Vidhet kablli elektrik, 2 rrugë pa drita

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


SHKODER - Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar ditët e fundit ndriçimin me energji të dy rrugëve në Rajonin 5 në qytetin e Shkodrës. Ata kanë prerë dhe vjedhur kabllin nëntokësor të ndriçuesve rrugorë në një gjatësi totale prej 423 metrash linearë, që i furnizon dy rrugët me drita. Për pasojë njëra prej rrugëve ka mbetur në errësirë të plotë, ndërsa tjetra në 40% të saj nuk ka ndriçim. Dëmi ekonomik që i është shkaktuar Bashkisë Shkodër në të dy rrugët arrin në shifrat e 563 mijë lekëve. Një fakt të tillë e kanë pohuar paraditen e djeshme drejtuesit e Bashkisë Shkodër në një njoftim për mediat. Sipas tyre, vjedhjet e kabllove nëntokësorë kanë ndodhur në rrugët “Besnik Ceka” që lidh Shkodrën me Pukën, me gjatësi totale prej 850 metrash dhe “Dedë Gjo Luli”, me një gjatësi prej rreth 900 metrash. Në këtë njoftim mësohet se në këto dy rrugë është ndërhyrë në pusetat rrëzë ndriçuesve rrugorë, ku fillimisht janë prerë me mjete të forta dhe më pas janë nxjerrë me forcë nga nëntoka kabllot me një gjatësi totale prej 423 metrash në të dy rrugët. Krahas dëmit ekonomik, këto veprime kanë sjellë probleme për qarkullimin normal të qytetarëve, sidomos kalimtarët apo ata që udhëtojnë me biçikleta gjatë orëve të mbrëmjes. Të ndodhur para një fakti të tillë, Bashkia Shkodër ka depozituar një kallëzim penal pranë prokurorisë së rrethit, por njëkohësisht i ka kërkuar organeve kompetente që të jenë më të kujdesshme për mbajtjen nën mbikëqyrje të territorit të qytetit të Shkodrës. Për një periudhë të shkurtër po vërehen tendenca për të ndërhyrë dhe dëmtuar me ose pa qëllim investime publike që janë bërë në qytetin e Shkodrës. Kujtojmë këtu se vetëm pak kohë më parë akte të tilla të shëmtuara janë bërë në shëtitoren e sapondërtuar në brigjet e lumit Buna
*telegrafi*
 
Back
Top