Vidhen pllakat metalike nga monumenti “Pavarësia”

Love

βeℓℓe â๓e
Policia arreston dy të rinj, të cilët shqitën tri pllaka me sqepar dhe thikë

monumenti-pavaresia-ne-tirane-1-150x150.jpg
monumenti-pavaresia-ne-tirane-3-e1364382156748-150x150.jpg
monumenti-pavaresia-ne-tirane-4-150x150.jpg
monumenti-pavaresia-ne-tirane-6-150x150.jpg
monumenti-pavaresia-ne-tirane-7-150x150.jpg
monumenti-pavaresia-ne-tirane-e1364382193959-150x150.jpg


Hajdutët e skrapit nuk kursejnë as monumentet kulturore, të përuruara gjatë festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kanë marrë disa pllaka metalike nga monumenti “Pavarësia”, i vendosur në “Parkun Rinia”. Mbrëmjen e së hënës, Amarildo Demiri, 18 vjeç dhe Qemal Mustafa, 18 vjeç, rreth orës 20:10, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur pllakat fundore të monumentit. Ata nuk kanë pasur mundësi që të shqepin më shumë, pasi nuk dispononin mjete transporti. Si pasojë e kësaj, monumenti nuk është dëmtuar shumë. Prej tij janë marrë tri pllaka të mëdha dhe një më e vogël.

Veprimi i të rinjve është parë nga kalimtarë të shumtë, të cilët kanë denoncuar rastin në polici. Pas arrestimit, policia ka sekuestruar një sqepar dhe një thikë, që u ka shërbyer për heqjen e pllakave. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy 18-vjeçarëve, për veprën penale të vjedhjes, në një hark shumë të shkurtër kohor, duke mos u dhënë mundësi hajdutëve që të rikthehen sërish.

Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë deklaruar se pllakat i kishin shitur më pikën e grumbullimit të hekurit, në rrugën “Jordan Misja”. Personi që i ka blerë pllakat është identifikuar me inicialet A.D dhe prej kohësh operon në biznesin e grumbullimit të skrapit. Mësohet se A.D u ka dhënë hajdutëve rreth 2000 lekë të reja, të cilat i kanë ndarë mes tyre në mënyrë të barabartë. Mësohet se pllakat kanë përfunduar në një tjetër pikë në Kashar.

Sipas të dhënave policore, në ditët e para të inaugurimit, monumenti ruhej nga Policia Bashkiake. Për një kohë të gjatë, pranë tij nuk është parë më askush. Ndërsa, mbrëmjen e së martës, Bashkia e Tiranës ka urdhëruar që monumenti të ruhet sërish. Në brendësi të tij, pranë vendit ku janë gdhendur emrat e firmëtarëve, adoleshentët kanë shkruar emrat e tyre, duke i dhënë monumentit një pamje të shëmtuar.
G.Shqip
 
Titulli: Vidhen pllakat metalike nga monumenti “Pavarësia”

Me para kontribuojm per ti bere pastaj i shkaterrojm.
O mendje shqipetari. LOL
 
Titulli: Vidhen pllakat metalike nga monumenti “Pavarësia”

Kur shteti te ofroj vende pune sdo i plasi njeriut me mor heker e me i shit , po deri sa shteti te mos japi pune , jo monumentin po dhe pocat rruges do vjedhin me mbijetu njerezit .
 
Titulli: Vidhen pllakat metalike nga monumenti “Pavarësia”

Gjith ato lek qe ka vjedh shteti nuk flasin ndonje her,:P Nje gje te vjedhi populli direkt te lajmet & gazetat.
 
Back
Top