VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
90454.jpg


Laç - Dy të rinj bëjnë "akrobacira" me makinën e policisë. Në videon e siguruar nga A1Report të xhiruar në qytetin e Laçit, duket një djalë i ri në timonin e automjetit të patrullës së policisë.

Djaloshi që është në timon bën xhirim gomash, ndërsa shoku i tij e filmon. Mes tyre shkëmbehen dhe batuta deri në provokime për ta përplasur dhe me murin.

"Bë një xhiro me Shtetin. Boll se do na fusin brenda. Lere mos i bjer murit",dëgjohet biseda e dy të rinjve, teksa djaloshi në timon i afrohet dhe përplas murin.

Më pas djaloshi bën indietro, duke bërë xhirim gomash. E gjithë skena mendohet se ka ndodhur në një nga pikat e lavazhit të qytetit të Laçit ku policët duhet ta kenë dërguar për ta larë makinën e shtetit. Video zgjat afërsisht 1 minutë.//Shqiptarja.com

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

hahahhahahahahhhhhahahhahhhahahhhahahhahahhahahhahaa
e madhe kjooooo hahhahahahahhhahahahhhahhahhhhahhahaa
te tallem keshtu me keta tanet na mbyllin brenda 10 vjet hahahahhahha
 
Titulli: VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

fain e ka qeveria .... :p:p
 
Titulli: VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

Policia Rrugore esht me e degraduara ne struktuarat e Policise se Shtetit Shqiptar!

Policet detyrohen t'i hedhin makines se sherbimit (nga xhepi qytetarve) 3.000 lek naft cdo dite.
Kete e perdornin si arsye te rryshfetit...
Jan shum te lodhur,nuk jan te denje per ate uniform,nese nuk ju ndalon kur ngrejn tabelen as qe ju behet vone te ngrejn postobllok apo te ndjekin.
 
Titulli: VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

nuk kishin bere gje jo...po he se te rinj jan, do bejn edhe nga keto gjera..po si ben ne kete moshe kur do i bejn :p

Megjithate nje denim tip gjobe do e meritonin. :)
 
Titulli: VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

Une thashe se cf xhiro kane bere :p

Sidoqofte keta sjane lacjane qe ta dini ju :p, lacjani e merr fare se le aty lol
 
Titulli: VIDEOLAJM/Kur të rinjtë bëjnë xhiro me makinën e shtetit

Te bejn edhe sot si diten e fundit qe e kan, se neser vjen shefi tjeter :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top