhatur.
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Te mbytesh nje foshnje ! pak po me duket qe i kan bere !!! duhej ndonje tortur e madhe te ju behej ketyre..
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Me kujtohet kjo ngjarje..........

se di si mund te rrine njerzit si ne teater tek u merret jeta 2 njerezve........

Edhe nese do egzistonte denimi me vdekje sjam per nje Show, ne asnje menyre.
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Ky asht denim i cili do te bente,cdo kriminel te mendohet perpara se te bente gjera te tilla si vrasje plackitje me dhune etj etj
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Kto kan marr denimin e merituar.
Me ben pershtypje foto,shikoni femije,adoleshent,mosha te reja qe shikojn...
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

nese do ishte ky ligj akoma njerezit sdo te vrisnin njerez vec per pese para te qelbura...jam per ligjin me vdekje...kte gje e kane pasur pak...
 
Pe: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Në radhë të turmës, po shoh fëmijë, etj... a thua mandej kanë
bërë gjumë të qetë?
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

ka raste qe zbatimi i ligjit dhe vedimet gjyqesore nuk perputhen me ndjenjen e drejtesis qe lind ne cdo njeri te thejshte kur degjon per nje krim
ne kete rast ndjenja e drejtesis perputhet plotesisht dhe me vendimin e gjykates dhe zbatimi i denimit ne shfaqje te hapur ndoshta imponohej nga gjendja e shqiperis se atehershme
edhe pse jam kunder denimit me vdekje, ka raste qe edhe nje denim i tille te duket pak per te qetesuar sadopak dhimbjen qe mund te ndjeje dikush
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Ajo foto eshte horor, dhe u be hera e 2 qe u publikua ne forum....Mbase do ishte me mire, ta vini si link, apo si imazh te vogel, e kush ka deshire ta shikoj, mund ta zmadhoj!

Varja u bë me 25 qershor 1992 (siç shihet në foto) në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t'u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

Cfare fitoj shteti apo drejtesi me kete? A i kthehu jeten atyre qe iken? A i beri keta te 2 te vuajne me shume? A sndodhin me krime mbas ketij denimi?

Me vdekje nuk zgjidh gje.... Ai qe vdes nuk e "paguan" gabimin.
 
Pe: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Keta lloj vdekjesh sme pelqejne,aq me teper ne publik...Besoj edhe krimineli me i madh duhet te kete nje ''intimitet'' ne vdekjen e tij...Se kuptoj akoma ku qendron bukuria e ketyre pamjeve duke i dal shpirti tjetrit ne ate menyre...Nese nuk ekziston mundesia te vdesin ne shtrat si shumica te pakten te respektohen si kufoma,viktima a ku di une...
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Histori e vjetër kjo thënë e stërthënë me mijëra herë..
Aq mirë kanë bërë sa iu lumtë dora..
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

pas 90 me sa di une eshte e para dhe e fundit e ketyre ekzekutimeve publike.............
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Shjetesia e marrjes se vendimit le hapur mundesin qe kryesit e vepres munde te kene qene krejtesisht dikush tjeter, ndoshta edhe dikush qe ne ate kohe kishte fuqi politike e shtetrore.
 
Titulli: Viti 1992,ja pse u ekzekutuan me vdekje 2 vllezerit nga Fieri

Denim me merit eshte ky cfar ken mendu keta te vrasin dhe tjen ne liri .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top