Virtualja nuk eshte me shaka!!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Virtualja nuk eshte me shaka, ai eshte nje nevoje, nje realitet yni i tere i shprehur ne vargje, dhe vargjet jo rralle, por gjithnje flasin dhe shprehin mu shpirtin tone, flasin dhe shprehin ate cfare ndjejme brenda, flasin dhe shprehin vet-veten tone. Pra virtualiteti nuk eshte gje tjeter pos nje kiterr 123 qe vjen nga realja permes shkronjash ne nje format tjeter, pra ne nje format te shkruar nga mendja dhe shpirti i tij, jo rralle, me tere pafajesine e tij dhe me tere dijenin e tij duke ndertuar veten dhe duke treguar dhe shprehur veten se kush realisht eshte.
Dhe kur kthehesh ne retrospektive dhe shikon gjurmen tende e shef vetveten dhe i ve gishtin kokes dhe ndalesh e mendon. Do te ishte mire qe gjate ketij meditimi, te trondiseshe sa me pak me veten apo ta gjeshe veten sa me shume. Ne fakt do te ishte e t’merrshme, e pafalshme, nese i ve gishtin kokes dhe harron se kush eshte nicku yt dhe fillon te mos e njohesh as brendesine tende, te talleshe me te, te zgerdhiheshe me te e te vije ne konludimin se ky fare torollaku paska rreshqitur me reaalitetin. Pra do te ishte mjeruese nese e kupton se sa realishte e ke genjyer veten. Ne fakt ta genjeshe veten eshte budallalleku me i madhe qe munde ti servosh vetes, pra eshte nje ikje nga vetvetja, nje humbje e vetvetes.

Ne tere kete jete virtuale (per mua reale e ju munde ta quani si te doni) u beme nje , imun, te varur e te pavarur, te vjerrur e te ngulfatur, ne caste dhe varshmeri ndrronim miqesi me armiqesi ,armiqesi me miqesi mendimesh , te vjetrit antare i sypozonim per te rinje e te rinjet i akuzonim per te vjeter, rrahem mendime nga me te ndryshme drejt problemeve qe e kan munduar kete glob qe nga kur eshte krijuar, deri sa ne fund, siq ndodhe pas cdo karnevali bien maskat dhe opa…….

Ne fakt, ne fund te cdo karnevali, njeriu si qenie humane, nuk durohet qe kur ve koken ne jastek te mos mendohet ca mbi te berat dhe te paberat, mbi deshirat dhe mundesite, mbi te arriturat dhe dobesite……., epo dhe jeta eshte e tille, ngase nuk eshte nje fushe me lule, porn je fushe me therra e me lule tek e tuk.

Ne tere kete karneval, une them te drejten, jo rralle jam ndjere i zhgenjyer. Jo me JU, se realisht nuk prisja asnje gje nga JU, por jam zhgenjyer me veten, pra me burrerine time te lige.
Dhe gjate tere kesaj kohe, kjo burreria ime, qe paskesh qene kaq e lige: njohu te miren dhe te keqen, rrezimin dhe ngritjen, hidherimin dhe lotin, njohu mendimin e thene dhe te pa thene, ikjen dhe afrimin, diellin dhe acarin, mjaltin dhe pelimin, lirine dhe roberine e cfare nuk ndjeu. Pra ndjeu te gjitha ato qe mua, si personalitet i dobet, me ndodhin edhe ne jeten reale. Dhe pse mos te jem ndjere i dobet, pra burre i lige.
Ne kete sens dhe ne tere karneval ua kam pasur ‘’lakmi’’ njerezve per lumturine e tyre te gjithmonshme dhe te gjithanshme: Si e kane ndertuar, si e kane gjetur, si e kane shijuar dhe si arrijne ta mbajne??? Se paku kshu e kam kuptuar nga shkrimet une.
Pra ne tere karneval maskash, ajo qe i uroje vetes eshte qe mos te kem bere gabimin e dyte pas gabimit te pare(pas ligesise se te qenit burre), pra te kem gabuar ne leximin aty mes rreshtave. Nga jeta kam kuptuar se drita dhe erresira dhe e bardha dhe e zeza jane moter e vella. Pra a dmth. kjo se mes tere atyre rreshtave per glorifikim lumturish te kete pasur erresire te pa fund!
Pra, uroje, te kem gabuar, une, edhe ne kete dreq perceptim nder rreshtor!? Perdryshe do e kemi genjyer veten qe te gjithe dhe besoje ju e kuptoni se sa e demshme eshte te genjesh veten!!!
 
Titulli: Virtualja nuk eshte me shaka!!

Por dhe me e marr seriozisht nuk eshte.

Virtualja eshte nje pjese fake/genjeshter e realitetit ku secili prej nesh "arratiset" per te dale pertej kornizave stilit te jetes,deshirave dhe realitetit te perditshem qe kemi.

Nuk mund te zhgenjehesh nga genjeshtra pasi je koshient qe eshte dicka jo e vertete.
 
Titulli: Virtualja nuk eshte me shaka!!

Kiterr tani e lexova kete shkrime tendin,me kish marre malli te lexoj te tilla analiza nga ty.

S"kam dicka per te shtuar per pos asaj qe ju keni shkruar me siper.
Por nje shprehje po them dhe une;

-Te jesh vetevetja i detyrohesh vetes,mjere ai/ajo qe se kupton kete gje,qofte reale apo virtuale ajo qe bejme shprehim dhe veprojme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top