Vetvritet një shqiptar në burgun famëkeq të “Koridhalosit

Burgu grek i “Koridhalosit”, jo larg Athinës, është famëkeq në gjithë Komunitetin Europian. Burgu vuan nga mbipopullimi, nga rrënimi i ambienteve për shkak të mungesës së investimeve prej vitesh. Ai dallohet për nyjet hidrosanotare, dushet, ambientet e spitalit të burgut e deri te frigoriferët dhe depot e ushqimeve në kuzhinën e burgut në gjendje të mjerueshme. Vetëm kamerat, xhamat antiplumb, pengesat me tela me gjemba dhe rrjetat me tel titani janë aksesorët modernë të këtij burgu.

Spitali i burgut i ndërtuar me një kapacitet prej 60 shtretërish strehon 200 të burgosur, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ndër të sëmurët e “shtruar” në këtë spital të ngjashëm me “spitalet” e kampeve të përqëndrimit të kohës së Hitlerit, ka pacientë me sëmundje ngjitëse si tuberkolozi, zverthi ( Botkin) apo edhe AIDS-i (ne foton kryesore nje nga dhomat e spitalit te burgut).

Gjendja në burgun në fjalë, të quajtur “vrima e ferrit” nga mediat greke, është shpërthyese. Vrasja e shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke, vrasja më parë prej tij e një gardiani, si edhe plagosja e një gardiani nga një i burgosur, këtë herë jo shqiptar, thuajse e ka nxjerrë gjendjen jashtë kontrollit në Burgun e Koridhalosit. Në burg mbretëron pisllëku dhe dajaku i gardianëve grekë. Para dy javësh një prokuror grek nuk pranoi të hyjë në burg për të hetuar ankesat e disa të burgosurve, duke u justifikuar se kishte familje dhe nuk donte t’u conte peshqesh anëtarëve të familjes ndonjë sëmundje ngjitëse.

Të burgosurit e sëmurë kanë nisur një grevë urie. Njëri prej tyre, një 43 vjeçar shqiptar nuk mundi të durojë më dhe u vetëvar me lidhëset e këpucëve në darkën e 6 prillit. Ministria greke e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Transparencës e pohon vetëvrasjen, por nuk jep emrin e të ndjerit as nuk sqaron rrethanat dhe shkaqet e vetëvrasjes. Zyrtarisht, kjo ministri ende nuk e kishte informuar për vetvrasjen Ambasadën shqiptare në Athinë deri në mëngjesin e së martës (8 prill).

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
 
Titulli: Vetvritet një shqiptar në burgun famëkeq të “Koridhalosit

vritet .lost nuk vetevritet e ke gabim titullim
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top