Vetëvritet një shqiptar 38-vjeçar në Itali

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 19:40 / 8.11.2013

vet-euml-vritet-nj-euml-shqiptar-38-vje-ccedil-ar-n-euml-itali_2_hd.jpg


Mëngjesin e së enjtes një 38-vjeçar shqiptar ka varur veten në hyrjen e pallatit ku jetonte në Spotorno të provincës së Savonës në Itali.

Alarmin e ka dhënë një grua, e cila pasi ka hyrë në pallat ka vërejtur trupin e varur në një tra të tavanit. Si mjet, shqiptari kishte përdorur rripin e pantallonave. Kanë qenë disa kalimtarë që e kanë ulur përdhe trupin e pajetë dhe kanë thirrur menjëherë ambulancën, mjekët e të cilës u përpoqën ta sillnin në jetë pa ia arritur, njofton BW.

Sipas mediave lokale, dyshohet se shkak për këtë veprim ekstrem të 38-vjeçarit mund të kenë qenë problemet familjare. Burri sapo ishte ndarë nga gruaja, e cila para pak kohësh është kthyer në Shqipëri bashkë me tre fëmijët që çifti gëzonte nga martesa. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top