VIDEO/ I njëjti skenar, autorët djegin makinat pas grabitjes së thasëve me para

makina-ne-flake-54-e1486655029770.jpg


I njëjti skenar, në vende të njëjta, ashtu si në 3 dhjetor të 2015 persona ende të paidentifikuar grabitën edhe sot blindin që po transportonte paratë e një një banke të nivelit të dytë në afërsi të Rinasit, duke ngjallur dyshime të forta se bëhet fjalë për të njejtin grup.


Burime policore bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy makina me 5 persona të armatosur i ka prerë rrugën dy blindave me para dhe pasi janë përplasur me to kanë dalë nga mjeti të armatosur, iu kanë thyer xhamat e blindave dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të grabisin rreth 100 mijë euro.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Autorët duket se kanë përdorur të njëjtën skemë pas grabitjeve të ngjashme të realizuara në Rinas, pasi kanë shpejtuar të zhdukin gjurmët duke djegur dy automjetet me të cilat kryen grabitjen. Pasi kanë marrë sasinë e parave ata janë larguar drejt Fushë-Tapizës dhe në afërsi të urës së Limuthit kanë djegur makinën me të cilën grabitën blindat që transportonin paratë e bankës, duke u larguar me një tjetër makinë.


Jo pak ngjashmëri me dy rastet e sipërpërmendura ka edhe grabitja spektakolare e 3 milion eurove brenda pistës së Rinasit, që sipas gazetarit Artan Hoxha mund të jetë kryer nga e njëjta “dorë”.

Grabitja ndodh fiks 24 orë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu kërkoi Policive Private të ngrenë rrogat e punonjësve në jo më pak se 330 mijë lekë në mënyrë që t’i motivojnë më shumë.

(ma.ar/BalkanWeb)
 
Dhe nuk u gjet akoma hajduti???kerkone ne parlament mbase edhte fshehur aty..
 
Po po policia jone e kap lepurin me qerre....cdo 5 m postoblloqe sot , mezi sosem ne shpi
 
Ju kujtohen tritolet, asnje nuk u arrestua!

Ju kujtohen mushkonjat qe na fluturonin neper aerodromet e ushtrise, asnje nuk u arrestua.

Ju kujtohet Lazarati, asnje nga boset nuk u arrestua.

Ju kujtohet vjedhja e lekeve ne pisten e avioneve ne Rinas, asnje nuk u arrestua.

....cdo dite kapen tonelata me kanabis, asnje boss nuk arrestohet, ..."arrestimi" i Balilit, dalja nga burgu i Lulzim Berishes, se shpejti falja i Aldo Bares...etj

Na marrte te keqen Holliwoodi. Deri ketu kemi arritur!

Darius
 
Opo vidhni vidhni, aty po vjedh shteti, mos te vidhni ju!
 
Hajt se ne mos sot mot do i gjejne...vetem mos ju kerkojne pastaj per te marr parate te paguajne per te hapur gjyqin sic ndodhi me nje te njohurin tim kur i gjeten gjerat qe i kishin vjedh nga shpia ahahah
 
Ja dolem ne podium e te gjithe e thame nga nje fjale , por ne jemi delet e ketij shteti , qe barin qe na japin e hame dhe themi edhe faleminderit se jemi me edukate!
Degjova ne lajme se per ate tipin qe vodhi heren e pare jane vene nja 50 milion per informacion, per Balilin po ashtu.....po dreqi i mori po sikur ti japim informacion policise se kush fshihet pas gjithe kesaj , a i perfitojme ato leke?
 
Grabitja e parave, Tahiri: Banka dhe policia private nuk morën masa

Grabitja e parave, Tahiri: Banka dhe policia private nuk morën masa

Saimir-Tahiri.jpg


Një ditë pas grabitjes së dy makinave me para që udhëtonin drejt Rinasit përgjatë rrugës së Qafë Kasharit, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Elbasanit, Tahiri ka fajësuar bankën dhe kompaninë private të shoqërimit të vlerave monetare, që sipas tij nuk kishte marrë masat e duhura.

“Grabitja ka disa përgjegjës dhe banka nuk ka pasur asnjë siguri. Nëse kompania private do të kishte marrë masa, ngjarja nuk do të kishte ndodhur, megjithatë, shteti është në këmbë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, – tha Tahiri. – Ngjarja e ndodhur na bën që të kemi një Shqipëri më të sigurt. Policia po bën maksimumin për zbardhjen e ngjarjes. Ajo që ndodhi është një provë që disa gjëra duhen bërë urgjentisht, sepse duhet të kemi një Shqipëri më të sigurt”, – tha Tahiri mes të tjerash.

Ai shtoi se një punonjës i policisë private nuk mund të bëjë heroin me 200 mijë lekë të vjetra rrogë në muaj: “

ثshtë e pakonceptueshme që fati i lekëve të mbahet nga punonjës me 180 mijë lekë të vjetra. Banka dhe policia private pa masa sigurie. Të gjithë pyesin po policia? Por ne duhet të njohim gjithësecili përgjegjësinë tonë. Roja më i paguar është me pagë 200 mijë të vjetra. Skllavi me 200 mijë lekë nuk është hero. Me të tilla ngjarje jemi në sprovë. Duket sikur kemi rënë. Dhe ne duhet te ngrihemi të gjithë bashkë. Pikërisht atëherë kur gjjthçka është kundër nesh, ne duhet te jemi bashkë. Policia duhet të gjejë dështuesit në banke apo kompaninë private të sigurimit”.

Tahiri ka edhe një mesazh për qytetarët, që sipas tij duhet të jenë më bashkëpunues me policinë: “Ngjarja djeshme është shqetësuese, është kriminale. Policia do bëjë punën. Qytetarët dje filmonin ngjarjen dhe nuk raportonin në polici. Kjo nuk quhet përgjegjësi personale”.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top