Viktima e re e hakerëve shqiptarë: uebfaqja e demokratëve të rinj serbë

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Ndonëse është e diel, ditë të cilën shumëkush e sheh si ditë pushimi, ka të atillë që kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë për ta sulmuar hiç më pak e hiç më shumë se uebfaqen zyrtare të një partie politike serbe.
Grupi i hakerëve “Ethnic Albanian Hackers” gjatë ditës së sotme ka sulmuar uebfaqen e Partisë Demokratike për Një Serbi të Re dhe kjo faqe në këto momente ende e ka të njëjtën pamje që e ka pasur në momentin kur është bërë shpartallimi: në të shihet harta e të gjitha trojeve që banohen etnikisht me shumicë shqiptare, si dhe djathtas kësaj harte ndodhet numri 99 që tregon për numrin e viteve që kanë kaluar qysh kur është bërë shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar. Poshtë kësaj ndodhen nofkat e pjesëmarrësve në sulm: neTw0rk-c00d3R, UnikHacker, Cold TrojaN, AcK3rMan, CraueeR, bLacKc00d3r, BadMan, MuLTi-Acidi dhe aLphabeT.
Ajo që është interesante të theksohet është porosia e lënë në gjuhën shqipe drejtuar partisë viktimë të sulmuar (po e citojmë në formën origjinale ashtu siç vendosur në faqen serbe):
Serbi , shpresojme qe nje dite do ti harroni keto gjera primitive qe i beni ju , mirepo siq thote nje fjale e urte popullore ” Ujku qimen e ndrron Zanatin se harron ” , dhe kjo vlen pikerisht per juve sepse 1 Millosheviq ka shkuar kan mbetur shume millosheviqa ne Serbi .Ju ende jetoni me endrren qe nje dite do te mund ta ktheni “KOSOVEN”nen kontrollin tuaj mirepo kjo nuk do te realizohet kurre , mirepo as edhe Mitrovicen nuk do te mund ta ndani nga Kosova , sepse po te behet fjale per ndarje atehere edhe ne do ti kerkojme PJESET tona qe na jane marre dhe ne afro 6 shtete ka nga nje MITROVIC .
Jena nje komb qe s’dina mu nda , Shqiperi ETNIKE tjeter nuk ka .

Ky sulm paraqet sulmin e dytë të kryer nga shqiptarët me qëllim të mbrojtjes së tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës. Sulmin e parë të kësaj jave është bërë kundër uebfaqes zyrtare të Radiotelevizionit rus.(PC World Albanian)
 

Attachments

  • Albania-29.11.jpg
    Albania-29.11.jpg
    55.6 KB · Shikime: 2
Titulli: Viktima e re e hakerëve shqiptarë: uebfaqja e demokratëve të rinj serbë

E bukur motoja e hakerave ....
 
Pe: Viktima e re e hakerëve shqiptarë: uebfaqja e demokratëve të rinj serbë

Ec aty ........
 
Back
Top