Vetëvritet motra e ministrit Arben Imami

Love

βeℓℓe â๓e
Tiranë, 27 korrik 2012 - Motra e Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, 53 vjeçarja Alma Gjergji i ka dhënë fund jetës në mënyrë të mistershme.

Sipas të dhënave paraprake siç informon noa.al, thuhet se e ndjera është gjetur e pajetë në banesën e saj nga pjesëtarë të familjes.

Mësohet se motra e ministrit është gjithashtu edhe bashkëshorte e pedagogut të njohur të “Etikës së medias” në Gazetari, Bashkim Gjergjit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në banesën e çiftit në rrugën “Perlat Rexhepi”, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet që mund të kenë detyruar 53 vjeçaren të vetëflijohet.

Nga ana e uniformave blu po merren dëshmitë e të afërmve të së ndjerës me synim hedhjen dritë mbi shkaqet e fundit fatal.
Burimi: noa
 
Titulli: Vetëvritet motra e ministrit Arben Imami

Te dish rrethanat qe e coi ate te krynte kete akt te tille.....dmth qe te kapesh pak me thellesi te gjerave.. Duke e vene re se kjo femer seshte do kushdo por motra e ministrit....gjithashtu bashkeshortja e nje petagogu --- tregon se nuk ka vuajtur dhe nuk ka pasur nje jete te dobet apo te keqe.... Pra ka pas nje arsye teper te fort qe kryer ate akt.. tpakten keshtu mendoj une.
 
Pe: Vetëvritet motra e ministrit Arben Imami

Pse femrat me bashkeshorte me pozite e me njerez te ngritur skane probleme familjare??Pse problemet familjare krijohen vec nga klasa punetore??...Se ke nje burr mjek,sdo te thote qe martesa ec,apo se ke nje burr shites byrekesh,sdo te thote qe martesa nuk ec e ke nje jete te veshtire...Profesioni ne familje ste jep lumturi,as te krijon marredhenie bashkeshortore te mira,te jep nje mireqenie nga ana ekonomike,nje pavaresi tenden...

Me vjen keq per veprimet e tilla...
 
Titulli: Vetëvritet motra e ministrit Arben Imami

s besoj ta lexojne....por ngushellime gjithesesi :p
 
Back
Top