Një qytetar grek ka filmuar nga ballkoni i shtëpisë së tij dhunën e ushtruar nga disa forca policie kundër një emigranti të huaj në sheshin “Amerika” në kryeqytetin e Greqisë dhe më pas e ka postuar atë në Twitter. Në video duket qartë policia ka ndaluar në mes të rrugës një emigrant dhe ndërsa ai ngre duart lart pa bërë asnjë rezistencë, policët e sulmojnë duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur me shkelma.
Ngjarja ka sensibilizuar mediat greke të cilat e denoncuan aktin në fjalë ndërsa kanë bërë me dije se emigrant ishte algjerian. “Pavarësisht nga vepra që mund të kishte kryer emigranti, nuk është e justifikuar një sjellje të tillë nga ana e policisë, pasi “viktima” nuk bën asnjë lloj rezistence”- është konkluzioni i tyre. /albobserver.com/
Ndiqni videon shokuese!

Last edited by a moderator: