Videoja, eksperti anglez jep vlerësimin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Eksperti anglez i thirrur nga prokuroria për të kontrolluar videon Meta-Prifti ka dalë në përfundimin se ajo është e patrukuar.

Sipas ekspertit anglez, audioja dhe videoja e materialit të dorëzuar nga ish-ministri i METE janë të patjetërsueshme.

Pas përfundimit të plotë të ekspertizës së specialistit, videoja në fjalë do të futet si provë në dosjen “Meta-Prifti”.

Të njëjtat vlerësime për videon dha ditë më parë edhe eksperti amerikan, i cili ia la vendin kolegut britanik pasi nuk mundi të analizonte dot zërin e videos.

Ndërkohë, protagonisti kryesor i videos, ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Lartë një kërkesë për mospranimin si provë të videos.
 
Back
Top