Videot e Austrisë dhe Metës – Die Presse: Jo ç’do skandal mbyll karriera …jo kur bëhesh aleat i Ramës!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Videot e Austrisë dhe Metës – Die Presse: Jo ç’do skandal mbyll karriera …jo kur bëhesh aleat i Ramës![/h]
ata-2.jpg

“Videot në-Flagrancë jo gjithmonë përfundojnë karriera politike”. Ky është shkrimi i prestigjiozes ‘Die Presse’, e cila ka krahasuar skandalin e zv.kryeministrit austriak Heinz-Christian Strache, udhëheqës i Partisë së Lirisë i cili i vuri “shkelmin” koalicionit qeverisës së Sebastian Kurz, me videoskandalin Meta-Prifti në Shqipëri.

E teksa në Austri, kapja në flagrancë e kreut të ekstremit të djathtë me një oligarke ruse, teksa flisnin për tendera dhe ndikim në zgjedhje rrëzoi qeverinë, në Shqipëri shkruan ‘Die Presse’ një zëvendës-kryeministër arriti të bëhej President pas një tërheqjeje strategjike në çështjet e korrupsionit.

“Se si një video inkriminuese nuk të çon detyrimisht në fund të një karriere politike, por në fund të fundit edhe nuk e pengon rritjen në detyrë deri në krye të shtetit, një shembull i mirë është Ilir Meta në Shqipëri. Një videoskandal e kapi “gafil” zëvendëskryeministrin në marrëveshje të korruptuara. Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi. Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata”, shkruan gazeta.

VAZHDIMI I SHKRIMIT:

Si një financues i domosdoshëm i shumicës – në mënyrë alternative për dy partitë kryesore armike në vend – ai mori pozitën e përgjegjësisë. Ai u bë President dhe për më shumë se dy vjet është Kreu i Shtetit të Shqipërisë.

Video e tij doli në dritë në fillim të vitit 2011. Ajo tregon zëvendës kryeministrin teksa diskuton me kolegun e partisë së tij, Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti për një kompani të veçantë, e cila nëpërmjet korrupsionit në shumën 700.000 euro do të marrë një tender për një hidrocentral.

Privatizimi i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol u bë nga Prifti si goditje me urdhër të Metës, nga ana tjetër, raportoi media në atë kohë në bazë të videos. Për më tepër, po ashtu flitet për një tentativë për të fituar ndikim mbi gjyqësorin.

Pak nga pak ecën përpara

Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave.

Kur demonstruesit e zemëruar të opozitës së atëhershme socialiste u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë, katër protestues u qëlluan për vdekje. Meta i mbijetoi stuhisë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike. Më kot, prokurori kërkoi dy vjet burg. Socialistët në vitin 2013, kishin nevojë për një partner koalicioni. Shefi i tyre, Edi Rama iu drejtua Metës dhe partisë së tij LSI. Aleanca vazhdoi dhe Meta përparoi duke u bërë numri një i shtetit.

Gjatë rrugës, doli se vetë Prifti i ndjerë e kishte bërë videon dhe e kishte nxjerrë atë në media. Ai donte hakmarrje që ishte zëvendësuar personalisht si Ministër i Ekonomisë nga lideri partisë dhe Prifti u largua nga qeveria nga Meta me sa duket.


g.shqip
 
Back
Top