Viktima e katërt në Kosovë e virusit A/H1N1

Ado

FISEBILIL-LAH
Viktima e katërt në Kosovë e virusit A/H1N1
Në Kosovë ka vdekur edhe një i infektuar nga virusi A/H1N1. Bëhet fjalë për një 36 vjeçar nga Perlepnica e Gjilanit. Ai ka ndërruar jetë të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit. Vdekja e tij e çon në katër numrin e të vdekurve në Kosovë nga ky virus.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie edhe kjo viktimë ka vuajtur nga sëmundje tjera kronike.

Ndërkohë edhe pse dita-ditës numri i rasteve si të dyshimta me virusin A- H1N1 sa vjen e shtohet kontingjenti i vaksinave i ardhur si donacion nga Turqia siç duket nuk do të hyjë shumë në punë. Kjo pasi që janë vetë punëtorët e shëndetësisë ngurrojnë ta marrin këtë vaksinë – pasi frikësohen nga efektet anësore që mund t’i shkaktojë ajo.

Megjithatë, Komiteti Nacional i Kosovës për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër gripit të ri pandemik A- H1N1. Edhe pse sipas tyre marrja e vaksinës është e rekomandueshme, por jo e detyrueshme.

Sipas drejtuesve të IKSHP-së, numri i përgjithshëm i të konfirmuarve pozitiv në A H1N1 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 118.

Sikur është bërë e ditur, ditëve që vijnë raportimet rreth situatës epidemiologjike do të bëhen në baza javore, ndërsa IKSHP do të testojë vetëm mostrat për rastet e rënda klinike të dyshuara për Grip A H1N1 dhe rastet e dërguara nga klinicistët.
Grupi punues për menaxhimin e pandemisë u bën thirrje qytetarëve që ta shtojnë kujdesin dhe t’i zbatojnë masat preventive, duke respektuar rekomandimet dhe këshillat e institucioneve, në veçanti lajmërimin me kohë te mjeku. /Koha/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top