Viktimat e policit Taku

Arfenilla

Themelues i Forumit
Burra grupe- grupe shihen nëpër lagjet e fshatit Bradash të Podujevës, tek mblidhen dhe shkojnë në një drejtim, në shtëpinë e familjes Hasani për të marrë pjesë në ngushëllime dhe në varrimin e dy bijve të kësaj familjeje, Sokolit 29 vjeçar dhe Mujës 27 vjeçar.
Dy vëllezërit, bijtë e vetëm të Fehmi Hasanit, ndërruan jetë një ditë më parë në një aksident në fshatin Peran, si pasojë e përplasjes me një veturë të forcave të policisë, e cila dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin.


timthumb.php

Kuja e grave dëgjohet që larg ende pa arritur mirë tek shtëpia e Hasanëve. Atyre iu qëndron në krye motra e vetme e dy vëllezërve, Merita, për të pritur ato që vijnë për kryeshëndosh.

Sado që mundohet ta mbajë veten, ajo ngrihet në këmbë vetëm me përkrahjen e grave tjera që e mbajnë nga të dy krahët dhe e ndihmojnë.

Ajo duhet të mbledhë forcat edhe më shumë dhe të tregohet mikpritëse ndaj grave të fisit dhe më gjerë, sidomos në mungesë të kryefamiljares Elfates, e cila gjendet e shtirë në gjendje kome në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës(QKUK), derisa bijtë e vetëm po i varrosen.

Në gjendje të rëndë është dhe miku i Sokolit, 25 vjeçari Fidaim Abazi, që në momentin e aksidentit gjendej në veturë. Po ashtu i shtrirë në QKUK për trajtim gjendet dhe babai i dy viktimave, Fehmi Hasani, me gjymtyrë të thyera dhe mushkëri të dëmtuara.

Babai lë spitalin për t’i varrosur djemtë

Që të pestët ndodheshin në veturën “Golf 3”, kur u ndeshën me veturën “Toyota” të Policisë. Pavarësisht gjendjes së rëndë, Fehmiu nën kujdesin mjekësor ka vendosur të vijë në varrimin e djemve dhe të jetë pranë mashkullit të vetëm mbetur të familjes, djalit tre vjet e gjysmë të Sokolit, si dhe dy vajzave të tij, njëra shtatë vjeç e tjera vetëm një vjeçare. Kuja e grave dëgjohet deri tek shtëpia tjetër, ku po priten burrat dhe jehon më shumë kur gratë shkojnë për kryeshëndosh tek gruaja e Mujës, me të cilin u martua para pesë muajsh dhe tani mban në bark fëmijën e tij tremuajsh.

Vëllezër, axhallarë e kushërinj, janë ndarë në dy grupe, dikush të presë ata që vijnë për ngushëllime, e të tjerët në QKUK me pak shpresa se dhe anëtarë tjerë të familjes do t’i mbijetojnë aksidentit. Përderisa në anën tjetër tre policët që gjendeshin në veturën zyrtare të policisë në momentin e aksidentit, nga policia nuk është deklaruar për gjendje të keqësuar të tyre shëndetësore.

Policia e Kosovës vetëm se ka konfirmuar se në aksident është përfshirë një veturë zyrtare e tyre, por nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti, kush janë policët e involvuar dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.

Familjarët: Polici shkaktoi aksidente tjera me fatalitet

Në familjen Hasani ka arritur emri i policit që në çastet e aksidentit po drejtonte timonin e veturës së Policisë. Emin dhe Bashkim Hasani, djemtë e axhës së Sokolit dhe Mujës, thonë se polici që e shkaktoi aksidentin me fatalitet është Sabri Ferati, që njihet dhe me nofkën Taku.

Madje, sipas tyre, nuk e ka shkaktuar vetëm këtë aksident me fatalitet, mirëpo ai është i njohur edhe për aksidente tjera me përfundim fatal.

Bashkim Hasani thotë se polici Taku ka shkaktuar aksident dhe në fshatin Llozhan, Sibofc, dhe një tjetër.
“Ne na konfirmuan emrin se ai ka qenë duke vozitur, krejt Podujeva din për të, ai ka shkaktuar dhe aksidente tjera që kanë përfunduar me vdekje dhe ka vazhduar të jetë ende polic”, thotë ai. Ndërsa Zeqir Hasani, axha i dy viktimave, thekson se familja ka zi dhe posa të përfundojë e pamja ky rast nuk do të mbyllet me kaq.

“Ne do të kërkojmë edhe me avokat të dalin në shesh fajtorët që shkaktuan vdekjen dhe të marrin dënimin meritor, sidomos polici që për herë të katërt shkaktoi aksidentin dhe ne kemi informata për të që ka shkaktuar dhe aksidente tjera . Policia po iu ikin seneve, ne do të shkojmë me avokat. Policia është kah i merr lejet falco”, thotë Zeqiri, që si burrë mundohet të tregohet i fortë dhe të mbajë lotët, por këtë forcë nuk e kanë dhe burrat tjerë të familjes.

Shtëpia po mbyllet

Emin Hasani thotë se ky aksident ka ndodhur, po mbyllet shtëpia e axhës së tij.

“Dhe axha dhe gruaja e axhës dhe miku janë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dimë nëse dhe ata do të mbijetojnë”, thotë ai duke akuzuar policin se kishte hyrë në tejkalim.

Këtë brengë kanë dhe anëtarët tjetër të familjes, se policia nuk priti, por hyri në tejkalim dhe shkaktoi vdekjen e të afërmeve të tyre. “E di si jepet ndihma e parë. Unë jam ushtar i FSK-së , ndihmën e parë ua kanë dhënë banorët përreth, ata e kanë prerë veturën që ta nxjerrin sidomos gruan e axhës. Së pari janë marrë dhe dërguar në emergjencë policët që ishin veç të grithur dhe jo tanët që disa kishin vdekur e disa ishin në prag të vdekjes”.

Sipas tij, nëse ndihma e parë do t’iu jepej me kohë, ekziston mundësia që familjarët të kishin shpëtuar.

Policia hesht !

Gazeta ka provuar të kontaktojë me të gjitha njësitë kompetente të Policisë lidhur me rastin, ndërsa asnjë zyrtar policor nuk ka qenë në gjendje të japë më shumë detaje rreth rastit, por janë shprehur të rezervuar duke deleguar dhe përgjegjësinë nga njëri njësit tek tjetri.

Në stacionin policor të Podujevës nuk është gjendur në zyrë komandanti i saj Isak Ejupi, me arsyetimin se ndodhet në seminar, ndërsa togerja Valbona Blakqori, sipas policëve në recepcion ndodhej në zyrë, por nuk mund të fliste për aksidentin me arsyetimin se për këtë është i thirrur të japë deklaratë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Edhe pse nga gazetarët ajo nuk u informua se për çfarë rasti ishte i interesuar “Zëri” ta kontaktonte komandant Ejupin, ajo iu referua rastit të aksidentit.

Baki Kelani për gazetën ka thënë se krejt çka mund të konfirmojë është se ka ndodhur aksidenti, ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë e tipit “Toyota”, dhe tre zyrtarë të policisë së Kosovës. Ai nuk ka dhënë emrat e policëve të përfshirë në aksident dhe gjithashtu e ka vënë në dyshim se kush ishte shkaktari i aksidentit.

“Ndërsa kush e ka shkaktuar aksidentin ende nuk dihet, këtë janë duke e hetuar zyrtarët e komunikacionit rrugor, ku njësiti përkatës i ka bërë matjet”, ka thënë Kelani.

Për detaje tjera, ai ka dhënë si adresë drejtorin e Komunikacionit Rrugor që ka emrat e policëve të përfshirë në aksident, por ka refuzuar të japë kontaktet, apo deklarojë se kush është përgjegjësi i tyre.

Gazeta ka provuar të kontaktojë Inspektoratin Policor, ku personi në numrin kujdestar është shprehur se nuk ka lidhje me rastin dhe se ka rekomanduar të kontaktohet Arbër Beka.

Ky i fundit ka thënë për “Zërin” se janë të informuar për rastin, dhe se zyrtarët e inspektoratit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes të enjten mbrëma pas aksidentit që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës. I pyetur nga gazeta se familjarët akuzojnë policin Ferati se ka shkaktuar edhe aksidente tjera me fatalitet, Beka është përgjigjur:“ Dëgjo. Ne jemi në një konferencë në Prizren dhe krejt çka mund të konfirmoj zyrtarisht është se zyrtarët e Inspektoratit Policor kanë dalë në vendin e ngjarjes mbrëmë, në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës”.

Gazeta për këtë çështje nuk ka marrë përgjigje as nga shefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Fitim Shishani, me të cilin ka provuar të kontaktojë me telefon edhe nëpërmjet postës elektronike.zeri
 
Titulli: Viktimat e policit Taku

Shtet i marum me skeleta qeveri me bari ,polici me dy dite shkolle,nje presidente ne raste mortje duartroket welcome in my country
 
Titulli: Viktimat e policit Taku

Zi i madh paska ra n'kyt Shpi Ngushellime familjes Zoti i dhasht forc e kivet.
 
Titulli: Viktimat e policit Taku


Sa rast i veshtirë...

Më vjen keq per ta...
 
Titulli: Viktimat e policit Taku

Ngushellime familjes
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top