Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vitamina D për jetë të gjatë

Marrja e lëndëve që përmbajnë vitaminë D, mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më shumë, thuhet në një studim më të ri. Por, nuk është ende e qartë saktësisht se si vepron vitamina D.

Shiko fotografinë 1729739

Ky lajm i ri vjen në një kohë kur vitamina D është dëshmuar edhe si e dobishme tek ulja e rrezikut nga disa kancer dhe disa sëmundje tjera tek të moshuarit.

Vitamina D krijohet pasi që trupi i ekspozohet rrezeve të diellit. Vitamina D, po ashtu, është gjetur në disa ushqime, përfshirë këtu peshqit dhe disa ushqime të pasura, por edhe disa produkte të qumështit dhe drithëra.

Madje, disa ekspertë thonë se mungesa e vitaminës D është shumë e shpeshtë dhe këshillojnë se sasia e nevojshme e vitaminës D e rekomanduar deri tani, është shumë e ulët.

18 studimet më të reja mbi vitaminën D, kanë analizuar shkallën e vdekshmërisë. Më shumë se 57 mijë të rritur kanë marrë pjesë në këto studime. Shumica prej tyre kanë qenë të moshuar, “të dobët”, me nivel të ulur të vitaminës D në gjak. Pjesëmarrësit janë këshilluar të përdorin lëndë ndihmëse me vitaminë D, ose placebo (bar pa efekt), që nuk ka përmbajtur vitaminë D.

Megjithëse, studimet janë zhvilluar të ndara, mesatarisht pjesëmarrësit janë analizuar për rreth 6 vjet. Gjatë asaj kohe, 4.777 pjesëmarrës kanë vdekur nga ndonjë shkak.

Por, njerëzit që kanë konsumuar vitaminë D shtesë gjatë studimit, kanë qenë 7% më pak të prirë të vdesin. Arsyeja e vërtetë e uljes së shkallës së vdekshmërisë nuk është e qartë, dhe studiuesit nuk kanë rekomanduar ende ndonjë dozë specifike të vitaminës D.

Studiuesit këshillojnë studime më të shumta mbi dobitë e vitaminës D. Ata thonë “roli i ekspozimit të paktë në diell, pasurimit të ushqimit me vitaminë D dhe dozave më të larta të preparateve shtesë të vitaminës D tek të rriturit, janë çështje që duhet të debatohen”.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back