Video – Ekskluzive/Momenti i shpërthimit në flakë i autobusit

MasteR

I'm offline
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një autobus me 31 pasagjerë, përfaqësues të Kishës Ortodokse, që udhëtonte nga Vlora në drejtim të Krujës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi përballë qendrës shëndetësore të qytetit të Krujës, teksa autobusi ishte në ecje.

Sipas policisë së Durrësit një grua ka humbur jetën, ndërsa dyshohet për të paktën 12 të lënduar, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë nisur drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza për të marrë trajtim më të specializuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ambulanca dhe zjarrëfikëset.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e pasme të motorit.

Autobusi me targa AA 584 MP i tipit Benz Mercedes, drejtohej nga shtetasi me iniciale S.J.

Mësohet se nga flakët i dëmtuar ka mbetur dhe një furgon tip ford me targë KR 4776A./tvklan.al
 
Titulli: Video – Ekskluzive/Momenti i shpërthimit në flakë i autobusit

A u behen kontrolle ktyre mjeteve para se ti lejojne te qarkullojne, apo?
 
Titulli: Video – Ekskluzive/Momenti i shpërthimit në flakë i autobusit

Dhe ne qe filmojme...mu si ajo shprehja "Fshati digjet...nusja krihet "
 
Titulli: Video – Ekskluzive/Momenti i shpërthimit në flakë i autobusit

Kontrolli teknik ne shqiperi le shume per te deshiruar ne fakt,,,edhe pse shpesh nuk ka lidhje se shkendise elektrike ska ca i ben kontrolli teknik
 
Titulli: Video – Ekskluzive/Momenti i shpërthimit në flakë i autobusit

Dhe ne qe filmojme...mu si ajo shprehja "Fshati digjet...nusja krihet "

Kete po mendoja ne fakt sa gjak ftohte jane disa :S ku edhe nje gote uje nga lokali me i afert do ishte me e dobishme ne ate moment se sase filmimi i qete i flakeve
 
Back
Top