‘Videoja’, avokati i Metës: Hetim të pandërprerë

eGo0sTyle

System Engineer
ilir-meta-300x200.jpg

TIRANE- Depozitohet ne Gjykaten e Larte kerkesa per hetim te panderprere ne lidhje me video pergjimin Meta-Prifti. Ashtu si kishte deklaruar me pare vete kreu i LSI-se, sot avokati mbrojtes i tij ka dorezuar kerkesen, sipas te ciles synohet te hiqet dore nga pretendimet per shkelje te ndryshme proceduriale.
Avokati, Gëzim Veleshnja pasi ka dale nga gjykata ka dekalruar per mediat se me ane te kerkeses se sapodepozituar kerkohen vijim i panderprere i hetimit, nderkohe ka shtuar se nuk do te hiqet dore nga kerkesat e tjera, per te cilat do te paraqiten prova e fakte te reja.
“Kërkojmë gjykimin e çështjes në mënyrë të drejtë dhe të pandërprerë. Do paraqesim edhe provat për shkeljet që ka bërë organi i akuzës si dhe për manipulimin e videos” tha ai.
Ish zevendeskryeministri, Ilir Meta permes nje letre, publikuar sot ne “Panorama”, ka deklaruar se nuk kerkon pavlefshmerine e dosjes per shkak te afateve dhe imunitetit parlamentar. “Heq dore nga kerkesat proceduriale dhe kerkoj qe ceshtja te gjykohet me themel”- ka deklaruar prere Meta.

Panorama.
 
Back
Top