sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
POGRADEC -Në pallatin e sportit të lojërave me dorë në Pogradec ku po bëhet numërimi i votave ka një ritëm të ulët. Nga 102 qendra votimi që ka rrethi deri në orën 19:30 ishin numëruar vetëm 35 qendra.
Nënkryetari i komisionit zgjedhor, Bariq Topi, tha për gazetën "Shekulli" se numërimi filloi në orën 1:00 pas mesnate në shtatë tavolina përballë monitorëve pasi ka pasur vonesa në ardhjen e kutive nga zonat e thella të Mokrës për shkak të distancës së madhe.
"Deri në orën 19:30 janë numëruar 35 qendra votimi", u shpreh nënkryetari Topi. Kështu, është numëruar komuna Buçimas dhe gjysma e qytetit. Deri në këtë kohë PS kishte 6330 vota, PD 5830.
Ndërkohë që në komunën Buçimas PD ka pasur 1000 vota plus. LSI kishte marrë 1400 vota, PR 170 vota, ndërsa partitë e tjera shifra minimale. Mësohet se gjithçka ka qenë në normalitet dhe ka kaluar në mirëkuptim të plotë midis komisionerëve.
Për rezultatin përfundimtar Bariq Topi thotë se mund të jepet pas 24 orësh. "Ka shenja lodhjeje tek të gjithë, - thotë ai, - pasi kemi tri ditë pa lëvizur nga salla e numërimit të votave dhe një pushim është i domosdoshëm, por kjo do të vendoset në mënyrë kolegjiale".
Shekulli