Ado
FISEBILIL-LAH
Shënohet viktima e parë shqiptare nga gripi i derrit. Ai është 25 vjeçari Jani Metushi i cili prej vitesh jetonte me dokumente të rregullta në shtetin helen.
Emigranti shqiptar kurohej në gjendje të rëndë që prej datës 19 gusht në spitalin Evangjelizmo të Athinës. Ai ishte infektuar nga gripi i derrit gjatë pushimeve në ishullin Paros të Greqisë.
Pas kësaj, i riu ka shfaqur shenja si vështirësi në frymëmarrje dhe është konstatuar se ky virus i ka shkaktuar pneumoni të rëndë në mushkëri.
Gjendja e Jani Metushit është rënduar edhe me pasi prej kohësh vuante nga probleme kardiake madje kishte vendosur edhe aparat për aritminë në zemër.
Prekja nga gripi i derrit i shkaktoi 25 vjeçarit komplikacione, midis tyre në orët e fundit edhe mosfunksionim e shumë organeve me pasojë vdekjen e tij. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi A/H1N1 në Greqi ka arritur në gati 2000 persona. /Balkanweb/