Vitamina D zhvillon mendjen

! - !

Once upon a time...
Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen nga nje numer semundjesh qe lidhen me moshen, si kanceri, semundje te zemres dhe goditje ne tru.

Shkencetaret kane zbuluar kohet e fundit se niveli i ulet i vitamines D mund te shoqerohet me nje rrezik me te larte per degradim mendor.

Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne shendetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerez ne mbare boten nuk kane nivele te mjaftueshme te vitamines D.

Sipas nje studimi te ri nga shkencetaret ne Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshem i vitamines D mund te jete nje shenje e hereshme paralajmerimi per rrezikun e prekjes nga demenca. Ne studim u perfshine 850 persona te moshes 65 vec e siper.

Ne krahasim me ata qe kishin nivele te mjaftueshme vitamine D, personat te cilet kishin mungesa te medha te kesaj vitamine kishin 60 per qind me shume gjasa per te perjetuar renie te konsiderueshme mendore, dhe 31 per qind me shume gjasa per patur veshtiresi per te menduar.

Vitamina D perftohet natyrshem, kur lekura bie ne kontakt me rrezet e diellit. Lekura e njerezve te moshuar eshte me pak e afte per te prodhuar vitamine te nevojeshme. Demenca apo humbja e kujteses eshte e zakonshme tek te moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa per parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autoret thone se studime te tjera jane te nevojeshme rreth lidhjes midis vitamines D dhe demences, me shprese per te gjetur metoda me te mira per parandalimin e semundjes.


keshilla.net
 
Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për diabet !



Vitamina D prodhohet në organizëm pas ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, por kjo vitaminë është e pranishme edhe në disa ushqime si ne veze dhe peshq.Roli kryesor i kësaj vitamine është forcimi i eshtrave.

Nivelet më të ulëta të vitaminës D në gjak lidhen me një rrezik më të madh nga paraqitja e diabetit, thonë shkencëtarët australianë.

Pas përcjelljes të më shumë se 5.000 njerëzve për 5 vjet, kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se, personat me nivele më të ulëta të vitaminës D në gjak, janë për 57% më të rrezikuar nga paraqitja e diabetit të tipit II, krahasuar me njerëzit që kanë nivele normale të kësaj vitamine.

"Studimet e ngjashme me studimin tonë kanë sugjeruar se, për ta zvogëluar rrezikun nga paraqitja e diabetit të tipit II, nevojiten sasi më të mëdha të vitaminës D, sesa që kërkohen për ta ruajtur shëndetin e eshtrave", ka deklaruar udhëheqësja e studimit, Dr. Claudia Gagnon, nga Universiteti i Melburnit në Australi.



Instituti australian për mjekësi preferon që të rriturit të marrin rreth 600 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D në ditë, në mënyrë që niveli i kësaj vitamine në gjak të jetë optimal.

Studimet e mëparshme kanë treguar edhe se, vitamina D, mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.//albeu.com//
 
Last edited by a moderator:
Back
Top