Vidhen dy makina, policia i gjen të braktisura

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Vazhdon vjedhja e automjeteve në Durrës. Dy automjete të tipit "Mercedes Benz" janë deklaruar të vjedhura nga pronarët e tyre një ditë më parë dhe për fatin e mirë të tyre hajdutët i kanë braktisur mjetet. Vjedhja e parë është konstatuar nga 28-vjeçari Julian Qyta nga Bilishti, të cilit i është vjedhur makina te Shkëmbi i Kavajës. Mjeti është konstatuar nga shërbimi i qarkullimit rrugor në superstradë në drejtimin Durrës-Tiranë dhe pas ndjekjes nga policia ai është braktisur nga tre persona në Maminas. Hajdutët janë larguar me shpejtësi në drejtim të fushave, duke u shpëtuar ndjekjes së punonjësve të policisë, të favorizuar edhe nga errësira. Ndërkaq, në Rrashbull të Durrësit, Qamil Lila ka konstatuar të premten vjedhjen e makinës se tij të së njëjtës markë. Makina i ishte vjedhur pranë shtëpisë ku edhe e kishte parkuar një natë më parë. Nga kontrollet e ushtruara prej policisë, mjeti është gjetur i braktisur në Kodër Rrashbull. Për të dyja rastet policia po punon për kapjen e autorëve.
*shqip*
 
Back
Top