Viktimat e Barcelonës, të gjithë janë turistë

Viktimat e Barcelonës, të gjithë janë turistë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Bruno Gulotta, 35 vjeç, u përplas nga furgoni i vdekjes në Barcelonë përpara syve të dy fëmijëve të tij. Eksperti italian i marketingut, i apasionuar edhe pas kulinarisë, ishte në Barcelonë për pushime me familjen. E shoqja e pa e tmerruar të gjithë skenën.

Tre prej 13 të vdekurve në “Las Ramblas” ishin shtetas gjermanë, sipas televizionit publik “ZDF”. “Spiegel Online” ndërkohë e shtrin në 16 shtete, gamën e personave të prekur nga atentati: Franca, Holanda, Belgjika, Italia, Irlanda, Greqia, Hungaria, Rumania, Maqedonia, Algjeria, Argjentina, Venezuela, Peruja, Kuba, Australia e Kina.

Holandezja Elke V., 44 vjeç, punonjëse e shërbimit postar ishte duke vizituar qytetin spanjoll bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët, 11 dhe 14 vjeç. “Las Ramblas” njihet si zonë shumë e frekuentuar nga turistët.

Përkthyes të shumtë janë mobilizuar nga autoritetet spanjolle për të lehtësuar komunikimin me të plagosurit e shtruar në spital, ndërsa po përpiqen ende të saktësojnë sesa persona mund të kenë humbur.

Për momentin nuk ka ende asnjë gjurmë nga një shtetas kolumbian, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Nga të dhënat zyrtare rezulton se 26 qytetarë francezë janë lënduar nga sulmi në Barcelonë. 11 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Kjo është arsyeja që shtyu ministrin e Jashtëm të Francës, Jean Yves le Drian të heqë dorë nga çdo angazhim tjetër, e të niset drejt Spanjës për t’u takuar me bashkëkombasit e përfshirë në atentat. Në mesin e të vdekurve janë edhe një burrë e një fëmijë spanjoll, mes të cilëve besohet të ketë lidhje fisnore.

/ Top Channel
 
Spanjë, parandalohet sulmi i dytë. Vriten 5 terroristë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Policia spanjolle arriti të ndalojë një sulm të dytë me makinë, pas episodit tragjik të Barcelonës. Efektivët ekzekutuan 5 sulmuesit në qytetin Cambrils, të cilët sipas autoriteteve vendase të sigurisë mbanin në trup breza me eksplozivë.

Zyrtarët mendojnë se ka një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve dhe shpërthimit në një shtëpi të Alcanarit mbrëmjen e së mërkurës, ku mbeti i vrarë një person. Banorët e saj, nga sa pohoi shefi i policisë spanjolle, Josep Lluis Trapero, kanë qenë sipas gjasave duke përgatitur një “bombë artizanale”.

Një prej 7 të plagosurve në Cambril, një grua e lënduar rëndë ndërroi jetë më vonë, duke e çuar në 14 bilancin e jetëve të humbura nga të dy atentatet që tronditën Spanjën e mbarë kontinentin e vjetër. Makina e lëshuar drejt një grupi njerëzish në shëtitoren e plazhit të këtij qyteti, më pas u përmbys dhe agresorët u gjendën përballë plumbave të policisë, që arriti kështu të shmangë më të keqen.

Drama e Las Ramblas zor se mund të parandalohej. Kërkimet për shoferin e mikrobusit të përdorur në sulmin e Barcelonës, i cili është larguar nga vendngjarja në këmbë, po vazhdojnë.

Dokumentet e Driss Oubakir ishin çelësi për marrjen me qira të furgonit të tragjedisë. Disa raporte në mediet lokale lanë më herët të kuptohej se i riu te të 20-at, i lindur në Marok, kontaktoi me autoritetet duke u shpjeguar se nuk ka asnjë lidhje me sulmuesit dhe se dokumentet ia kishin vjedhur.

Shtypi vendas, megjithatë, nxjerr fakte të tjera, sipas të cilave në timon mund të ketë qenë vëllai i vogël i tij, 18-vjeçari Moussa Oukabir, ndërsa shpjegon se vëllezërit kishin dyshtetësi: spanjolle dhe marokene.

Përgjegjësinë e ngjarjes në Las Ramblas e mori Shteti Islamik, që përmes një deklarate të shkurtër, të përcjellë nga agjencia e tij e lajmeve “Amaq”, sqaronte se sulmi ishte ndërmarrë nga ushtarët e vet, pa dhënë prova të mëtejshme apo detaje në mbështetje të këtij pretendimi.

Barcelona është qyteti më i fundit europian i përballur me trendin e tmerrshëm në rritje të goditjes së njerëzve me makina e kamionë. Sulmet e kësaj natyre mbi të ashtuquajturat “shënjestra të buta” nisën vitin e kaluar në Nicë të Francës, vazhduan me atë në tregun e Krishtlindjes në Berlin dhe më pas goditjet në “Westminster” dhe urën e Londrës.

Kryeministri spanjoll shpalli 3 ditë zije kombëtare dhe një minutë heshtjeje u mbajt mesditën e së premtes në nder të viktimave.

/ Top Channel

1503038898_kambrils1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top