Vetvritet Bekim Fehmiu

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu, ka kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, në rrethinën e Beogradit.

Motivet për këtë akt, tani për tani, nuk janë të njohura, raportojnë mediat beogradase.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet se Fehmiu kreu vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga revolja e regjistruar në emrin e tij.

Bekim Fehmiu ishte 74-vjeçar dhe njihet si një ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq.

Ndër të tjera, ai luajti në "Arsimi Special", "Skuadrila partizane", ndërsa famën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme e arriti kur luajti në filmin e huaj "Lufta e Bardhë" dhe "Mbledhësit e puplave" të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.

Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të njohur "Odisea". Karrierën e ka zhvilluar jashtë dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.

Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro dhe të tjerë. Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare.

Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin "Roj".

Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem - Hedonin dhe Uliksin. Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin "Nesër në mëngjes", të Oleg Novakoviqit.

Bekim Fehmiu, në prill 2001, e botoi autobiografinë "Shndritshëm dhe tmerrshëm", të cilën e kishte shkruar qysh më 1985.


FILMAT:
Op?tinsko dete (1953), Sa?a (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L'Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio... (1973), The Last Snows of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Ko?ava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), ?iroko je li?će (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV)

Shekulli !
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Shume gjynah .....por aty thuhet se ''besohet se Fehmiu kreu vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga revolja e regjistruar në emrin e tij '' .........s'me duket shume bindese kjo ....s'eshte e thene se eshte bere nga arma e regjistruar ne emrin e tij dhe te jete vetvrasje ....plus te jesh ne nje moshe te tille qe deri diku ke kuptuar thelbin e jetes ....te arrish ti japesh fund .
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Me befason se si shekulli se permend fare se ka vizituar edhe Shqiperine. Per here te pare me 1972 dhe heren e dyte para ca vitesh ne nje emision njerezit shqiptar te shekullit.

Bekimi dhe te tillet si ai na bejne nder kudo qe jetojne. Te tillet na madheshtojne kombin. Ma ha mendja se ishte dhe mbetet aktori me me fame nga Shqiptaret. Me te tilla raste kombet qe jane mirenjohes ndaj bijve te tyre te deshmuar organizojne edhe ceremoni kujtimi dhe dhembjeje.

Mos te harrojme se ODISEU ku ai luajti me delikatese ishte ne rrethin e ngushte per OSKAR me 1967.

I paharruar kujtimi per te.
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Me befason se si shekulli se permend fare se ka vizituar edhe Shqiperine. Per here te pare me 1972 dhe heren e dyte para ca vitesh ne nje emision njerezit shqiptar te shekullit.

Bekimi dhe te tillet si ai na bejne nder kudo qe jetojne. Te tillet na madheshtojne kombin. Ma ha mendja se ishte dhe mbetet aktori me me fame nga Shqiptaret. Me te tilla raste kombet qe jane mirenjohes ndaj bijve te tyre te deshmuar organizojne edhe ceremoni kujtimi dhe dhembjeje.

Mos te harrojme se ODISEU ku ai luajti me delikatese ishte ne rrethin e ngushte per OSKAR me 1967.

I paharruar kujtimi per te.
Ne fakt e kujton kitrra, madje kish vendosur edhe nje video me viziten e tij ne Shqiperi ne vitin 1972, thjesht une e kisha te pa mundur ta sillja.

---------- Post added at 21:36 ---------- Previous post was at 21:24 ----------

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Edhe video e vizites se tij ne Shqiperi.
 
Jan disa raste ose momente kur me dhimbset vetja dhe ndihem i mjere pse jam shqiptar. Nese spo kuptoni, shikoni se si nje serbe komenton ne faqen e televizionit b92, dhe se si nje shqiptar tjeter shkruan tek telegrafi.com

Dakle, svih ovih godina mediji u Srbiji nisu rekli niti jednu reč o njemu. Sramota za Srbiju, kakva je to glumčina i ličnost bila. Jako mi je ‍ao zbog njegove smrti.
(Goran, 15. jun 2010 18:56)

Perkthimi: Pra, gjith kto vite mediat ne Serbi nuk than asnje fjale te vetme per te. Turp per Serbine, çfar aktori dhe personaliteti ka qen. Me vjen shume keq per vdekjen e tij.


Ai pra ishte serb, e ky tjetri me poshte "shqiptar" ;


gjilanaasi
Para 4 orëve:
Ngushtellime.
Kjo ne fakt eshet ballafaqimi me HIQIN.Me ne fund e ka kuptuar se nuk e ka vlejtur per te kontribuar per nje popull dhe nje shtet i cili eshte definitivisht i keq ne te gjitha aspektet. Munde edhe te e kem gabim, por verrtet mendoj keshtu.
Ky fund duhet te jete mesim per shumend si nga feja, kultura, politika.Ngushtellime edhe nje here kombit shqiptare


Kishte edhe shume komente tjera tek ajo faqe serbe ku askujt nuk i interesonte cilit nacionalitet apo ciles fe i takonte, dhe te gjithe e nderonin njeri me me shume rrespekt se tjetri. Ndersa tek ne edhe vdekjet e aktorve i lidhin me fene e politiken, bile edhe me "ballafaqim per hiqin"
Ka qene nje teme tjeter ku kemi diskutuar per kulturen, shkollen e edukaten rreth shqiptarve dhe popujve tjere te ballkanit. Un ne fakt vetem ne ate teme kam "ngirt" pak serbet lart, sepse ne tjerat as qe dua te them ndonje fjal te mire per ta. Dhe ja kjo eshte pergjigja pse un kam then se neve ne kete aspekt jemi shum mbrapa tyre.
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Ky lajm eshte trondites , eshte shuar krenaria e kombit tone ne artin kinematografik.......................
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Me siguri ke dashur të thuash për krenarinë e Kinematografisë Serbosllave!

Polemika mbi kete ngjarje eshte e kote, natyrishte qe nje artiste nuk vleresohet me nacionalizem, ai si artiste e zhvilloi veprimtarine e tije ne serbi, sepse atje jetonte,...por ne duhet ta vleresojme klete artist si pjese e kombit tone, sepse ai beri te flitet per shqiptaret ne te gjithe boten, une per vete e gjykoje keshtu......
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Me siguri ke dashur të thuash për krenarinë e Kinematografisë Serbosllave!

Pse mos bota e njifte si serbe? Te dal tani nje Petkoviç a Pavloviç nga serbet qe jetojne ne Kosove te luaj filma ne Hollywood, thua se do te njihet si shqiptare? Mjafton te shkruash ne google Bekim Fehmiu, dhe ne wikipedia fjaline e pare e ke kete : The Fehmiu family comes from Gjakova(Kosovo), however they have also lived in Sarajevo, Shkodër, and Prizren. Qe ka luajtur neper filma jugosllav, kete sdi si mund ta kosnideroni si antivlere kur Kosova ishte pjese e Jugosllavise dhe aso kohe te gjithe njerzit me fame se pari perfaqesonin nacionalitetin e tyre (shqiptar, boshnjak e kroat), pastaj jashta ballkanit sdo mend se do ta perfaqesonin Jugosllavine sepse ishin qytetare te saj. Nuk ishte vetem ky pjese e kinematografise jugosllave. Ishte edhe Faruk Begolli e Enver Petrovci qe kan kryer fakultetin e arteve ne Beograd dhe qe me pas kan korre sukses ne mbare ish jugosllavine e me gjere. Ateher ishte privilegj qe nje kosovar ne mes te Beogradit t'ja zije vendin ne kete rast rolin nje aktori serbe. Kjo dmth se po un jam shqiptar, dhe jam me i mire se ti dhe do te luaj ne ata filma ku ske per te luajtur ti.
Kur tjert popuj flasin per ne zakonisht thone se jemi njerz koke forte. E kete e perdorin si metafore sepse ata e dijn shume mire se ne nuk kemi koken e forte. Ne kemi mendjen e ngurte.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Pse mos bota e njifte si serbe? Te dal tani nje Petkoviç a Pavloviç nga serbet qe jetojne ne Kosove te luaj filma ne Hollywood, thua se do te njihet si shqiptare? Mjafton te shkruash ne google Bekim Fehmiu, dhe ne wikipedia fjaline e pare e ke kete : The Fehmiu family comes from Gjakova(Kosovo), however they have also lived in Sarajevo, Shkodër, and Prizren. Qe ka luajtur neper filma jugosllav, kete sdi si mund ta kosnideroni si antivlere kur Kosova ishte pjese e Jugosllavise dhe aso kohe te gjithe njerzit me fame se pari perfaqesonin nacionalitetin e tyre (shqiptar, boshnjak e kroat), pastaj jashta ballkanit sdo mend se do ta perfaqesonin Jugosllavine sepse ishin qytetare te saj. Nuk ishte vetem ky pjese e kinematografise jugosllave. Ishte edhe Faruk Begolli e Enver Petrovci qe kan kryer fakultetin e arteve ne Beograd dhe qe me pas kan korre sukses ne mbare ish jugosllavine e me gjere. Ateher ishte privilegj qe nje kosovar ne mes te Beogradit t'ja zije vendin ne kete rast rolin nje aktori serbe. Kjo dmth se po un jam shqiptar, dhe jam me i mire se ti dhe do te luaj ne ata filma ku ske per te luajtur ti.
Kur tjert popuj flasin per ne zakonisht thone se jemi njerz koke forte. E kete e perdorin si metafore sepse ata e dijn shume mire se ne nuk kemi koken e forte. Ne kemi mendjen e ngurte.

Si e njeh bota për ne pak rëndësi ka, për ne ka rëndësi ajo se ne s'kemi për çfarë të krenohemi me të!
Krenaria e kombit është ai që ka kontribuar dhe është flijuar për kombin dhe më së paku
eshtrat i ka lënë në vend të vet! Ky as njërën as tjetrën.
Për mua, çka është me rëndësi, nuk e mohoj se nuk është artist i merituar,
dhe asgjë më tepër.

Neve shqipëtarëve s'ka kush një dajak te ka haki me na dhënë
se na nuk mbledhim mend kurr. Posa, të bëhet pak mirë
harrojmë çka ka ndodhur. Bëhemi shumë të kulturuar
para botës. Gjithnjë dalin disa të mençur e thonë se nuk duhet
përzier gjërat me politikë, e nuk e dijnë se gjithëçka është politikë.

Së paku çka është dashur të bëjë ky Zotnia, që pas gjithë asaj
që ka ndodhur, së paku ta lëshojë Sërbinë, nuk është patjetër
të ishte kthyer në Kosovë, ka mundur edhe diku jashtë të jetojë
dhe të distancohej nga politika e tyre e fëlliqur, sikurse që kanë
vepruar shumë intelektual shqipëtarë që kanë jetuar në Serbi
deri në fillim të turbullirave që kapluan vendin tonë!
Veç një budallë do të kishte vazhduar të jetojë më tutje mu
në mes të Beogradit me "braqat shkije"!
Nuk po e zgjas më shumë.....
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Neve shqipëtarëve s'ka kush një dajak te ka haki me na dhënë
se na nuk mbledhim mend kurr. Posa, të bëhet pak mirë
harrojmë çka ka ndodhur. Bëhemi shumë të kulturuar
para botës. Gjithnjë dalin disa të mençur e thonë se nuk duhet
përzier gjërat me politikë, e nuk e dijnë se gjithëçka është politikë.

Kjo eshte shume qesharake. Ai luante ne filma me aktoret me te mire te asaj kohe qe njihte bota, e ti e quan politike. Ateher pse pra ne ata filma nuk luajti Ramiz Alia?
Ka jetuar ku ka jetuar, ti krenohu me ate qfar ka dhuruar. Ti mendon se un per tu kulturuar mundohem ta harroj te kaluaren por e ke gabim sepse nese per kosovaret mbetet e kaluara per mua eshte e tashmja sepse un jetoj ne serbi. Por kjo nuk mjafton ta nençmoj nje aktore aq te madhe te cilit fatkeqesisht nuk ju mundesua te kontribonte per vendin e vet.
Ne duhet ta nderojme si aktore, dhe si shqiptare. Jeta private i takon atij dhe askujt tjeter. Leri eshtrat se krenaria nuk fitohet per se vdekuri, ky krenarine e mbolli per se gjall, dhe kete e beri si shqiptare.
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Si e njeh bota për ne pak rëndësi ka, për ne ka rëndësi ajo se ne s'kemi për çfarë të krenohemi me të!
Krenaria e kombit është ai që ka kontribuar dhe është flijuar për kombin dhe më së paku
eshtrat i ka lënë në vend të vet! Ky as njërën as tjetrën.
Për mua, çka është me rëndësi, nuk e mohoj se nuk është artist i merituar,
dhe asgjë më tepër.

E kam thene disa here se e keqja jone vjen nga ajo se kemi filluar te kerkojme armikun ne vetveten tone. Tere ate energji negative qe kemi ndaj atyre qe na bene keq ne shekujt me radhe po mundohemi ta rrezatojme ne mesin tone ne pamundesi qe te perballemi me te keqen qe e kemi per rreth. Bekim Fehmiu me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare. Kush e kupton shpirtin e aktorit kjo eshte me shume se sakrifice, me shume se vetflijim. Ne majen e karrieres nderpreu ate mu ne zemer te armikut ne shenje proteste per gjendjen e popullit te tij. Artistet nuk kapin pushken ne krah. Ata bejne vepra tjera, qe besa edhe me domethenese. :gjujpeshk:
Ne Beograd kemi shume nejres tane me te cilet duhet te krenohemi per veprat dhe madheshtine e tyre. Nje nder me te spikaturit ishte i madhi Bekim. :gjujpeshk:
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Aktori Bekim Fehmiu i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd do të prehet në Kosovë.


Bashkëshortja e tij ka theksuar sot se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lëne amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Vetë aktori Bekim Fehmiu e la lënë amanet që trupi i tij të prehet në qytetin e Prizrenit për vetë faktin se edhe pse aktori kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, fëmijërinë e tij dhe rininë e kishte kaluar në këtë qytet. Qiri për nderë të Bekim Fehmiut
Në orët e mbrëmjes komuniteti i artistëve ka ndezur qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e ikonës së filmit Bekim Fehmiu. 74 qirinj janë ndezur para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e ikonës së filmit Bekim Fehmiu, i cili ka ndërruar jetë tragjikisht.
Komuniteti i artistëve e ka quajtur Fehmiun si udhërrëfyes për artistët. Aktori Enver Petrovci i papërmbajtur nga emocionet ka thënë se lajmi për vdekjen e artistit të madh Bekim Fehmiu është lajmi më tragjik që atij i është kumtuar ndonjëherë.
Ndërkaq regjisorët Fadil Hysaj dhe Burbuqe Berisha kanë thënë se vdekja e një ikone në këtë mënyrë shihet si shenjë proteste dhe është tërheqje e vërejtjes për kujdes më të madh ndaj artistëve të mëdhenj që janë gjallë.
Hysaj madje ka thënë se është për të ardhur keq që një artist kaq i madh sikurse Bekim Fehmiu nuk ka arritur asnjëherë të flasë në gjuhën shqipe në ndonjë film në Kosovë, apo Shqipëri.
Në nderim të të ndjerit Fehmiu para Teatrit Kombëtar është hapur edhe libri i zisë. Një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve, Fehmiu u vetëvra në Beograd, në moshën 74 vjeçare.
Sejdiu e Haradinaj ngushëllojnë familjen Fehmiu
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me renome ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.
Në telegram e ngushëllimit të presidentit Sejdiu dërguar familjes Fehmiu thuhet “lajmi për shuarjen e Bekimit na ka prekur rëndë të gjithëve. Mirëpo, nami i emrit të tij, vepra kolosale kinematografike që la ai pas vetes na bën të jemi të bindur se Ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen e madhe”.
Në telegram thuhet se Bekim Fehmiu është sinonim i artit filmik, ndërsa vlera e veprës së tij është universale. Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave.
Familjes së Bekim Fehmiut telegram ngushëllimi i ka drejtuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
“Bekim Fehmiu ishte një ndër vlerat madhore të kombit, që me talentin dhe punën e tij, gjatë karrierës së famshme prej artisti, ishte pjesë e projekteve më të mëdha filmike në botë, duke i bërë kështu nder artit dhe kombit tonë.
Heshtja e tij profesionale, me heqje dorë nga veprimtaria artistike, në tri dekadat e fundit, në shenjë revolte për padrejtësitë që regjimi i atëhershëm ua bënte shqiptarëve, ishte forma e tij e zgjedhur e rezistencës dhe mospajtimit, që një artist i madh e bënte në mbrojtje të kombit të vet,” thuhet në telegramin e AAK-së.
Deklarata të artistëve kosovarë pas vdekjes së Bekim Fehmiut
Selman Jusufi
“Ishte aktori më i mirë në Evropë, me prejardhje shqiptare, është një aktor që unë kisha fatin ta njoh jo vetëm si aktor, por edhe duke e pasur edhe profesor një kohë të shkurtër, është një personalitet që artit shqiptar nuk mund t’i përsëritet”.
Isa Qosja
Konsideroj që është një humbje jashtëzakonisht e madhe, shumë e madhe, paskajshmërisht e madhe, ishte një aktor i madh jo vetëm shqiptar, aktor që mund ta krahasoj me figurat më të rëndësishme që kanë qenë protagonistët e kinematografisë në botë, e dyta ato që i bëri ai në disa filma sikur në “Mbledhësit e puplave” pastaj me “Kalimin mbi kurrizin e djallit”, pastaj “Edukimi special” dhe tjerë filma, mbeten si freska të vërteta, kështu që Bekimi ishte një aktor me fuqi vullkanike, humbje e madhe për komunitetin artistik, humbje e madhe për të gjithë ne. Gjithnjë tash kthehem pas dhe them, pse askush prej nesh nuk bëri një film dokumentar për të, së paku për të. E di se të gjithë ne kishim dëshirë ta kishim në një projekt tonin, nuk e di pse nuk ishte e mundur dhe s’ndodhi ajo, por se paku ta kishim pas një film dokumentar për të, një rrëfim për jetën e tij artistike, sa do të kishte vlerë tash”.
Jeton Neziraj
“Konsideroj që është e dhimbshme që po largohet njëri prej artistëve më të njohur që kemi pasur. Puna e parë që bëra, natyrisht pasi mora vesh për lajmin, ishte të provoja t’i rikujtoj edhe një herë pjesët që i ka luajtur edhe konsideroj se mënyra se si ka zgjedhur t’i japë fund jetës është po aq e dhimbshme dhe po aq ndoshta na bën fajtor që ndoshta s’e kemi bërë krejt atë që ai e ka kërkuar në këtë moshë, mbas asaj karriere të bujshme; e ka kërkuar jo pse ai e ka dashur, por sepse ne konsideroj që ia kemi pas borxh një përkujdesje, një përkushtim më të madh. Si zakonisht artistët e mëdhenj ikin kështu në heshtje dhe pas vdekjes natyrisht na mbetet neve të ndajmë mirënjohje, shpërblime, dekorata dhe kjo mendoj është e zakonshme në këto treva, artistët e mëdhenj ikin pa minimumin e mirënjohjes që e meritojnë”.
Deklarata të artistëve serb dhe kroat pas vdekjes së Bekim Fehmiut
Mediat serbe citojnë se vdekja tragjike e aktorit të famshëm Bekim Fehmiu në moshën 74 vjeçare askend nuk e la indiferent.
Ata e cilësojnë aktorin e ndjerë si figurë të pazakontë, të papërsëritshme, yll të Ballkanit dhe si njërin nga artistët më të mëdhenj shqiptarë të shekullit XX.
Bekim Fehmiun e mban në mend si një njeri jashtëzakonisht të talentuar dhe mjaft modest
Beli Bora legjendar i filmit “Mbledhësi i puplave” i Sashe Petroviça, ishte aktori i parë akademik shqiptar në IRFJ. Kritikët dhe historianët e artit të filmit e vlerësojnë si aktori i cili e ka ndryshuar historinë e kinematografisë jugosllave.
Aktori kroat Relja Basiç tha se Bekim Fehmiun e mban në mend si një njeri jashtëzakonisht të talentuar dhe mjaft modest.
“Kam marrë pjesë në fillimin e karrierës së tij kur ka filluar të punojë jashtë vendit, me produksionet italiane dhe më vonë me ato amerikane. Gjithmonë mbeti shumë modest dhe mendoj se kjo është humbje e madhe për botën tonë artistike” tha Bashiç.
Fehmiu ishte njëri nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij
Kritiku i filmit Milan Vljaçiç vlerëson se Bekim Fehmiu ishte njëri nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, por që nuk është shfrytëzuar mjaft.
Ai ishte yll i madh, unë kam qenë askush dhe asgjë
“Bekim Fehmiu ishte aktor i madh dhe njeri i madh, lidhje e madhe midis serbëve dhe shqiptarëve”, ka deklaruar regjisori Goran Markoviç me rastin e vdekjes tragjike të Fehmiut.
“Bekimi ka luajtur në filmin tim të parë dhe ka bërë një gjest të cilin asnjëherë nuk e kam harruar”, ka thënë Markoviç. Bëhet fjalë për filmin “Edukimi special” i vitit 1977. “Atë kohë ai ishte yll i madh, unë kam qenë askush dhe asgjë, ai ka pranuar ta luajë rolin kryesor pa financa, dhe luajti sikur të luante në megaprojektin më të madh hollivudian” ka shtuar Markoviç. Ai ka dëshmuar se është jo vetëm artist i madh por edhe njeri i jashtëzakonshëm, ka theksuar Markoviç.
Akti i vetëvrasjes për Markoviçin është e pakuptueshme, ai ka theksuar se e njeh Bekimin si luftëtar të madh, njeri të fuqishëm i cili nuk do të dorëzohej aq lehtë”. “Mendoj se në këtë moment është e rëndësishme të theksohet se Bekimi ka qenë lidhje e fuqishme midis serbëve dhe shqiptarëve, ka qenë aktor i madh dhe njeri i madh”, ka përfunduar Markoviç.
Fehmiu ka qenë njëri nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë jugosllave
Drejtori i Kinotekës jugosllave Radosllav Zelenoviç ka theksuar se Bekim Fehmiu ka qenë njëri nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë jugosllave.
Zërat se ka shkuar një njeri me talent të madh, aktorja Olivera Katarina ka thënë se atë e ka goditur shumë lajmi me fundin tragjik të kolegut Bekim Fehmiu. Katarina ka shtuar se gjatë kohë nuk e kishte takuar Fehmiun, si dhe se e dinte se kohëve të fundit ai ishte tërhequr në vete. Këta të dy i kanë sjellur famë botërore kinematografisë jugosllave me filmin “Mbledhësi i puplave” të regjisorit Aleksandar Sashe Petroviç, të gjiruar në vitin 1967.
Fehmiu ka qenë njeri i rrallë dhe artist i rrallë
Eseisti dhe kritiku letrar Muharem Perviç është shprehur se Bekim Fehmiu ka qenë njeri i rrallë dhe artist i rrallë.
“Për dallim nga të tjerët, Bekimi nuk ka folur shumë. Ka qenë i shkëlqyer në “Mbledhësi i puplave”. Nuk e di se çka ka menduar viteve të fundit ky njeri. me siguri ka qenë i hutuar si të gjithë ne. Ka qenë njeri i cili nuk ka pasur urrejtje, Për fat të keq, kemi jetuar dhe po jetojmë në një kohë me pak dashuri, e cila atij shumë tepër do t’i konvenonte, edhe atij edhe artit të tij. Të ekzistonte dashuria do të krijonte shumë më tepër në art dhe do ta kishte më mirë, edhe ai me ne, edhe ne me atë në këtë qytet tonin Beograd. Më vjen shumë keq që ka shkuar kaq herët,” ka thënë Perviç.
Ai ishte shumë i bukur dhe i talentuar për këtë botë
“U morëm vesh filmin tonë “Pavle Pavlloviç” ta kthejmë nga bunkeri i censurës. Në këtë film luajti rolin kryesor. Filmi nuk u shfaq në Serbi, por për shkak se Bekimi u ftua jashtë vendit, madje edhe në Muzeun e arteve moderne MOMA në Nju-Jork. Bekimi ka pasur edhe filma më të mirë të cilat e çuan në majë të botës – Kana ka aplauduar për filmin “Mbledhësi i puplave”. Ishte shumë i bukur dhe i talentuar për këtë botë”, kujtohet regjisori i famshëm, Purisha Xhorxheviq.
Nga rrethi jonë doli një aktor dhe njeri i madh
“Nga rrethi jonë doli një aktor dhe njeri i madh. Gjithmonë ka qenë mbi primitivizmin e këtushëm. Njëri nga aktorët më të mirë të gjeneratës së tij. Punëtor i madh dhe njeri i urtë. Personalitet i shkëlqyer dhe me edukatë, si dhe shumë njerëz të cilët kanë lindur në familje me shumë fëmijë. Mjerë Branka dhe fëmijët, Zot i madh”, është shprehur Jovan اirillov.
Duke e njohur atë, mund të them se kjo është vetëvrasje politike
“Bekimi ka qenë personalitet i lartë, me karakter, aktor i diciplinuar me rezultatet të mëdha. Duke e njohur atë, mund të them se kjo është vetëvrasje politike. Nuk u shoqërua me askend dhe ka rënë në depresion. I kemi ofruar role të cilat do t’i konvenonin, por ai nuk deshi të lidh kontakt me askend. Të gjithë ata të cilët e kanë njohur nuk kanë mundur të gjejnë diçka të errët në të, ai atë e ka mbajtur thellë në vete. Atë e di vetëm familja e tij. Përkojtohuni në “Mbledhësi i puplave”, serinë “Odiseu”, karrierën e tij të shkëlqyer internacionale. Aktor shumë shumë i madh”, ka thënë Velimir Bata Zhivojinoviç.
Edhe presidenti Tadic i ka dërguar një letër ngushëllimi famljes së aktorit.
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

shume keq valla Kosova humbi nje Aktori devollshme si ishite sigura e Bekim Fehmiut

Ngushllimet e mija shkonje familjes Femhmiut.
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Zbulohen arsyet pse Bekim Fehmiu u vetëvra

Bashkëshortja e tij tregon si ndodhi vetëvrasja. Fehmiu do të prehet në Prizren Një lajm i papritur erdhi për vdekjen e aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Gazeta “24 orë” disa muaj më parë tentoi që të marrë një intervistë ekskluzive me legjendën e filmit, mirëpo askush nuk përgjigjen në telefonin e tij të shtëpisë që e dispononim, por edhe nuk ishte i predispozuar të flasë asgjë për mediat. Këtë na kumtoi edhe kolegu ynë në Beograd, Fahri Musliu, gazetari i RTK-së, nëpërmjet të cilit arritën të sigurojmë kontaktet. Por ajo që na thanë të gjithë që e njihnin aktorin e madh ishte se ai nuk dëshironte të flas për mediat dhe nuk guxonte askush që ta fotografonte. Tentimi shkoi kot pasi që deshëm të merrnim prononcimin e tij lidhur me botimin e një Enciklopedie të Filmit nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, në të cilën Fehmiu shkruhej si aktor jugosllav dhe serb. Gati se për 10 vite kishte ndaluar fotografimin e tij, duke i`u shmangur edhe paparacëve. Ikja e tij në moshën 74 vjeçare duket tejet e mistershme, sepse ai u vra në rrethana të pasqaruara, pa lënë ndonjë amanet apo edhe pa bërë asnjë bujë. Jeta e tij ishte rënduar tejmase nga qëndrimi në Beograd, nga lufta në Kosovë, masakrat serbe dhe se ai ishte i zënë ngushtë dhe e brente ndërgjegjja përballë jetës që po bënte në mes të Beogradit.
Si ndodhi vetëvrasja
Aktori ashtu në moshë të thyer ishte në banesën e tij në katin e nëntë në lagjen “Zvezdara”. Rreth orës 15.30 ai ishte futur në dhomën e tij dhe në një moment djali i tij Hedoni kishte dëgjuar një krismë. Vrapi në dhomën e aktorit, ka gjetur atë të shtrirë në krevat të mbuluar me gjak. Aktori i madh kishte shtënë me pistoletën e tij personale në gojë. Fillimisht ai kishte dhënë shenja jete, mirëpo disa minuta para ardhjes së ndihmës së shpejtë, ai ka ndërruar jetë. Mirëpo, se çka ka shtyer aktorin e madh që të ngrejë dorën ndaj vetes, akoma nuk dihet.Ai atë ditë nuk ishte i hidhëruar dhe se askush nga familjarët nuk besonin se do ti ndodhte një tragjedi e tillë. Në shtëpi atë orë ishte djali i tij Hedoni, ndërsa gruaja Branka Petriç, kishte dalë në treg dhe në shëtitje. Lajmi për vetëvrasjen ishte përhapur për disa minuta kudo. Aktori i madh disa vite kishte probleme shëndetësore, ndërsa para katër muajve kishte përjetuar një sulm në zemër të lehtë. Kohëve të fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohën e kalonte në shtrat. Shumë rrallë dilte nga banesa. Bashkëshortja e Fehmiut, Branka Petriq një aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth orës 14 deri 15, deri sa ajo ishte në qytet dhe se sipas saj ai për një kohë ka qenë i vetë izoluar, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit të tij (djegia e trupit) do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. “Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit”, tha ajo.
Rebeli që braktisi skenën për shkak të terrorit serb
Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Ai atëherë kishte shprehur pakënaqësi rreth tërheqjes, duke pohuar se e bën këtë akt për shkak të propagandës së egër antishqiptare e organizuar nga serbët. Në vitin 2002 në Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, "Shkëlqimi dhe trishtimi", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë e deri në regjistrimin në fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip. Këto ditë e ka përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit në fjalë në serbisht, dhe kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot.
Ylli i kinematografisë botërore
74-vjeçari Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin. Fakultetin e arteve dramatike e ka kryer në Beograd ku edhe e ka kaluar jetën me bashkëshorten Branka Petiq, po ashtu aktore, me të cilën ka djemtë Uliksin dhe Hedonin. Bekimi u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966, kur në festivalin e Kanës mori Palmën e Artë. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Rolet e tij në filmat "Edukata speciale", "Odiseja", apo "Aventurieri", përmenden si kryevepra të kinematografisë botërore. Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.
Marrë nga gazeta “24 orë”
 
Titulli: Vetvritet Bekim Fehmiu

Friday, June 18, 2010
Nja dy fjale per Bekim Femiun dhe ata qe e sulmuan



Nuk dija shume per te pervecse ishte nje aktor shqiptar i sukseshem.
Dija gjithashtu qe ai e mbante veten si te tille, shqiptar.
Me rastin e vdekjes se tij mesova se qysh nga viti 1987 ne shenje proteste ndaj shtypjes se shqiptareve nga sllavet ai u terhoq nga aktrimi dhe jeta publike .
Amaneti i tij ishte qe pasi te digjej hiri i tij te shperndahej ne Prizren, atje ku ai e kishte shpritin. (A ka kuptim tjeter ky amanet?)
Keto fakte na bejne qe ta respektojme si shqiptar kujtimin e tij. Natyrisht munde te themi se ai ne nje fare menyre ai ishte patriot i vonuar ne aktivitet publik, patriotik por jeta ka shume dallge dhe stuhira qe nuk te lene te besh zgjedhjen e zemres cdo here.
Ne kete prizem do te ishte mire ta shikonin edhe ata patriota shqiptar qe sulmuan Bekim Femiun.
Do te ishte mire qe ata patriota kur ta kritikonin Bekimin ta krahasonin ate me Nenen Terez dhe Aleksander Moisiun te cilet ndryshe nga Bekimi per vec te qenit shqiptar nuk bene asnje gjest nacionalist. E ne me te drejte krenohemi me Nenen Tereze dhe Aleksander Moision dhe per nder te tyre ja kemi vene emrin aeroporteve, shesheve, teatrove… sepse i tregon botes aftesite e shqiptareve.
Kur te kritikohej Bekimi per mungese patriotizmi ai duhej te krahasohej me Ismail Kadarene, Dritero Agollin, Sabri Godon te cilet ne kundershitm me Bekimin se bashku me te tjere bene te mundur kasapanen qe ndodhi ne trojet tona. Te thuhej se ndryshe nga Bekimi edhe sot Kadare, Godo, Agolli shikojne interesin personal duke shitur me heshtjen, me veprime e mosveprime ineteresat shqiptare.
Ndersa ata kritikonin Bekimin (ndryshe nga une), krenoheshin (sikurse une) me Eliza Dushkun, Xhim Belushin, Rene Rexhepin, Ferid Murratin, Sten Dragotin…te cilet deri me tani nuk kane bere ndonje xhest me patriotik se Bekimi.
Ne disa rrethana pranimi i atij qe je, prami me krenari i te qenit shqiptar eshte patriotizem, eshte aktivitet patriotik, ndaj une i respektoje Dushkun, Rexhepi, Murratin, Dragotin dhe po ashtu Bekim Femiun qe ne mbyllje beri me shume.

Petrit Kola
[email protected]
 
Back
Top